Spanja, çmim reference për gazin - Do të përfitojnë 1/3 e individëve dhe 70% e industrisë!
Qeveria e Spanjës njoftoi një kufi të përkohshëm në çmimin e referencës së gazit të përdorur nga termocentralet, në një lëvizje që ministri i Energjisë tha se do të reduktonte menjëherë kostot për më shumë se një të tretën e individëve privatë dhe 70% të industrisë.
Vendet europiane po përpiqen për të menaxhuar rritjen e çmimeve të gazit dhe energjisë elektrike, për shkak të pushtimit rus të Ukrainës, si dhe për të zbutur ndikimin e tyre në fuqinë shpenzuese të konsumatorëve.
Komisioni Europian ra dakord dy javë më parë që të lejojë Spanjën dhe Portugalinë që fillimisht të caktojnë çmimet në 40 euro për megavat/orë, me kufirin e çmimit të parashikuar që do të jetë mesatarisht 50 euro gjatë 12 muajve të ardhshëm.
Ministrja e Energjisë, Teresa Ribera, tha se kufiri do të ulte menjëherë kostot për 37% të individëve privatë dhe 70% të operacioneve industriale, si dhe do të përfitonin të gjithë konsumatorët brenda një viti.
Spanja dhe Portugalia e kishin bindur Brukselin se duhet të lejoheshin të menaxhonin çmimet e tyre të energjisë elektrike, të cilat shpesh rriten nga karburantet e shtrenjta fosile, edhe pse Gadishulli Iberik ka sasi të mëdha energjie të rinovueshme dhe pak ndërlidhje me pjesën tjetër të Europës.
Ribera tha se Brukseli do të hapë dritën jeshile përfundimtare për planin brenda 10 ditëve.
SCAN

Porti i Konstancës, “shpëtimi” për drithin - Problemet me infrastrukturën, një nga sfidat kryesore për marrjen e grurit ukrainas!
Pas bllokimit të porteve detare të Ukrainës nga pushtuesit rusë, Rumania fqinje po garon me kohën për të zhvendosur grurin ukrainas në tregjet globale përpara......

India ndalon eksportet e grurit - Pasi vala e të nxehtit po dëmton prodhimin. Rriten çmimet në vend
India ndaloi eksportet e grurit, vetëm disa ditë pasi tha se po synonte dërgesat rekord të këtij viti, për shkak se një valë e të nxehtit uli prodhimin, ndërsa......

Nga prodhuesi më i madh i naftës në Europë në një superfuqi e burimeve të rinovueshme!
Norvegjia ka zbuluar planet për një zgjerim të madh të prodhimit të saj të energjisë së erës në det të hapur deri në vitin 2040, duke synuar të kthejë një vend......

Rusia ndërpret furnizimet me energji në Finlandë!
Dëshira e shprehur e Finlandës për antarësim në NATO po shoqërohet me pasoja. Koncerni energjetik rus Inter RAO nuk do të furnizojë më me energji në vendin......

Gjermania nis të hënën regjistrimin e popullsisë!
Regjistrimi i popullsisë shërben si bazë vendimesh dhe planifikimi për autoritetet. Ai duhej të zhvillohej vitin e kaluar, por u shty për shkak të......

FED premton rregullimin e inflacionit - Pika e fortë e ekonomisë amerikane, qëndrueshmëria e çmimeve!
Duke i cilësuar cmimet e qëndrueshme si pika më e fortë e ekonomisë, kreu i Rezervës Federale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Zherom Pauell, u shpreh se......

BE, plan prej 195 miliardë euro - Përpjekje për alternativa ndaj gazit rus!
Komisioni Europian planifikon të zbulojë një plan prej 195 miliard eurosh për të ndaluar totalisht importin e lëndëve djegëse ruse deri në vitin 2027, duke......

Aramco lë prapa Apple - Bëhet shoqëria që vlen më shumë në botë!
Aramco ka lënë prapa Apple duke u bërë shoqëria që vlen më shumë në botë me një capital prej 2430 miliard dollarësh. Sipas agjencisë së lajmeve Bloomberg,......