Rusia ndërpret furnizimet me energji në Finlandë!
Dëshira e shprehur e Finlandës për antarësim në NATO po shoqërohet me pasoja. Koncerni energjetik rus Inter RAO nuk do të furnizojë më me energji në vendin fqinj.
Furnizuesi rus i energjisë Inter RAO, sipas të dhënave të brendshme, duke nisur nga e shtuna (14.05) nuk do të furnizojë më me energji elektrike rrjetin Fingrid në Finlandë. Arsyeja ka të bëjë me mos shlyerjen e pagesave përmes bursës së energjisë Nord Pol që nga 6 maji.
Që nga kjo datë nuk kanë hyrë më pagesa në firmën ruse, njoftoi Fingrid duke iu referuar një deklarate të Inter RAO. Fingrid nuk është përgjegjës për pagesat, thuhet më tej. Nord Pool nuk ka pranuar të prononcohet.
Fingrid ndërkaq u shpreh pa shqetësim duke theksuar, se nuk rrezikohet siguria e furnizimit. Energjia nga Rusia përbën vetëm rreth 10 % të konsumit të përgjithshëm dhe pjesërisht kjo mund të kompensohet përmes prodhimit vendas të energjisë.
Udhëheqja e shtetit të Finlandës të enjten deklaroi, se Finlanda në sfondin e ndërhyrjes ushtarake ruse në Ukrainë "menjëherë" do të paraqesë kërkesën për anëtarësim në NATO.
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov tha, se Rusia do ta konsiderojë një anëtarësim të Finlandës në aleancën ushtarake perëndimore "definitivisht" si kërcënim. Ministria e Jashtme në Moskë deklaroi, se e sheh veten të detyruar që të reagojë "ushtarakisht-teknikisht dhe në mënyra të tjera". DW
E . S / SCAN

Gjermania nis të hënën regjistrimin e popullsisë!
Regjistrimi i popullsisë shërben si bazë vendimesh dhe planifikimi për autoritetet. Ai duhej të zhvillohej vitin e kaluar, por u shty për shkak të......

FED premton rregullimin e inflacionit - Pika e fortë e ekonomisë amerikane, qëndrueshmëria e çmimeve!
Duke i cilësuar cmimet e qëndrueshme si pika më e fortë e ekonomisë, kreu i Rezervës Federale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Zherom Pauell, u shpreh se......

BE, plan prej 195 miliardë euro - Përpjekje për alternativa ndaj gazit rus!
Komisioni Europian planifikon të zbulojë një plan prej 195 miliard eurosh për të ndaluar totalisht importin e lëndëve djegëse ruse deri në vitin 2027, duke......

Aramco lë prapa Apple - Bëhet shoqëria që vlen më shumë në botë!
Aramco ka lënë prapa Apple duke u bërë shoqëria që vlen më shumë në botë me një capital prej 2430 miliard dollarësh. Sipas agjencisë së lajmeve Bloomberg,......

Ulet eksporti i drithërave nga BE - “Rusia ka rezistuar më mirë sesa pritej përballë sanksioneve perëndimore”!
“Ekipi për strategjinë dhe konsultimin” rreth drithërave ka ulur pritshmëritë për eksportet nga Bashkimi Europian në periudhën 2021/2022, duke thënë se Rusia......

Kriptomonedha luna bëhet e pavlefshme - Vlera e saj ka rënë në gati 0 dollar!
Vlera e kriptmonedhës Luna ka rënë gati në 0 dollar. TerraUSd ose UST, ka qenë në qendër të vëmendjes ditët e fundit pasi e ashtuquajtura monedhë e......

Austria konfiskon depozitën e Gazprom - Rusia nuk pranon pagesën në euro, mungon furnizimi!
Nëse Gazprom nuk do të furnizojë me gaz impiantin e depozitimit në Salcburg, Austria është gati ta konfiskojë dhe ta vendosë atë në dispozicion të furnizuesve......

Ulet parashikimi i kërkesës botërore për naftë - Raporti i OPEC përmend luftën në Ukrainë, inflacionin dhe COVID-19 në Kinë
OPEC uli parashikimin për kërkesën botërore të naftës në vitin 2022 për të dytin muaj radhazi, duke përmendur ndikimin e pushtimit rus të Ukrainës, rritjen e......