Nga prodhuesi më i madh i naftës në Europë në një superfuqi e burimeve të rinovueshme!
Norvegjia ka zbuluar planet për një zgjerim të madh të prodhimit të saj të energjisë së erës në det të hapur deri në vitin 2040, duke synuar të kthejë një vend që ka ndërtuar pasurinë e tij në naftë dhe gaz në një eksportues të energjisë elektrike të rinovueshme.
Qeveria e qendrës së majtë, e cila është sulmuar nga ambientalistët për vazhdimin e mbështetjes së industrisë së naftës dhe gazit, vendosi një objektiv për të zhvilluar 30 gigavat (GW) kapacitet të erës në det të hapur deri në vitin 2040.
Norvegjia, e cila thotë se bota ende ka nevojë për naftën dhe gazin e saj gjatë tranzicionit drejt një të ardhmeje më të pastër energjie, beson se zhvillimi i erës në det të hapur do ta lejojë atë të ndërtojë njohuritë e industrisë së saj ekzistuese të energjisë.
Norvegjia ka caktuar dy zona në Detin e Veriut për të akomoduar deri në 4.5 gigavat (GW) kapacitet të turbinave me erë lundruese dhe të fiksuara në fund, mes interesit të madh nga firmat e energjisë.
Një gamë e gjerë ndërmarrjesh, firma të naftës dhe gazit dhe kompani inxhinierike janë rreshtuar për të zhvilluar projekte energjetike në det të hapur në Norvegji, duke përfshirë Equinor, Shell, British Petroleum (BP), Orsted të Danimarkës dhe Eni të Italisë.
Norvegjia ka nevojë për më shumë energji për konsum të brendshëm, por plani i ri e tejkalon shumë kërkesën e pritur nga familjet dhe industria.
Deri më sot, Norvegjia ka hapur dy zona të Detit të Veriut për zhvillimin e deri në 4.5 GW erë detare të fiksuar në fund dhe lundruese, me tenderin e parë për 1.5 GW që pritet më vonë këtë vit. Industria vendase e energjisë, e cila kishte kritikuar qeverinë se po lëvizte shumë ngadalë, e mirëpriti ambicien e projektit. AP
Edel Strazimiri / SCAN

Rusia ndërpret furnizimet me energji në Finlandë!
Dëshira e shprehur e Finlandës për antarësim në NATO po shoqërohet me pasoja. Koncerni energjetik rus Inter RAO nuk do të furnizojë më me energji në vendin......

Gjermania nis të hënën regjistrimin e popullsisë!
Regjistrimi i popullsisë shërben si bazë vendimesh dhe planifikimi për autoritetet. Ai duhej të zhvillohej vitin e kaluar, por u shty për shkak të......

FED premton rregullimin e inflacionit - Pika e fortë e ekonomisë amerikane, qëndrueshmëria e çmimeve!
Duke i cilësuar cmimet e qëndrueshme si pika më e fortë e ekonomisë, kreu i Rezervës Federale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Zherom Pauell, u shpreh se......

BE, plan prej 195 miliardë euro - Përpjekje për alternativa ndaj gazit rus!
Komisioni Europian planifikon të zbulojë një plan prej 195 miliard eurosh për të ndaluar totalisht importin e lëndëve djegëse ruse deri në vitin 2027, duke......

Aramco lë prapa Apple - Bëhet shoqëria që vlen më shumë në botë!
Aramco ka lënë prapa Apple duke u bërë shoqëria që vlen më shumë në botë me një capital prej 2430 miliard dollarësh. Sipas agjencisë së lajmeve Bloomberg,......

Ulet eksporti i drithërave nga BE - “Rusia ka rezistuar më mirë sesa pritej përballë sanksioneve perëndimore”!
“Ekipi për strategjinë dhe konsultimin” rreth drithërave ka ulur pritshmëritë për eksportet nga Bashkimi Europian në periudhën 2021/2022, duke thënë se Rusia......

Kriptomonedha luna bëhet e pavlefshme - Vlera e saj ka rënë në gati 0 dollar!
Vlera e kriptmonedhës Luna ka rënë gati në 0 dollar. TerraUSd ose UST, ka qenë në qendër të vëmendjes ditët e fundit pasi e ashtuquajtura monedhë e......

Austria konfiskon depozitën e Gazprom - Rusia nuk pranon pagesën në euro, mungon furnizimi!
Nëse Gazprom nuk do të furnizojë me gaz impiantin e depozitimit në Salcburg, Austria është gati ta konfiskojë dhe ta vendosë atë në dispozicion të furnizuesve......