Porti i Konstancës, “shpëtimi” për drithin - Problemet me infrastrukturën, një nga sfidat kryesore për marrjen e grurit ukrainas!
Pas bllokimit të porteve detare të Ukrainës nga pushtuesit rusë, Rumania fqinje po garon me kohën për të zhvendosur grurin ukrainas në tregjet globale përpara se prodhimi i ri të shkaktojë pengesa. Ukraina, eksportuesi i katërt më i madh në botë i drithrave, është detyruar nga pushtimi rus të ridrejtojë dërgesat me tren nëpërmjet kufirit të saj perëndimor në Poloninë fqinje, Sllovakinë dhe Rumaninë, ose me maune nëpër portet e saj të vogla të lumit Danub.
Por Ukraina duhet të lëvizë 20 milionë tonë drithë përpara prodhimit të ri në më pak se tre muaj për të shmangur pengesat dhe për të parandaluar një krizë globale ushqimore.
Sfida më e madhe është përqendruar në portin kryesor të Rumanisë në Detin e Zi, Constanca, ku vetëm rreth 1% e objektivit të BE-së, ose afërsisht 240,000 tonë drithë ukrainas ka kaluar deri më tani. Operatori i portit të Constancës, Comvex, ka trajtuar afërsisht 180,000 ton të kësaj sasie në katër anije, duke përfshirë anijen e mallrave Nordic bc Munich që përfundoi ngarkimin e 33,000 ton misër për në Egjipt në fillim të kësaj jave, me grurin që mbërrin me hekurudhë dhe kamionë.
Vitin e kaluar, nga porti i Konstancës u dërgua një rekord prej 25.2 milionë ton drithë nga Rumania në fqinjët e saj pa dalje në det, si Serbia, Hungaria dhe Austria. Porti mund të përpunojë deri në 70,000 ton grurë në ditë.
Problemet me infrastrukturën lidhëse të portit të Konstancës janë një nga sfidat kryesore për marrjen e grurit ukrainas. Në fillim të vitit, rreth 700 vagona të amortizuar po bllokonin shinat dhe punimet e rehabilitimit të hekurudhave u ndaluan. Që atëherë, kompania shtetërore e transportit hekurudhor të Rumanisë ka hequr rreth gjysmën e vagonëve të çmontuar. Në qershor, do të nisë rehabilitimi i 35 linjave hekurudhore në port, një investim prej rreth 42 milionë dollarë.
SCAN

India ndalon eksportet e grurit - Pasi vala e të nxehtit po dëmton prodhimin. Rriten çmimet në vend
India ndaloi eksportet e grurit, vetëm disa ditë pasi tha se po synonte dërgesat rekord të këtij viti, për shkak se një valë e të nxehtit uli prodhimin, ndërsa......

Nga prodhuesi më i madh i naftës në Europë në një superfuqi e burimeve të rinovueshme!
Norvegjia ka zbuluar planet për një zgjerim të madh të prodhimit të saj të energjisë së erës në det të hapur deri në vitin 2040, duke synuar të kthejë një vend......

Rusia ndërpret furnizimet me energji në Finlandë!
Dëshira e shprehur e Finlandës për antarësim në NATO po shoqërohet me pasoja. Koncerni energjetik rus Inter RAO nuk do të furnizojë më me energji në vendin......

Gjermania nis të hënën regjistrimin e popullsisë!
Regjistrimi i popullsisë shërben si bazë vendimesh dhe planifikimi për autoritetet. Ai duhej të zhvillohej vitin e kaluar, por u shty për shkak të......

FED premton rregullimin e inflacionit - Pika e fortë e ekonomisë amerikane, qëndrueshmëria e çmimeve!
Duke i cilësuar cmimet e qëndrueshme si pika më e fortë e ekonomisë, kreu i Rezervës Federale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Zherom Pauell, u shpreh se......

BE, plan prej 195 miliardë euro - Përpjekje për alternativa ndaj gazit rus!
Komisioni Europian planifikon të zbulojë një plan prej 195 miliard eurosh për të ndaluar totalisht importin e lëndëve djegëse ruse deri në vitin 2027, duke......

Aramco lë prapa Apple - Bëhet shoqëria që vlen më shumë në botë!
Aramco ka lënë prapa Apple duke u bërë shoqëria që vlen më shumë në botë me një capital prej 2430 miliard dollarësh. Sipas agjencisë së lajmeve Bloomberg,......

Ulet eksporti i drithërave nga BE - “Rusia ka rezistuar më mirë sesa pritej përballë sanksioneve perëndimore”!
“Ekipi për strategjinë dhe konsultimin” rreth drithërave ka ulur pritshmëritë për eksportet nga Bashkimi Europian në periudhën 2021/2022, duke thënë se Rusia......