Soros redukton 40% të stafit - Fondacioni kaloi nën kontrollin e djalit të themeluesit

Sipas Bloomberg, Fondacioni “Shoqëria e Hapur” i George Soros do të pushojë të paktën 40% të stafit një muaj pasi 92-vjeçari njoftoi se ia dorëzoi drejtimin e fondacionit shumë miliardë dollarësh djalit të tij, Alexander.
Shkurtimet e vendeve të punës u njoftuan në një deklaratë të nënshkruar nga Alexander Soros dhe presidenti i fondacionit, Mark Malloch-Brown. Ai tha se fondacioni do t'i nënshtrohej "ndryshimeve të rëndësishme" në modelin e tij të funksionimit. Më tej, sqarohej se përmes këtij modeli të ri, bordi synon të transformojë operacionet në të gjithë rrjetin global, me synimin për të gjeneruar një organizatë më të shkathët dhe më të aftë për të ndërtuar mbi arritjet e kaluara; si dhe për t'u përballur me sfidat urgjente dhe në zhvillim.
Një zëdhënës i Fondacionit “Shoqëria e Hapur” tha se zbatimi i vizionit të ri të organizatës kërkon "vendime të vështira" dhe se planifikon të reduktojë numrin e punonjësve me jo më pak se 40% globalisht. Fondacioni numëron rreth 800 punonjës në të gjithë globin.
Në qershor, George Soros, një investitor miliarder me origjinë hungareze, filantrop dhe kontribues në kauzat liberale, njoftoi se kishte emëruar djalin e tij 37-vjeçar, Alexander Soros, si kryetar i ri i organizatës. Në një intervistë në Wall Street Journal duke njoftuar vendimin, Alexander Soros tha se ai dhe babai i tij "mendojnë njësoj", por se ai ishte më politikan se babai i tij. Ai tha gjithashtu se nën udhëheqjen e tij, planifikon të fokusojë fondacionin më shumë në politikën e brendshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Forbes vlerëson se pasuria neto e George Soros është 6.7 miliardë dollarë, por ai ka dhuruar shumë më shumë se kaq - 32 miliardë dollarë - për fondacionin e tij që nga viti 1984.
Organizata jofitimprurëse e Soros është "financuesi më i madh privat në botë i grupeve të pavarura që punojnë për drejtësinë, qeverisjen demokratike dhe të drejtat e njeriut", sipas faqes së internetit të fondacionit.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Italia rrit energjinë e rinovueshme - Deri në fund të dekadës synohet prodhimi i 2/3 të energjisë totale
Italia synon të gjenerojë gati dy të tretat e energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme të energjisë deri në fund të dekadës. Konfirmimi u bë nga ministria......

Rritet treguesi i ndjesisë ekonomike - Përcaktues, sektorët e industrisë, ndërtimit e tregtisë, si dhe konsumatori
Banka e Shqipërisë vëren se gjatë muajit qershor është rritur treguesi i ndjesisë ekonomike me 0.8 pikë. Sipas publikimit më të fundit, gjithshka u përcaktua......

Gjermania, më pak tërheqëse për investimet e huaja - Vetëm 10.5 miliardë euro hyrje kapitali në 2022, 135 miliardë dalje
Ndonëse tradicionalisht ka tërhequr pjesën kryesore të investimeve të huaja në Europë, Gjermania duket se nuk është më një destinacion tërheqës për kapitalin e......

“Uria” për panele diellore redukton argjendin - Minierat sigurojnë shumë pak prodhim shtesë
Ndryshimet në teknologjinë e paneleve diellore po përshpejtojnë kërkesën për argjend, një fenomen që po zgjeron një deficit të ofertës për metalin me pak......

BE synon reduktimin e mbetjeve ushqimore - Objektiv, trajtimi i 10% të produkteve që hidhen
Vendeve të Bashkimit Europian do t'u kërkohet të minimizojnë mbetjet ushqimore këtë dekadë sipas projektplaneve që synojnë të trajtojnë 10% të ushqimit në......

Apple rishikon objektivat e Vision Pro - Vendimi u mor pas problemeve në prodhim
Apple po zvogëlon objektivat e prodhimit për Vision Pro, në një moment që prodhuesit po përballen me dizajnin e komplikuar të pajisjes së re. Apple tani po......

Kriza e monedhës në Argjentinë - Banka Qendrore lejon njerëzit të hapin llogari bankare në juanin kinez
Argjentina po përballet me një mungesë kaq të madhe të dollarëve amerikanë, saqë tani po i lejon bankat tregtare të hapin llogari depozitash në juan......

Vizita e Bill Clinton në Tiranë – Policia njofton mbi akset rrugore të cilat do të bllokohen
Në kuadër të vizitës në Shqipëri, të ish-presidentit të SHBA-së, Bill Klinton, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, ka marrë një sërë masash të detajuara për......