Rritet treguesi i ndjesisë ekonomike - Përcaktues, sektorët e industrisë, ndërtimit e tregtisë, si dhe konsumatori

Banka e Shqipërisë vëren se gjatë muajit qershor është rritur treguesi i ndjesisë ekonomike me 0.8 pikë. Sipas publikimit më të fundit, gjithshka u përcaktua nga rritja e besimit në sektorët e industrisë, ndërtimit e tregtisë, si dhe nga përmirësimi i besimit konsumator.
Treguesi i besimit të industrisë u rrit me 1.2 pikë përqindje, i ndikuar pozitivisht nga vlerësimet optimiste për kontratat porositëse, kryesisht atyre të eksporteve. Ndërkohë, pritjet e bizneseve të industrisë për prodhimin dhe për punësimin në të ardhmen janë ulur. Pritjet e tyre për çmimet që do të vendosin në të ardhmen kanë vijuar prirjen rritëse të muajve të fundit.
Treguesi i besimit në ndërtim u rrit me 2.2 pikë përqindje, duke shënuar nivelin më të lartë historik. Rritja këtë muaj u përcaktua si nga vlerësimet më të mira për aktivitetin aktual ndërtues, ashtu dhe për nivelin e porosive. Ndërkohë, si pritjet për punësimin, ashtu edhe ato për çmimet në të ardhmen shënuan rritje.
Edhe tregtia ka vijuar prirjen rritëse, me rreth 0.7 pikë përqindje, ndikuar kryesisht nga vlerësime shumë optimiste mbi ecurinë e punësimit në të ardhmen të biznesit.
I vetmi sektor i ekonomisë që ka regjistruar tkurrje të besimit kanë qenë shërbimet, ndonëse niveli qëndron rreth 27.5 pikë përqindje mbi mesataren afatgjatë duke shënuar një nga vlerat më të larta historike. Rënia e ecurisë aktuale të aktivitetit ka ndikuar në ngadalësimin e treguesit të besimit të sektorit përkatës. Ndërkohë, niveli i kërkesës ka regjistruar përmirësim. Pritjet e bizneseve për kërkesën dhe punësimin në të ardhmen janë pothuajse në të njëjtat nivele me aktualen. Pritjet e tyre për ecurinë e çmimeve në të ardhmen nuk kanë pësuar ndryshime të rëndësishme në krahasim me muajin e kaluar.
Ndërkohë, konsumatorët përmirësuan besimin në ekonomi, që u përcaktua nga vlerësimi më pozitiv i tyre për blerje në shuma të mëdha aktuale dhe në të ardhmen. Pritjet për nivelin e përgjithshëm të çmimeve në të ardhmen janë rishikuar në rënie.
Nga ana tjetër, Banka e Shqipërisë thekson se gjendja financiare e bizneseve u përmirësua gjatë tremujorit të dytë të vitit 2023, në sektorin e industrisë, ndërtimit, shërbimeve dhe tregtisë.
Dorian Koça / SCAN
Sondazh

Gjermania, më pak tërheqëse për investimet e huaja - Vetëm 10.5 miliardë euro hyrje kapitali në 2022, 135 miliardë dalje
Ndonëse tradicionalisht ka tërhequr pjesën kryesore të investimeve të huaja në Europë, Gjermania duket se nuk është më një destinacion tërheqës për kapitalin e......

“Uria” për panele diellore redukton argjendin - Minierat sigurojnë shumë pak prodhim shtesë
Ndryshimet në teknologjinë e paneleve diellore po përshpejtojnë kërkesën për argjend, një fenomen që po zgjeron një deficit të ofertës për metalin me pak......

BE synon reduktimin e mbetjeve ushqimore - Objektiv, trajtimi i 10% të produkteve që hidhen
Vendeve të Bashkimit Europian do t'u kërkohet të minimizojnë mbetjet ushqimore këtë dekadë sipas projektplaneve që synojnë të trajtojnë 10% të ushqimit në......

Apple rishikon objektivat e Vision Pro - Vendimi u mor pas problemeve në prodhim
Apple po zvogëlon objektivat e prodhimit për Vision Pro, në një moment që prodhuesit po përballen me dizajnin e komplikuar të pajisjes së re. Apple tani po......

Kriza e monedhës në Argjentinë - Banka Qendrore lejon njerëzit të hapin llogari bankare në juanin kinez
Argjentina po përballet me një mungesë kaq të madhe të dollarëve amerikanë, saqë tani po i lejon bankat tregtare të hapin llogari depozitash në juan......

Vizita e Bill Clinton në Tiranë – Policia njofton mbi akset rrugore të cilat do të bllokohen
Në kuadër të vizitës në Shqipëri, të ish-presidentit të SHBA-së, Bill Klinton, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, ka marrë një sërë masash të detajuara për......

Ngritja dhe rënia e Skype – Si aplikacionet e reja po i zënë vendin
Skype nuk është ai që ishte. Mund ta keni vënë re ose jo. Aplikacioni i zërit, videove dhe mesazheve u bë i famshëm në vitet 2000 duke i lejuar njerëzit të......

Tregjet ndjekin Wall St me një fillim pozitiv të javës - Lehtësohet inflacioni në SHBA
Të dhënat që tregojnë lehtësimin e inflacionit nxitën më tej tregjet e kapitalit të hënën, të nxitura nga shpresat që bankat qendrore mund të jenë afër fundit......