BE synon reduktimin e mbetjeve ushqimore - Objektiv, trajtimi i 10% të produkteve që hidhen

Vendeve të Bashkimit Europian do t'u kërkohet të minimizojnë mbetjet ushqimore këtë dekadë sipas projektplaneve që synojnë të trajtojnë 10% të ushqimit në Europë që hidhet.
Rreth 131 kilogramë ushqim humbet çdo vit për çdo banor europian, duke u kushtuar para’ konsumatorëve, emetuar dioksid karboni të tepërt dhe harxhuar energjinë, karburantin dhe ujin e përdorur në prodhimin e ushqimit.
Një projektligj, që do të propozohet nga Komisioni Europian më 5 korrik, do të vendoste një objektiv të detyrueshëm për çdo vend anëtar për të reduktuar mbetjet e përgjithshme të ushqimit në dyqanet, restorantet dhe familjet me 30% për frymë deri në fund të vitit 2030.
Vendet do të duhet gjithashtu të reduktojnë mbetjet ushqimore në përpunim dhe prodhim me 10% deri në vitin 2030, sipas draftit, i cili mund të ndryshojë përpara se të publikohet.
Vendet anëtare do të duhet të negociojnë ligjin përfundimtar me Parlamentin Europian. Ato gjithashtu do të duhet të hartojnë masa për të shtyrë kompanitë dhe konsumatorët për të arritur qëllimet.
Kjo mund të përfshijë rregulla për të frenuar promovimet e shitjeve që inkurajojnë blerjen e tepërt të ushqimit, stimuj për fermerët dhe dyqanet për të dhuruar prodhime rezervë për kuzhinat e komunitetit dhe përfitime për nxjerrjen e frutave dhe perimeve të dëmtuara në treg.
Brukseli po punon për një sistem më të qartë etiketimi për datat "më e mirë para" dhe "përdorimi deri" për të shmangur që konsumatorët të hedhin ushqime që janë ende të përshtatshme për t'u ngrënë.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Apple rishikon objektivat e Vision Pro - Vendimi u mor pas problemeve në prodhim
Apple po zvogëlon objektivat e prodhimit për Vision Pro, në një moment që prodhuesit po përballen me dizajnin e komplikuar të pajisjes së re. Apple tani po......

Kriza e monedhës në Argjentinë - Banka Qendrore lejon njerëzit të hapin llogari bankare në juanin kinez
Argjentina po përballet me një mungesë kaq të madhe të dollarëve amerikanë, saqë tani po i lejon bankat tregtare të hapin llogari depozitash në juan......

Vizita e Bill Clinton në Tiranë – Policia njofton mbi akset rrugore të cilat do të bllokohen
Në kuadër të vizitës në Shqipëri, të ish-presidentit të SHBA-së, Bill Klinton, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, ka marrë një sërë masash të detajuara për......

Ngritja dhe rënia e Skype – Si aplikacionet e reja po i zënë vendin
Skype nuk është ai që ishte. Mund ta keni vënë re ose jo. Aplikacioni i zërit, videove dhe mesazheve u bë i famshëm në vitet 2000 duke i lejuar njerëzit të......

Tregjet ndjekin Wall St me një fillim pozitiv të javës - Lehtësohet inflacioni në SHBA
Të dhënat që tregojnë lehtësimin e inflacionit nxitën më tej tregjet e kapitalit të hënën, të nxitura nga shpresat që bankat qendrore mund të jenë afër fundit......

Si ka nisur kjo javë për valutat e huaja?!
Dollari amerikan e ka nisur pozitivisht këtë javë duke regjistruar rritje të lehtë të vlerës teksa blihet sot me 96.8 lekë dhe shitet me 97.8 lekë sipas kursit......

Rreziqe të mundshme nëse BE-ja nuk ndryshon kursin e Aktit për Lirinë e Medias
Institucionet e Bashkimit Evropian janë duke përgatitur Aktin e parë Evropian për Lirinë e Medias (EMFA). Ky është një lajm i mirë për këdo që kujdeset për të......

Raporti: Vendet lindore të BE-së largohen nga objektivat klimatike të vitit 2030
NECP-të janë një bllok themelor ndërtimor në arkitekturën e politikës klimatike të BE-së, sepse ato parashtrojnë specifikat se si secili vend planifikon të......