Apple rishikon objektivat e Vision Pro - Vendimi u mor pas problemeve në prodhim

Apple po zvogëlon objektivat e prodhimit për Vision Pro, në një moment që prodhuesit po përballen me dizajnin e komplikuar të pajisjes së re.
Apple tani po përgatitet të prodhojë më pak se 400 mijë njësi të kufjeve me vlerë 3.499 dollarë në 2024 - ën. Dy furnizues të komponentëve me bazë në Kinë thanë se Apple po kërkonte pjesë të mjaftueshme vetëm për 130 mijë deri në 150 mijë njësi në vitin e parë, ndërsa planet për një version më të lirë janë shtyrë.
Apple bëri historinë e Wall Street pasi vlera e saj e tregut u rrit mbi 3 trilion dollarë, ndërsa investitorët vazhduan të grumbulloheshin në firmat e mëdha të teknologjisë.
Vision Pro, i prezantuar muajin e kaluar, është lëvizja më e fundit për të mbështetur vrullin e shitjeve dhe për të tentuar nxitjen e një industrie me realitet të përzier që për vite me radhë ka luftuar për t'u futur në garë. Pajisja, e cila i ngjan syzeve të skive të teknologjisë së lartë, do të ketë sistemin e vet operativ, visionOS dhe një App Store të dedikuar. Është planifikuar të mbërrijë në fillim të vitit të ardhshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e ndjekur nga rajone të tjera më vonë.
Por parashikimet e reja janë ulur ndjeshëm nga një objektiv i mëparshëm i shitjeve të brendshme prej 1 milion njësive në 12 muajt e parë.
Një pengesë e madhe është krijimi i ekraneve të brendshme me rezolucion të lartë, duke i projektuar sytë e përdoruesit drejt botës së jashtme. Apple po punon gjithashtu për një version më të përballueshëm të kufjeve me prodhuesit koreanë të ekranit.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Kriza e monedhës në Argjentinë - Banka Qendrore lejon njerëzit të hapin llogari bankare në juanin kinez
Argjentina po përballet me një mungesë kaq të madhe të dollarëve amerikanë, saqë tani po i lejon bankat tregtare të hapin llogari depozitash në juan......

Vizita e Bill Clinton në Tiranë – Policia njofton mbi akset rrugore të cilat do të bllokohen
Në kuadër të vizitës në Shqipëri, të ish-presidentit të SHBA-së, Bill Klinton, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, ka marrë një sërë masash të detajuara për......

Ngritja dhe rënia e Skype – Si aplikacionet e reja po i zënë vendin
Skype nuk është ai që ishte. Mund ta keni vënë re ose jo. Aplikacioni i zërit, videove dhe mesazheve u bë i famshëm në vitet 2000 duke i lejuar njerëzit të......

Tregjet ndjekin Wall St me një fillim pozitiv të javës - Lehtësohet inflacioni në SHBA
Të dhënat që tregojnë lehtësimin e inflacionit nxitën më tej tregjet e kapitalit të hënën, të nxitura nga shpresat që bankat qendrore mund të jenë afër fundit......

Si ka nisur kjo javë për valutat e huaja?!
Dollari amerikan e ka nisur pozitivisht këtë javë duke regjistruar rritje të lehtë të vlerës teksa blihet sot me 96.8 lekë dhe shitet me 97.8 lekë sipas kursit......

Rreziqe të mundshme nëse BE-ja nuk ndryshon kursin e Aktit për Lirinë e Medias
Institucionet e Bashkimit Evropian janë duke përgatitur Aktin e parë Evropian për Lirinë e Medias (EMFA). Ky është një lajm i mirë për këdo që kujdeset për të......

Raporti: Vendet lindore të BE-së largohen nga objektivat klimatike të vitit 2030
NECP-të janë një bllok themelor ndërtimor në arkitekturën e politikës klimatike të BE-së, sepse ato parashtrojnë specifikat se si secili vend planifikon të......

Sa janë borxhet e bashkive për frymë? - Pusteci shënon “rekord”, Korça vetëm 4 lekë për banor
61 bashkitë në vend e mbyllën vitin që lamë pas me një stok detyrimesh të prapambetura në vlerën e 5.9 miliardë lekë. Në raport ndaj PBB-së, detyrimet e......