Sa janë borxhet e bashkive për frymë? - Pusteci shënon “rekord”, Korça vetëm 4 lekë për banor

61 bashkitë në vend e mbyllën vitin që lamë pas me një stok detyrimesh të prapambetura në vlerën e 5.9 miliardë lekë. Në raport ndaj PBB-së, detyrimet e prapambetura u regjistruan një nivel prej rreth 0.28% (nga një nivel prej rreth 0.34% një vit më parë). Referuar raportit të financave vendore për vitin 2022, mesatarisht, detyrimet e prapambetura të bashkive rëndojnë qytetarët për rreth 2,094 lekë për frymë në fund të vitit 2022, nga rreth 2,316 lekë për frymë që ishte në fund të vitit 2021 Në nivel bashkie, detyrimet e prapambetura për frymë shënojnë vlerën maksimale në bashkinë Pustec me rreth 44,602 lekë për banor dhe nivelin minimal prej rreth 4 lekë për frymë në bashkitë Shkodër dhe Korçë. Ndërsa bashkitë Patos dhe Këlcyrë rezultojnë të mos kenë detyrime të prapambetura në fund të vitit 2022.
Ulja e detyrimeve të prapambetura dhe që do të duhet të shlyhen në periudhën afatmesme, rezulton të ketë ndodhur në 72% të bashkive (ose 44/61 bashki) dhe të jetë veçanërisht e ndjeshme në bashkitë: Malësi e Madhe, Durrës, Lezhë, Belsh, Berat, Roskovec, Vorë, etj. Në të kundërt, rreth 25% e bashkive (ose rreth 15/61 bashki) rezultojnë të kenë kontribuar në kahun rritës të stokut të detyrimeve të prapambetura në fund të vitit 2022 krahasuar me nivelin e tij në fund të vitit 2021. Rritje e qenësishme e detyrimeve të prapambetura vihet re në bashkitë Tiranë (+527 milionë lekë), Dibër (+252 milionë lekë), Pustec (+146 milionë lekë) dhe Devoll (+64 milionë lekë).
Elisabeta Dosku /SCAN
Sondazh

326 ankesa për Prokurimet Publike në 5 muaj - Maji, me numrin më të lartë. Regjistrohen 77 të tilla
Në pesë muaj, Komisioni i Prokurimit Publik ka administruar 326 ankesa përsa i përket ankesave të prokurimeve. Por në buletinin mujor të muajit maj, ankesat......

Kanadaja po lançon një skemë pune në distancë për të joshur nomadët dixhitalë në vend
Kanadaja po zhvillon një skemë për të tërhequr nomadët dixhitalë në vend. Emigracioni, Refugjatët dhe Shtetësia Kanada (IRCC) tha se planet synonin ta bënin......

Bursa ALPEX do të bëhet operator i tregut të energjisë elektrike për Shqipërinë dhe Kosovën
Dy muaj e gjysmë pas hyrjes në internet me prezantimin e një tregu të ditës përpara, Bursa Shqiptare e Energjisë Elektrike – ALPEX po punon për marrjen......

UNESCO pranon përsëri SHBA-në në grup pas një mungese pesëvjeçare
Shtetet e Bashkuara do të kthehen si anëtare e UNESCO-s, agjencisë kulturore, arsimore dhe shkencore të OKB-së, pas një votimi nga shumica e 193 shteteve të......

1 trilion USD investime për Inteligjencën Artificiale - Situata aktuale, e njëjtë si e vitit 1995 me internetin
Shumë e shohin entusiazmin e investitorëve për inteligjencën artificiale si një modë kalimtare, por analistë dhe ekspertë e mendojnë ndryshe. Sipas tyre,......

Kapaciteti i gazit nga TAP - ERE miraton vendimin/ Testim tregut për zgjerimin e kapacitetit në pikat e interkonjeksionit
Enti Rregullator i Energjisë ka miratuar Udhëzuesin e vitit 2023 për Testimin e Tregut të Gazsjellësit Trans Adriatik, që synon zgjerimin e kapacitetit në......

Ulje drastike e çmimeve të orëve luksoze - Shkak, rënia e ndjeshme e kërkesës për markat e shtrenjta
Ekonomia globale po ngadalësohet dhe ndryshimi i zakoneve është tashmë i dukshëm edhe në mesin e konsumatorëve që janë më mirë financiarisht. Kërkesa për......

Inflacioni në Spanjë, më i ulëti në dy vite - Aktualisht, nën nivelin prej 2% të vendosur si objektiv nga BQE
Inflacioni në Spanjë u ngadalësua nën objektivin prej 2% të Bankës Qendrore Europiane, një fitore e vogël për zyrtarët e BQE - së që përpiqen të zbusin rritjen......