Gjermania, më pak tërheqëse për investimet e huaja - Vetëm 10.5 miliardë euro hyrje kapitali në 2022, 135 miliardë dalje

Ndonëse tradicionalisht ka tërhequr pjesën kryesore të investimeve të huaja në Europë, Gjermania duket se nuk është më një destinacion tërheqës për kapitalin e huaj. Arsyet janë të shumta dhe të ndryshme, si taksa e lartë e korporatave, burokracia e tepruar dhe infrastruktura e vjetëruar e vendit. Megjithatë, kohët e fundit këtyre i janë shtuar faktorë të rinj rëndues, si kostoja e pakuptueshme e energjisë dhe mungesa në rritje e personelit të specializuar.
Të dhënat shqetësuese dalin nga një raport i Institutit Ekonomik të Këlnit, sipas të cilit gjatë vitit të kaluar daljet e kapitalit nga ekonomia më e madhe europiane arritën në 135 miliardë euro, ndërsa në të njëjtën periudhë hyrjet nuk i kaluan 10.5 miliardë euro. Madje duke cituar të dhënat e OECD, instituti në fjalë thekson se vitin e kaluar hendeku midis kapitalit të investuar nga kompanitë gjermane në vendet e tjera dhe kapitalit të investuar nga kompanitë e huaja në Gjermani ishte më i madhi i regjistruar ndonjëherë. Ekspertët theksojnë se kushtet e investimeve në Gjermani kohët e fundit janë përkeqësuar më tej për shkak të çmimeve të larta të energjisë dhe mungesës në rritje të personelit të kualifikuar.
Në një masë të madhe për problemet e saj është përgjegjëse vetë Gjermania, duke iu referuar taksimit të lartë të korporatave, burokracisë së tepërt dhe infrastrukturës problematike. Biznesi prej kohësh i bën thirrje qeverisë të ndërmarrë hapa për ta bërë vendin sërish tërheqës si destinacion investimi. Panorama alarmuese publikohet në një kohë që tashmë ka shqetësuar si Gjermaninë ashtu edhe BE-në në përgjithësi në lidhje me rrezikun e braktisjes nga bizneset dhe investitorët. Arsyeja është e ashtuquajtura paketa Biden e subvencioneve dhe lehtësimit të taksave që Uashingtoni ofron për projektet e gjelbërta me kusht që ato të prodhohen brenda Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Midis tyre janë automjetet elektrike, njësitë e baterive të makinave dhe investimet e energjisë së rinovueshme.
Paketa Biden tashmë ka filluar të tërheqë industritë ikonike gjermane, si Volkswagen, në SHBA. Në fund të fundit, në fillim të qershorit, shteti i Karolinës së Jugut njoftoi se do t'i jepte prodhuesit ikonë të automjeteve një subvencion prej 2 miliardë dollarësh për fabrikën e re, e cila vlerësohet të punësojë 4 mijë punëtorë.
Duhet theksuar se të njëjtat konkluzione pesimiste lidhur me investimet janë arritur së fundmi nga Bundesbank, duke konfirmuar se flukset dalëse të investimeve direkte nga Gjermania u rritën në lartësi të paprecedentë vitin e kaluar.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

“Uria” për panele diellore redukton argjendin - Minierat sigurojnë shumë pak prodhim shtesë
Ndryshimet në teknologjinë e paneleve diellore po përshpejtojnë kërkesën për argjend, një fenomen që po zgjeron një deficit të ofertës për metalin me pak......

BE synon reduktimin e mbetjeve ushqimore - Objektiv, trajtimi i 10% të produkteve që hidhen
Vendeve të Bashkimit Europian do t'u kërkohet të minimizojnë mbetjet ushqimore këtë dekadë sipas projektplaneve që synojnë të trajtojnë 10% të ushqimit në......

Apple rishikon objektivat e Vision Pro - Vendimi u mor pas problemeve në prodhim
Apple po zvogëlon objektivat e prodhimit për Vision Pro, në një moment që prodhuesit po përballen me dizajnin e komplikuar të pajisjes së re. Apple tani po......

Kriza e monedhës në Argjentinë - Banka Qendrore lejon njerëzit të hapin llogari bankare në juanin kinez
Argjentina po përballet me një mungesë kaq të madhe të dollarëve amerikanë, saqë tani po i lejon bankat tregtare të hapin llogari depozitash në juan......

Vizita e Bill Clinton në Tiranë – Policia njofton mbi akset rrugore të cilat do të bllokohen
Në kuadër të vizitës në Shqipëri, të ish-presidentit të SHBA-së, Bill Klinton, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, ka marrë një sërë masash të detajuara për......

Ngritja dhe rënia e Skype – Si aplikacionet e reja po i zënë vendin
Skype nuk është ai që ishte. Mund ta keni vënë re ose jo. Aplikacioni i zërit, videove dhe mesazheve u bë i famshëm në vitet 2000 duke i lejuar njerëzit të......

Tregjet ndjekin Wall St me një fillim pozitiv të javës - Lehtësohet inflacioni në SHBA
Të dhënat që tregojnë lehtësimin e inflacionit nxitën më tej tregjet e kapitalit të hënën, të nxitura nga shpresat që bankat qendrore mund të jenë afër fundit......

Si ka nisur kjo javë për valutat e huaja?!
Dollari amerikan e ka nisur pozitivisht këtë javë duke regjistruar rritje të lehtë të vlerës teksa blihet sot me 96.8 lekë dhe shitet me 97.8 lekë sipas kursit......