Europa Postuar më 3 Korrik 2023, 13:21

Italia rrit energjinë e rinovueshme - Deri në fund të dekadës synohet prodhimi i 2/3 të energjisë totale

Nga SCAN TV
Italia rrit energjinë e rinovueshme - Deri në fund të

Italia synon të gjenerojë gati dy të tretat e energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme të energjisë deri në fund të dekadës. Konfirmimi u bë nga ministria e Energjisë, në një përpjekje për të përmirësuar pak objektivat e bëra publike tre vjet më parë.

Në një rishikim të planit të vendit për energjinë dhe klimën, ministria tha se Italia synon të marrë 65% të energjisë elektrike të saj nga burimet e rinovueshme deri në vitin 2030, nga një objektiv i mëparshëm prej 55%.

Burimet e rinovueshme pritet të mbulojnë 40% të konsumit bruto të energjisë në të gjithë sektorët - duke përfshirë prodhimin e energjisë, strehimin dhe transportin - deri në fund të dekadës kundrejt 30% në planin e vjetër.

Për ngrohjen dhe klimatizimin, burimet e rinovueshme duhet të sigurojnë 37% të konsumit dhe 31% në sektorin e transportit. Ambicia e vendit është që hidrogjeni i prodhuar pa emetim karboni të mbulojë 42% të nevojave industriale deri në vitin 2030.

Komisioni Europian i kërkoi çdo shteti anëtar të paraqesë një strategji të rishikuar për vitin 2030 për t'u përafruar me paketat e energjisë ‘Fit-for-55’ dhe ‘REPowerEU’, të shpallura dy vitet e fundit, të cilat përfshijnë synime detyruese në tranzicionin e energjisë për të trajtuar ndryshimet klimatike.

Italia ka dorëzuar strategjinë e saj të rishikuar në Komisionin Europian, i cili ka afat deri në qershor 2024 për ta shqyrtuar dhe miratuar atë.

Dorina Kurtaj / SCAN

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat