Si vapa ekstreme po godet njëherësh tre ekonomitë më të mëdha në botë!

Vlerësimi se sa katastrofik do të jetë ndryshimi i klimës për ekonominë globale është dëshmuar historikisht sfidues. Por këtë verë, është gjithnjë e më e dukshme se sa shpejt mund të grumbullohen kostot. Kushtet ekstreme të të nxehtit dhe thatësirës po godasin Shtetet e Bashkuara, Europën dhe Kinën, duke komplikuar problemet për punëtorët dhe bizneset në një kohë kur rritja ekonomike tashmë po ngadalësohet ndjeshëm dhe po shton presionin në rritje mbi çmimet.
Në provincën Sichuan të Kinës, të gjitha fabrikat janë urdhëruar të mbyllen për gjashtë ditë për të ruajtur energjinë. Anijet që transportojnë qymyr dhe kimikate po përpiqen të bëjnë udhëtimet e tyre të zakonshme përgjatë lumit Rhine të Gjermanisë. Dhe njerëzve që jetojnë në Bregun Perëndimor të Amerikës u është kërkuar të përdorin më pak energji elektrike ndërsa temperaturat rriten.
Këto ngjarje "kanë kapacitetin të jenë mjaft domethënëse për rajonet e veçanta që janë prekur", tha Ben May, drejtor i kërkimit global makro në Oxford Economics. Shkalla e dhimbjes mund të varet nga sa zgjasin valët e të nxehtit dhe mungesa e shiut. Por në vende si Gjermania, ekspertët paralajmërojnë se ka pak lehtësim në horizont dhe kompanitë po përgatiten për më të keqen.
Nuk është vetëm Rhine. Në të gjithë botën, lumenjtë që mbështesin rritjen globale, Yangtze, Danubi dhe Kolorado po thahen, duke penguar lëvizjen e mallrave, duke ngatërruar sistemet e ujitjes dhe duke e bërë më të vështirë për termocentralet dhe fabrikat të qëndrojnë të freskëta. Në të njëjtën kohë, nxehtësia përvëluese po pengon rrjetet e transportit, tensionon furnizimin me energji elektrike dhe dëmton produktivitetin e punëtorëve.
Kina po përballet me valën e saj më të egër të të nxehtit në gjashtë dekada, me temperatura që kalojnë 40 gradë Celsius në dhjetëra qytete. Disa pjesë të Kalifornisë mund të shohin temperatura deri në 42 gradë Celcius këtë javë. Në fillim të kësaj vere, temperaturat arritën 40 gradë Celsius në Mbretërinë e Bashkuar për herë të parë ndonjëherë. 63% e tokës në Bashkimin Europian dhe në Mbretërinë e Bashkuar, një zonë pothuajse e njëjtë me madhësinë e Indisë, tani është nën paralajmërime ose alarme për thatësirën.
Ekonomia globale ishte tashmë nën presion. Europa është në rrezik të lartë të një recesioni pasi çmimet e energjisë rriten, të nxitura nga pushtimi rus i Ukrainës. Inflacioni i lartë dhe rritja agresive e normave të interesit nga Rezerva Federale rrezikojnë rritjen në Shtetet e Bashkuara. Kina po përballet me pasojat e bllokimeve të ashpra të koronavirusit dhe një krize të pasurive të paluajtshme.
Moti ekstrem mund të përkeqësojë "pikat e ngushta ekzistuese" përgjatë zinxhirëve të furnizimit, një arsye kryesore që inflacioni ka qenë i vështirë për t'u ulur. Si pasojë, parashikimet për ekonominë e Kinës këtë vit tashmë janë duke u ulur. Analistët në Nomura ulën parashikimin e tyre për vitin 2022 për rritjen e PBB-së në 2.8% të enjten shumë më poshtë objektivit të qeverisë prej 5.5%, ndërsa Goldman Sachs e shkurtoi parashikimin e saj në 3%.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

“Pini më shumë alkool” – Pse qeveria japoneze u bën thirrje të rinjve të konsumojnë më shumë ‘Sake’?!
Qeveria japoneze është goditur në xhep nga një problem i pazakontë që të rinjtë e saj nuk po pinë mjaftueshëm alkool. Që nga fillimi i pandemisë, baret dhe......

TikTok bllokon influencuesit që të krijojnë përmbajtje politike me pagesë përpara zgjedhjeve —Ja se si po përgatiten platformat e mediave sociale!
TikTok zbuloi të mërkurën një strategji për luftimin e dezinformatave përpara zgjedhjeve afatmesme, duke përfshirë një ndalim të përmbajtjes politike me pagesë......

Miliona euro për vjedhjet e energjisë - Në 6 muaj KESH ka shpenzuar 65 milionë euro për mbulimin e humbjeve joteknike
Niveli i lartë i vjedhjeve të energjisë i kushton buxhetit të Koproratës Elektoroenergjetike Shqiptare miliona euro, ndërkohë që vetëm për 6 muajt e parë të......

'Perspektiva e inflacionit nuk jep shenja përmirësimi' - BQE synon rritjen e radhës së normave të interesit!
Perspektiva e inflacionit të eurozonës ka dështuar të përmirësohet që nga rritja e normës në muajin korrik. Deklarata u bë nga anëtarja e bordit drejtues të......

Çmimet e gazit u dhjetëfishuan brenda një viti - Gjermania vazhdon të mbajë hapur centralet bërthamore!
Dhjetë herë më i lartë në krahasim me një vit më parë: është çmimi që ka arritur në 16 gusht gazi në tregun europian të referimit. Aktualisht çmimi i gazit......

'Udhëtoni vetëm nëse e keni të domosdoshme' - Britania në kaos transporti dhe jo vetëm. Shkak, rritja e inflacionit dhe e kostos së jetesës!
Punëtorët e hekurudhave, posta dhe sektori i lundrimit. Britania e Madhe po përjeton periudhën më negative në dekada për sa i përket industrisë, në momentin që......

Rezerva Federale do të rrisë sërish normat e interesit - Objektivi kryesor është ulja e inflacionit dhe qendrueshmëria e çmimeve
Rezerva Federale e Shteteve të Bashkuara të Amerikës – FED - do të vazhdojë fushatën e saj të rritjes së normave të interesit për të zbutur inflacionin, me......

Ndërsa ekonomia kineze po tkurret Biden importon “recetën” ekonomike kineze në SHBA!
Ekonomia kineze është në vështirësi, pikërisht në momentin që Joe Biden ‘kopjon’ recetën duke imituar politikat industriale të Xi Jinping. Të dhënat aktuale......