Bota Postuar më 18 Gusht 2022, 11:24

Rezerva Federale do të rrisë sërish normat e interesit - Objektivi kryesor është ulja e inflacionit dhe qendrueshmëria e çmimeve

Nga SCAN TV
Rezerva Federale do të rrisë sërish normat e interesit -

Rezerva Federale e Shteteve të Bashkuara të Amerikës – FED -  do të vazhdojë fushatën e saj të rritjes së normave të interesit për të zbutur inflacionin, me ritmin aktual të rritjeve të ardhshme, në varësi të të dhënave më të fundit ekonomike.

Pas rritjes së normave me 75 pikë bazë në muajin korrik, diapazoni i synuar për normën e fondeve federale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës arriti midis 2.25% dhe 2.5 %.

Zyrtarët shprehën vendosmërinë për të ulur inflacionin që po shkon përtej nivelit të kërkuar prej 2% të FED për të përmirësuar punësimin dhe qëndrueshmërinë e çmimeve, duke nënkuptuar rritje të mëtejshme të normës nga banka qendrore.

Aktualisht, tregu përgjithësisht beson se FED do të rrisë normat e interesit me 50 ose 75 pikë bazë në takimin për politikat monetare në muajin shtator.

Zyrtarët e Rezervës Federale, rekomandojnë se mund të jetë e përshtatshme të ngadalësohet ritmi i rritjes së normave në funksion të politikës monetare shtrënguese, për vlerësimin e ndikimit të rregullimeve kumulative të politikës në aktivitetin ekonomik. Gjithashtu do të merret në konsideratë edhe inflacioni, duke nënkuptuar që të dhënat ekonomike në muajt në vijim do të jenë vendimtare.

Ndërkohë, zyrtarët theksuan rrezikun se politika monetare mund të shtrëngohet tepër, ndoshta edhe përtej nivelit të kërkuar për të ruajtur qëndrueshmërinë e çmimeve.

Sipas ekspertëve ekonomia po shfaq disa shenja të ngadalësimit. Ndaj fakti që nuk dihet saktësisht se si është gjendja e ekonomisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ngre shumë pikëpyetje se cila do të jetë masa e ardhshme që do të ndërmerret nga FED.

Rezerva Federale ka rritur tashmë normat e interesit me 225 pikë bazë që nga marsi i këtij viti dhe ka vendosur të vazhdojë rrugën e saj agresive, e cila rrit rreziqet për një recesion të mundshëm si dhe sjell efekte negative në tregjet në zhvillim.

Të dhënat e publikuara nga Departamenti amerikan i Punës më 10 gusht, treguan se indeksi i çmimeve të konsumit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në korrik u rrit me 8.5 % nga viti në vit, duke mbetur në nivelin më të lartë prej gati 40 viteve.

Dorina Kurtaj / SCAN

https://www.youtube.com/watch?v=tTH1V_x8ZWo&list=UUw84HwMCy57c9nApBYmMM-A&index=8

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat