Bota Postuar më 18 Gusht 2022, 11:24

Ndërsa ekonomia kineze po tkurret Biden importon “recetën” ekonomike kineze në SHBA!

Nga SCAN TV
Ndërsa ekonomia kineze po tkurret Biden importon “recetën”

Ekonomia kineze është në vështirësi, pikërisht në momentin që Joe Biden ‘kopjon’ recetën duke imituar politikat industriale të Xi Jinping. Të dhënat aktuale tregojnë një ngadalësim të dukshëm të rritjes kineze në të gjithë sektoret: konsum, investime, prodhim industrial dhe tregu i pasurive të paluajtshme. Papunësia tek të rinjtë ka arritur një nivel prej 20%. Frenimi detyroi bankën Qendrore të Pekinit që të reduktojë normat e interesit, në kontrast me atë që po ndodh në perëndim ku autoritetet monetarë shtrenjtojnë koston e parasë për  të luftuar me inflacionin. Por uljet e normave të interesit në Kinë, dhe krijimi i një likuiditeti monetar prej 60 miliard dollarësg, rrezikojnë të jenë të pamjaftueshme për të kuruar pasigurinë që po ushtron presion ndaj ekonomisë së dytë më të madhe në botë. Arsyeja e parë është zgjatja në kohë i kufizimeve që lidhen me politikën shëndetësore ‘zero covid’.

Ngadalësimi i rritjes kineze ka një impakt të menjëhershëm në tregjet e lëndëve të para: çmimi i naftës është ulur me 5% duke u rikthyer në nivelet e gjysmës së shkurtit, pra para pushtimit rus në Ukrainë. Kina është konsumatori dhe importuesi më i madh në botë i lëndëve djegëse fosile dhe pothuajse të gjitha të tjera të para. Shumë analistë rishikojnë në rënie parashikimet e rritjes së PBB-së në fund të vitit, duke i ulur ato në rreth 3%. Objektivi zyrtar i qeverisë së Pekinit mbetet 5.5%.

Vështirësitë e rritjes kineze do të nxisin polemika mbi politikën ekonomike të Biden në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në fakt, manovrat e fundit legjislative të nisura nga Kongresi i Uashingtonit me nxitjen e Shtëpisë së Bardhë janë pjesë e tendencës për të "kopjuar Kinën për ta mposhtur në tokën e saj", sipas analistëve ekonomikë.

Manovra e subvencioneve dhe e ndihmës për gjysmëpërçuesit, si dhe Marrëveshja e Gjelbër që do të sigurojë financime dhe koncesione për energjinë e rinovueshme, janë pjesë e një reagimi kundër humbjes së lidershipit teknologjik amerikan në disa sektorë strategjikë. Biden, i mbështetur nga një rrymë e fortë mendimi brenda partisë së tij, është i bindur se për të kundërshtuar përparimin e Kinës është e nevojshme pjesërisht të përdorë metodat e tij, domethënë të bëjë një politikë industriale që favorizon kampionët kombëtarë me mbështetjen e shtetit.

Kundërshtarët e politikës industriale argumentojnë se Amerika ishte viktimë e një gabimi të ngjashëm në vitet 1980, kur "rreziku i verdhë" ishte Japonia, dhe një pjesë e elitës politike amerikane besonte se konkurrueshmëria e shumëkombësheve japoneze ishte rezultat i planifikimit të Tokios.

Dorina Kurtaj / SCAN

https://www.youtube.com/watch?v=VCKaYp14jEE

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat