'Perspektiva e inflacionit nuk jep shenja përmirësimi' - BQE synon rritjen e radhës së normave të interesit!

Perspektiva e inflacionit të eurozonës ka dështuar të përmirësohet që nga rritja e normës në muajin korrik. Deklarata u bë nga anëtarja e bordit drejtues të Bankës Qendrore Europiane Isabel Schnabel, e cila la të kuptohej se mbështet një rritje tjetër të madhe të normës së interesit muajin e ardhshëm edhe pse rreziqet e recesionit po forcohen.
Banka Qendrore Europiane befasoi investitorët me një rritje të normës me 50 pikë bazë muajin e kaluar me frikën se inflacioni, që tani po i afrohet territorit dyshifror, rrezikon të rrënjoset.
Por Schnabel e cila është në krye të operacioneve të tregut të BQE-së, shtoi se kjo lëvizje nuk ishte e mjaftueshme për të ndryshuar perspektivën e inflacionit, madje edhe një recesion më vete nuk do të mjaftonte për të zbutur presionet e çmimeve.
Një rritje e mëtejshme e normës në muajin shtator shihet si një marrëveshje e përfunduar, por duhet ende të merret një vendim midis 25 dhe 50 pikë bazë.
Problemi është se në nivelin e 8.9%, inflacioni është më shumë se katërfishi i objektivit të BQE-së prej 2% e mund të vazhdojë të rritet dhe më shumë, edhe pse rritja e kostove të energjisë zvogëlon fuqinë blerëse dhe rritjen e ngadaltë. Schnabel u shpreh se do të duhet pak kohë derisa inflacioni të kthehet në 2%.
Megjithëse inflacioni ka të ngjarë të ngadalësohet ndjeshëm në vitet e ardhshme, Schnabel vuri në dukje se parashikimet e Bankës Qendrore Europiane kanë qenë të gabuara në tremujorët e fundit, kështu që shifrave aktuale të rritjes së çmimeve duhet t'u jepet më shumë peshë në vendimet e politikës.
Ndërsa një recesion do të zbuste presionet e çmimeve, në vetvete nuk do të jetë e mjaftueshme për të rikthyer inflacionin në objektivat e vendosura. Schnabel sqaroi se dhe nëse hyjmë në një recesion, ka shumë pak gjasa që presionet inflacioniste të ulen vetë.
Rritja e normës së interesit do të rrisë kostot e huamarrjes në mënyrë disproporcionale në periferinë e bllokut të 19 vendeve, duke vënë në rrezik më të madh vendet me borxhe si Italia apo Greqia.
Dorina Kurtaj / SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=wJNo8AOOvCo&list=UUw84HwMCy57c9nApBYmMM-A&index=2
Sondazh

Çmimet e gazit u dhjetëfishuan brenda një viti - Gjermania vazhdon të mbajë hapur centralet bërthamore!
Dhjetë herë më i lartë në krahasim me një vit më parë: është çmimi që ka arritur në 16 gusht gazi në tregun europian të referimit. Aktualisht çmimi i gazit......

'Udhëtoni vetëm nëse e keni të domosdoshme' - Britania në kaos transporti dhe jo vetëm. Shkak, rritja e inflacionit dhe e kostos së jetesës!
Punëtorët e hekurudhave, posta dhe sektori i lundrimit. Britania e Madhe po përjeton periudhën më negative në dekada për sa i përket industrisë, në momentin që......

Rezerva Federale do të rrisë sërish normat e interesit - Objektivi kryesor është ulja e inflacionit dhe qendrueshmëria e çmimeve
Rezerva Federale e Shteteve të Bashkuara të Amerikës – FED - do të vazhdojë fushatën e saj të rritjes së normave të interesit për të zbutur inflacionin, me......

Ndërsa ekonomia kineze po tkurret Biden importon “recetën” ekonomike kineze në SHBA!
Ekonomia kineze është në vështirësi, pikërisht në momentin që Joe Biden ‘kopjon’ recetën duke imituar politikat industriale të Xi Jinping. Të dhënat aktuale......

Shifrat ‘alarmante’ të pemëve globale të humbura nga zjarret!
Të dhënat nga Global Forest Watch sugjerojnë se në të gjithë globin, sasia e mbulesës së pemëve që digjen është pothuajse dyfishuar në 20 vitet e fundit.......

Fondi më i madh i pasurisë sovrane në botë humbi 174 miliardë dollarë pasi tregjet e aksioneve ranë!
Fondi sovran i pasurisë së Norvegjisë, më i madhi në botë, pati një humbje prej 1.68 trilion krona norvegjeze (174 miliardë dollarë) në gjysmën e parë të......

Pse ekonomia e Kinës është në telashe dhe çfarë do të thotë kjo për botën?!
Ndërsa rritja në ekonomitë kryesore globale ngadalësohet si rezultat i inflacionit të lartë, të përkeqësuar nga lufta në Ukrainë, shumë ekonomistë shpresojnë......

Kriza e gazit: Gjermanët nxitojnë të grumbullojnë qymyr për të përballuar dimrin!
Nga frika e një ndërprerjeje totale të gazit rus gjatë dimrit si hakmarrje ndaj sanksioneve të Bashkimit Europian për pushtimin e Ukrainës, gjermanët tani po......