Europa Postuar më 18 Gusht 2022, 11:29

'Udhëtoni vetëm nëse e keni të domosdoshme' - Britania në kaos transporti dhe jo vetëm. Shkak, rritja e inflacionit dhe e kostos së jetesës!

Nga SCAN TV
'Udhëtoni vetëm nëse e keni të domosdoshme' -

Punëtorët e hekurudhave, posta dhe sektori i lundrimit. Britania e Madhe po përjeton periudhën më negative në dekada për sa i përket industrisë, në momentin që vendi përballet me greva masive.

Punëtorët e shumë sektorëve kërkojnë rritje të konsiderueshme të pagave për t’u përballur me inflacionin e lartë si dhe rritjen e cmimeve të ushqimeve dhe energjisë. Të enjten dhe të shtunën, dhjetëra mijëra punëtorëve të hekurudhave iu është kërkuar nga sindikatat e tyre që t’iu bashkohen grevës e cila konsiderohet si më e madhja në 30 vitet e fundit.

Operatori i rrjetit Netuork Rail, në pronësi të shtetit, paralajmëroi se vetëm një në pesë trena do të udhëtojë, duke i bërë apel britanikëve që të udhëtojnë vetëm nëse e kanë shumë të domosdoshme. Të premten i gjithë rrjeti i transportit në Londër do të jetë i bllokuar dhe pjesa më e madhe e tij do të vazhdojë të qëndrojë dhe gjatë fundjavës. Të dielën në portet në lindje të vendit do të nisë një grevë 8 ditore, duke shtuar dhe më shumë presionin ndaj qeverisë.

Por në të gjithë vendin situata është pothuajse e njëjtë: nënpunësit po kërkojnë rritje të pagave për të përballuar inflacionin që ka arritur pragun e 10.1% në muajin korrik, dhe mund të arrijë në 13% në muajin tetor sipas parashikimeve të Bankës së Anglisë.

Më shumë se 115 mijë nënpunës të sektorit postar kanë planifikuar një grevë katër ditore në fund të muajit gusht dhe në fillim të shtatorit; ndërsa 40 mijë nënpunës të operatorit telefonik BT do të hyjnë në grevën e  tyre të parë në 35 vjet.

Sindikatat pranojnë se kompanitë po bëjnë të pamundurën për të mbajtur punëtorët e tyre por pjesa më e madhe e tyre nuk e përballon dot një rritje domethënëse të pagave dhe për këtë arsye duhet të ndërhyjë shteti.

Stafi i British Airuays pranuan një rritje page prej 13% dhe e ndërprenë grevën.

Një tjetër arsye për zemërimin e sindikatave është dhe fakti se qeveria britanike ka ndryshuar ligjin që lejon përdorimin e punëtorëve të përkohshëm për të zëvendësuar ata që janë në grevë.

Greva mund të zgjasë dhe pas verës, dhe të përhapet dhe në sektorin e arsimit dhe shëndetësisë, sindikatat e të cilëve konfirmuan se kanë refuzuar ofertën për rritjen e pagave vetën me 4%.

Dorina Kurtaj / SCAN

https://www.youtube.com/watch?v=GwM5v06ap1Q&list=UUw84HwMCy57c9nApBYmMM-A&index=4

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat