Miliona euro për vjedhjet e energjisë - Në 6 muaj KESH ka shpenzuar 65 milionë euro për mbulimin e humbjeve joteknike

Niveli i lartë i vjedhjeve të energjisë i kushton buxhetit të Koproratës Elektoroenergjetike Shqiptare miliona euro, ndërkohë që vetëm për 6 muajt e parë të këtij viti kjo shifër përllogaritet në rreth 65 mln euro.
Sipas të dhënave nga Enti Rregullator i Energjisë për periudhën janar-qershor humbjet joteknike në rrjetin e shpërndarjes, ku bëjnë pjesë pikërisht vjedhjet e energjisë arritën ishin 281 884 mwh, teksa çmimi mesatar me të cilin ka blerë energjie KESH përgjatë kësaj periudhe ishte 230.1 euro/mwh.
Në total për 6 muajt e parë të vitit, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka shpenzuar 173.1 mln euro për blerjen e energjisë me qëllim plotësimin e nevojave konsumatore, ndërkohë që kjo faturë nuk do të ishte kaq e kripur, në rast se humbjet joteknike nuk do të ekzistonin apo do të ishin në nivele të papërfillshme.
Ndërkaq, nëse marrim në konsideratë tendencën në rritje të çmimeve të energjisë në tregjet ndërkomëbatre në muajt korrik dhe gusht, atëhere fatura do të jetë edhe më e lartë. Ndalimi i vjedhjeve të energjisë elektrike ishte një nga aksionet e parë që ndërmori qeveria në vitin 2015, si pjesë e reformës në sektorin energjetik.
Në atë kohë, kryeministri Edi Rama deklaroi se nuk janë të varfrit ata që vjedhin energjinë. Sipas Ramës, “për vite me radhë kush e qeverisi vendin, e trajtoi marrëdhënien me konsumatorin e energjisë elektrike si një marrëdhënie elektorale, duke i shkelur syrin konsumatorit të madh e të vogël e duke i lënë të kuptojë se po të vidhni kanë mbrojtjen e Lala Gjonit”. Në fakt, pas vitit 2015 niveli i humbjeve joteknike pësoi rënie të ndjeshme, por gjithsesi shifrat aktuale tregojnë se ato mbeten të larta.
Ola Mitre / SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=o1aMZVr0GbU
Sondazh

'Perspektiva e inflacionit nuk jep shenja përmirësimi' - BQE synon rritjen e radhës së normave të interesit!
Perspektiva e inflacionit të eurozonës ka dështuar të përmirësohet që nga rritja e normës në muajin korrik. Deklarata u bë nga anëtarja e bordit drejtues të......

Çmimet e gazit u dhjetëfishuan brenda një viti - Gjermania vazhdon të mbajë hapur centralet bërthamore!
Dhjetë herë më i lartë në krahasim me një vit më parë: është çmimi që ka arritur në 16 gusht gazi në tregun europian të referimit. Aktualisht çmimi i gazit......

'Udhëtoni vetëm nëse e keni të domosdoshme' - Britania në kaos transporti dhe jo vetëm. Shkak, rritja e inflacionit dhe e kostos së jetesës!
Punëtorët e hekurudhave, posta dhe sektori i lundrimit. Britania e Madhe po përjeton periudhën më negative në dekada për sa i përket industrisë, në momentin që......

Rezerva Federale do të rrisë sërish normat e interesit - Objektivi kryesor është ulja e inflacionit dhe qendrueshmëria e çmimeve
Rezerva Federale e Shteteve të Bashkuara të Amerikës – FED - do të vazhdojë fushatën e saj të rritjes së normave të interesit për të zbutur inflacionin, me......

Ndërsa ekonomia kineze po tkurret Biden importon “recetën” ekonomike kineze në SHBA!
Ekonomia kineze është në vështirësi, pikërisht në momentin që Joe Biden ‘kopjon’ recetën duke imituar politikat industriale të Xi Jinping. Të dhënat aktuale......

Shifrat ‘alarmante’ të pemëve globale të humbura nga zjarret!
Të dhënat nga Global Forest Watch sugjerojnë se në të gjithë globin, sasia e mbulesës së pemëve që digjen është pothuajse dyfishuar në 20 vitet e fundit.......

Fondi më i madh i pasurisë sovrane në botë humbi 174 miliardë dollarë pasi tregjet e aksioneve ranë!
Fondi sovran i pasurisë së Norvegjisë, më i madhi në botë, pati një humbje prej 1.68 trilion krona norvegjeze (174 miliardë dollarë) në gjysmën e parë të......

Pse ekonomia e Kinës është në telashe dhe çfarë do të thotë kjo për botën?!
Ndërsa rritja në ekonomitë kryesore globale ngadalësohet si rezultat i inflacionit të lartë, të përkeqësuar nga lufta në Ukrainë, shumë ekonomistë shpresojnë......