Si janë ndërtuar Piramidat e Egjiptit? - Shkencëtarët mendojnë se kanë zgjidhur misterin

Shkencëtarët besojnë se mund të kenë zgjidhur misterin se si 31 piramida, përfshirë kompleksin me famë botërore të Gizës, u ndërtuan në Egjipt më shumë se 4000 vjet më parë. Një ekip hulumtues nga Universiteti i Karolinës së Veriut ‘Wilmington’ ka zbuluar se piramidat mund të jenë ndërtuar përgjatë një dege të lashtë të lumit Nil, e cila tani është e fshehur nën shkretëtirë.
Për shumë vite, arkeologët kanë menduar se egjiptianët e lashtë duhet të kenë përdorur një rrugë ujore aty pranë për të transportuar materiale të tilla si blloqet e gurit, të nevojshëm për të ndërtuar piramidat. Por deri më tani, "askush nuk ishte i sigurt për vendndodhjen, formën, madhësinë ose afërsinë e kësaj rruge ujore me vendndodhjen aktuale të piramidave", thotë një prej autorëve të studimit.
Në një përpjekje ndërkontinentale, studiuesit përdorën imazhe satelitore, harta historike, studime gjeofizike dhe bërthama të sedimentit (një teknikë e përdorur nga arkeologët për të gjetur prova nga mostrat) për të ‘hartuar’ degën e lumit që ata besojnë se është varrosur nga thatësira e madhe dhe stuhitë e rërës mijëra vjet më parë. Ekipi ishte në gjendje të "depërtonte në sipërfaqen e rërës dhe të prodhonte imazhe të veçorive të fshehura duke përdorur teknologjinë e radarit”, thanë studiuesit. Kështu u gjetën "lumenj të varrosur dhe struktura të lashta" që rrjedhin në ultësirën e vendit ku shtrihet "shumica dërrmuese e piramidave të Egjiptit të Lashtë".
Sipas njërit prej bashkautorëve tw studimit, gjetja e degës së lumit dhe të dhënat tregojnë se ekzistonte një rrugë ujore që mund të jetë përdorur për transportin e blloqeve më të rënda, pajisjeve, njerëzve, kjo na ndihmon vërtet të shpjegojmë ndërtimin e piramidave.
Ekipi zbuloi se dega e lumit - e quajtur dega ‘Ahramat’, që do të thotë ‘piramidë’ në arabisht - ishte afërsisht 64 km e gjatë dhe nga 200 deri në 700 metra e gjerë. Kjo degë ishte pranë 31 piramidave, të cilat u ndërtuan midis 4700 dhe 3700 vjet më parë. Lumi Nil ishte djepi i zhvillimit të Egjiptit të Lashtë - dhe mbetet i tillë edhe sot e kësaj dite.
Kristi Ceta/SCAN
Sondazh

Monedha 2 euro të bën të pasur! - Pse disa prerje arrijnë vlera kaq të larta?
Monedha 2 euroshe mund të jetë emetuar pothuajse 20 vjet më parë, por disa prej tyre janë rritur në vlerë deri në 5000 euro. Ka një arsye pse çmimi i disa prej......

2.5 miliardë euro investim në minerale kritike - Franca, Gjermania dhe Italia publikojnë planet kombëtare
Franca, Gjermania dhe Italia kërkuan që investimet private të përputhen me fondet publike për të zhvilluar zinxhirin e vlerës së lëndëve të para kritike, kur......

“Boom” aplikimesh për centrale diellore - Dorëzohen 5 kërkesa të reja në MIE. Nuk përfitojnë nga masat mbështesëse
Viti 2024 ka shënuar interes të lartë nga investitorët për centrale fotovoltaike. Vetëm së fundmi pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë janë......

Bankat ndikuan në rritjen e konsumit - Lehtësohen kriteret e kredisë konsumatore, por shtrëngohen ato për banesat
Kriteret e kredisë për individët ishin të copëzuara gjatë këtij tremujori, me një lehtësim të tyre për kreditë konsumatore dhe një shtrëngim në kreditë e dhëna......

Inflacioni i qendrueshëm edhe në muajin prill - Çmimet u shtrenjtuan me 2.3% sipas metodës Europiane
Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit të matur sipas metodës europiane për muajin prill të......

Prodhuesi kinez i EV, Xpeng synon të dorëzojë makinën e tij të parë fluturuese në vitin 2026!
Xpeng AeroHT, një degë e Xpeng, synon t'u dorëzojë klientëve makinën e saj fluturuese në vitin 2026, tha të premten bashkë-presidenti i prodhuesit kinez të......

“Zgjerohet” skema e pensioneve, të ardhurat rriten me 16.3 % - 4-mujori/ Buxheti arkëton 24.1 miliardë lekë më shumë
Buxheti i shtetit ka arkëtuar 231.6 miliardë lekë në katër muajt e parë të vitit, me një rritje prej 24.1 miliardë lekësh më shumë se e njëjta periudhë e një......

Si po perceptohet klima e biznesit? - Raporti/ 3 në 5 kompani konfirmojnë rritje të barrës rregullatore
Referuar të dhënave të raportit të Këshillit të Investimeve, sipas perceptimit të biznesit, barra rregullatore është rritur gjatë tre viteve të fundit me gati......