Shtohen të ardhurat nga skema e pensioneve - Si kanë ndryshuar të ardhurat nga viti 2015. Ulet varësia nga buxheti
Rritja e pagës minimale në shkallë vendi, reforma e pagave në sektorin publik dhe lufta ndaj informalitetit apo deklarimit të rremë, duket se ka dhënë rezultate në përmirësimin e skemës së pensioneve sa i takon të ardhurave.
Të ardhurat kontributive totale janë rritur nga 64.8 miliardë lekë në vitin 2015 kanë arritur në 134 miliardë lekë në vitin 2023 ose më shumë se dyfish në më pak se 10 vjet. Kjo rritje e të ardhurave kontributive ka ndikuar në qëndrueshmërinë financiare të skemës duke ulur transfertën e buxhetit të shtetit në drejtim të skemës së pensioneve dhe ulur deficitin e pensioneve.
Më konkretisht, deficiti i skemës së pensioneve është ulur nga 27.6 miliardë lekë në vitin 2015 në 17 miliardë lekë në vitin 2023 ose nga 1.93% e PBB në rreth 0.8 % e PBB.
Rritja e performancës në mbledhjen e të ardhurave nga kontributet e sigurimeve shoqërore, ka sjellë edhe ulje të nivelti të transfertës së buxhetit të shtetit për skemën e sigurimeve shoqërore, i cili nga mesatarisht 36% e totalit te shpenzimeve në vitet 2018-2022, ka rënë në rreth 27% të tyre në vitin 2023. Ky nivel projektohet në trend rënës edhe për periudhën në vazhdim, nisur nga politika e rritjes së pagave në sektorin publik, që ka sjellë edhe rritje në sektorin privat.
Nga perfomanca e skemës së kontributeve, ku rezultuan 7.9 miliardë lekë të akumuluar të ISSH-së, të krijuar si rrjedhojë e tejkalimit të të ardhurave kontributive dhe transfertës buxhetore të miratuar në ligjin e buxhetit përkatës u inciuan edhe ndryshimet në buxhet, ku u vendos rialokimi i tyre.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Rriten gjobat për ndotjen e ajrit - Projektligji: Masa administrative 30% më të larta për shkelësit. Do “vilen” nga përmbarimi
Ministria e Turizmit dhe Mjedisit kërkon rritjen e masës së gjobave për shkeljet në kryhen në drejtim të ndotjes së ajrit. Sipas ndryshimeve ligjore të......

Turizëm elitar, si t’i ngremë çmimin Shqipërisë? - Topuzi: Cilësi dhe infrastrukturë, rriten me 30% rezervimet
Kur pritshmëritë janë shumë të larta për sezonin e ri turistik, duke synuar 13-15 milionë vizitorë, rezervimet në hotele janë rritur me 30%. Kryetari i......

Pse ky kompleks spektakolar mund të bëhet "magneti kulturor" i këtij shteti?!
Ajo që aktualisht është vetëm një ngastër me tokë shkëmbore dhe të pazhvilluar, do të bëhet një oaz kulture në kryeqytetin e Omanit, Muscat. Kompleksi Kulturor......

Akti Normativ, 9.88 mld lekë për Portin e ri Tregtar në Porto Romano - Relacioni: Projekt madhor me standarte ndërkombëtare, rëndësi strategjike
Porti i ri tregtar në Porto Romano do të ndërtohet me fonde të buxhetit të shtetit, dhe jo me financim të huaj sikurse parashikohej në ligjin fillestar të......

Planet për borxhin, shlyerje masive principali nga 2024 - Efektet në pakësimin e kostove të shërbimit të huasë publike të dukshme në 2029
Një seri pagesash masive gjatë viteve 2024 dhe 2025, do të sjellin ulje drastike të trajektores së kostove të shërbimit të borxhit për vitet në vijim. Sipas......

Biznesi në gjendje të mirë financiare, rriti depozitat 21% - Faktorë nxitës edhe rritja e normave të interesit dhe shtimi i likuiditetit në treg
Çmimet e larta vijojnë t’i sigurojnë biznesit shqiptar situatë të mirë financiare, e cila reflektohet te ulja e nevojës së kompanive për kredi afatshkurtra për......

Azilantët shqiptarë u “rikthehen” Europës - Rriten aplikimet në nëntor, 80% e tyre janë kërkesa për herë të parë
Të dhënat më të fundit të publikuara nga "Agjencia për Azil e Bashkimit Europian" që i referohen muajit Nëntor të vitit 2023, konstatojnë një përshpejtim të......

Frankfurt fiton garën për të pritur autoritetin e ri prestigjioz të BE-së kundër pastrimit të parave!
Qendra financiare gjermane mposhti konkurrencën e tetë të tjerëve teksa BE-ja i vendos hapat e fundit reformave të parave të pista. Frankfurt ka fituar garën......