Azilantët shqiptarë u “rikthehen” Europës - Rriten aplikimet në nëntor, 80% e tyre janë kërkesa për herë të parë
Të dhënat më të fundit të publikuara nga "Agjencia për Azil e Bashkimit Europian" që i referohen muajit Nëntor të vitit 2023, konstatojnë një përshpejtim të emigracionit. Në muajin Nëntor aplikuan 892 shtetas shqiptarë për azil në vendet e BE-së. Pavarësisht se në terma vjetorë tendeca e azilkërkuesve është paraqitur me rënie, në Nëntor duket se numri i aplikimeve ka qenë më i larti në muajt e fundit.
Nga 892 aplikime të kryera, 704 prej tyre ishin aplikues të rinj ose për herë të parë dhe pjesa tjetër rezultojnë aplikime të përsëritura. Nga totali i aplikimeve 95% janë refuzuar ose kanë marrë përgjigje negative dhe vetëm 5% e tyre ose 45 prej tyre janë aprovuar.
‘Scan Intel’ ka analizuar trendin e azilkërkuesve edhe në vendet e rajonit për të parë se cilët shtetas preferojnë të largohen drejt vendeve të BE-së.
Sipas analizës së bërë në nivel rajonal, shifrat tregojnë se ashtu si gjatë gjithë vitit 2023, renditja ka mbetur e pandryshuar duke e pozicionuar Shqipërinë në vendin e parë me numrin më të lartë të aplikimeve, ndërkohë që vendin e dytë dhe të tretë e gëzojnë Maqedonia e Veriut dhe Serbia me 711 aplikime dhe 507 aplikime gjithsej.
Ndërkohë, me numrin më të ulët të aplikimeve janë Bosnje Hercegovina dhe Mali i Zi me 127 dhe 30 aplikime gjithsej. Nga këto aplikime 76% e shtetasve malazezë kanë aplikuar për herë të parë, ndërsa 54.3% e aplikimeve të shtetasve boshnjakë regjistrohen si aplikime të reja.
Në përfundim të analizës, konkludojmë se fluksi i aplikimeve për azil ka patur një rritje të ndjeshme gjatë kësaj periudhe në të gjitha vendet e rajonit, tendecë kjo e kundërt me atë të një viti më parë.
Armela Duka/SCAN
Sondazh

Frankfurt fiton garën për të pritur autoritetin e ri prestigjioz të BE-së kundër pastrimit të parave!
Qendra financiare gjermane mposhti konkurrencën e tetë të tjerëve teksa BE-ja i vendos hapat e fundit reformave të parave të pista. Frankfurt ka fituar garën......

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan ka humbur sërish pikë këtë të premte edhe pse pa ndonjë ndryshim të ndjeshëm teksa e mbyll këtë javë negativisht duke u blerë sot me 95.5 lekë......

Nis “çlirimi” i hapësirave në rrugët kombëtare - Sipas ligjit, çdo biznes duhet të jetë 1 km larg rrugës kryesore
Inspektorati i Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit me mbështetjen e Policisë së Shtetit po çliron hapësirat përgjatë rrugëve kombëtare nga ndërhyrjet dhe......

Suksesi britanik në javën me katër ditë pune - Pjesa më e madhe e kompanive do ta mbajnë përgjithmonë në fuqi
Sipas një raporti të ri, shumica e kompanive të përfshira në provën më të madhe në botë të një jave pune katërditore e kanë bërë politikë të përhershme. Nga 61......

Qeveria shton 98 milionë euro për punë publike - Akti normativ/ Si ndryshoi buxheti në nisje të vitit?
Në muajin e dytë të vitit për shkak të perfomancës së lartë në të ardhura, vijueshmëri edhe nga 2023-shi, qeveria ka vendosur të bëjë ndërhyrjen e parë në......

Ndërprerjet e furnizimeve, sfidë për tregtinë globale - UNCTAD: Situatat gjeopolitike dhe klima rëndojnë më shumë situatën
Sulmet e fundit ndaj anijeve tregtare në Detin e Kuq kanë ndikuar rëndë transportin përmes Kanalit të Suezit, duke shtuar sfidat ekzistuese gjeopolitike dhe të......

Linjat ajrore testojnë tolerancën e pasagjerëve - “Deri sa shtrenjtë mund të paguajnë për të udhëtuar”
Linjat ajrore amerikane dhe europiane do të synojnë të rrisin fitimet përsëri këtë vit me çmime më të larta të biletave, ndërsa përpiqen të shtrydhin atë që......

Europa rrezikon një krizë të re refugjatësh - Egjipti, Libani dhe Jordania janë në gjendje të vështirë financiare
Lufta në Gaza po përkeqëson kushtet tashmë të rënda ekonomike në Egjipt, Liban dhe Jordani. Perëndimit dhe veçanërisht Bashkimit Europian mund t'i duhet të......