Suksesi britanik në javën me katër ditë pune - Pjesa më e madhe e kompanive do ta mbajnë përgjithmonë në fuqi

Sipas një raporti të ri, shumica e kompanive të përfshira në provën më të madhe në botë të një jave pune katërditore e kanë bërë politikë të përhershme. Nga 61 kompanitë britanike që morën pjesë në një pilot gjashtëmujor, të paktën 54, pra 89% e tyre thanë se politika ishte ende në fuqi, ndërsa 31 firma - 51% thanë se kishin kaluar përgjithmonë në një javë katër-ditore pune.
Kompanitë e përfshira u ftuan të merrnin pjesë në një studim vijues një vit pas provës më të madhe në botë të një jave më të shkurtër pune deri më sot. Rezultatet, të publikuara nga think - tank ‘Autonomy’, treguan se të gjithë menaxherët dhe CEO-t e konsultuar të projektit thanë se një javë katër-ditore kishte një ndikim pozitiv në organizatën e tyre, me më shumë se gjysmën që e përshkruan ndikimin si shumë pozitiv.
Shumica dërrmuese, 82% e kompanive të anketuara raportuan ndikime pozitive në mirëqenien e stafit, ndërsa 50% panë efekte pozitive në reduktimin e qarkullimit të stafit dhe gati një e treta - 32% thanë se politika kishte përmirësuar dukshëm rekrutimin.
Juliet Schor, autorja e raportit dhe profesoreshë e sociologjisë në Kolegjin e Bostonit, i përshkroi rezultatet njëvjeçare si të shkëlqyera dhe tha se gjetjet treguan se efektet pozitive të orëve më të shkurtra të punës ishin reale dhe afatgjatë.
Shëndeti fizik dhe mendor, si dhe balanca punë-jetë janë dukshëm më të mira se në gjashtë muaj. Megjithatë, raporti zbuloi se stafi në firmat ku dita shtesë e pushimit ishte vetëm pak e garantuar, ose e siguruar me kushtin e përmbushjes së objektivave të caktuara, kishte disa shqetësime.
Për shembull, modelet e javës së punës katër-ditore që ishin shumë të kushtëzuara rezultuan në raportimin e shtuar të stresit për të përmbushur afatet, pakënaqësinë ndaj të tjerëve dhe ndjenjat e pabarazisë midis punonjësve bazuar në natyrën e rolit të tyre. Raporti shtoi se format më pak të përkushtuara të politikës së javës katërditore të punës, gjithashtu e lanë stafin më pak të aftë për të planifikuar aktivitetet në ditët e tyre të pushimit.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Qeveria shton 98 milionë euro për punë publike - Akti normativ/ Si ndryshoi buxheti në nisje të vitit?
Në muajin e dytë të vitit për shkak të perfomancës së lartë në të ardhura, vijueshmëri edhe nga 2023-shi, qeveria ka vendosur të bëjë ndërhyrjen e parë në......

Ndërprerjet e furnizimeve, sfidë për tregtinë globale - UNCTAD: Situatat gjeopolitike dhe klima rëndojnë më shumë situatën
Sulmet e fundit ndaj anijeve tregtare në Detin e Kuq kanë ndikuar rëndë transportin përmes Kanalit të Suezit, duke shtuar sfidat ekzistuese gjeopolitike dhe të......

Linjat ajrore testojnë tolerancën e pasagjerëve - “Deri sa shtrenjtë mund të paguajnë për të udhëtuar”
Linjat ajrore amerikane dhe europiane do të synojnë të rrisin fitimet përsëri këtë vit me çmime më të larta të biletave, ndërsa përpiqen të shtrydhin atë që......

Europa rrezikon një krizë të re refugjatësh - Egjipti, Libani dhe Jordania janë në gjendje të vështirë financiare
Lufta në Gaza po përkeqëson kushtet tashmë të rënda ekonomike në Egjipt, Liban dhe Jordani. Perëndimit dhe veçanërisht Bashkimit Europian mund t'i duhet të......

Shpërndarje porosish nga ajri - Gjermania përdor për herë të parë dronët
Një kompani në Lidenscheid, në shtetin e Rhein-Vestfalisë së Veriut, ishte e para në Gjermani që nisi dërgimin e paketave me dron. Prodhuesit e këtyre dronëve......

Në Kuvend projektligji për kualifikimet profesionale - Nga infermierët te mamitë, cilët janë profesionet që do t’u njihen kualifikimet?
Është depozituar në Kuvend projektligji për njohjen e kualifikimeve profesionale të infermierëve, veterinarëve, farmacistëve dhe mamive në kontekstin e......

Rikonstruksioni i linjës hekurudhore Durrës-Tiranë - ARRSH njofton aksin dhe oraret kur do të bllokohet trafiku
Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se në kuadër të punimeve që po kryhen për projektin “Rikonstruksioni i linjës hekurudhore Durrës-Tiranë Terminali Publik i......

Turqia mban normën bazë të interesit në 45% ndërsa çmimet e konsumit rriten!
Banka qendrore e Turqisë e la të pandryshuar normën e saj bazë të interesit në 45%, duke ndalur një seri rritjesh agresive të normave që synojnë të zbutin......