Në Kuvend projektligji për kualifikimet profesionale - Nga infermierët te mamitë, cilët janë profesionet që do t’u njihen kualifikimet?

Është depozituar në Kuvend projektligji për njohjen e kualifikimeve profesionale të infermierëve, veterinarëve, farmacistëve dhe mamive në kontekstin e marrëveshjes së tregtisë së lirë të Europës Qëndrore.
Propozimi i këtij projektligji vjen në kuadër të zgjerimit të numrit të profesioneve të rregulluara lidhur me procesin e njohjes, procedurës, dokumentacionit për njohjen e kualifikimeve profesionale dhe rregullave të hollësishme për ndjekjen e profesionit, pas miratimit të marrëveshjes për njohjen e kualifikimeve profesionale të profesioneve të tjera të rregulluara si ajo e mjekëve, stomatologëve dhe arkitektëve, me vendimin e Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e marrëveshjes për njohjen e kualifikimeve profesionale të mjekëve, stomatologëve dhe arkitektëve në kontekstin e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore”.
Ky projektligj është në përputhje të plotë me programin politik të Këshillit të Ministrave, i cili e konsideron progresin në fushën e arsimit si paraprijës të zhvillimit shoqëror, ekonomik e kulturor, si një faktor të konsolidimit demokratik dhe pjesë themelore të imazhit të Shqipërisë Evropiane.
Marrëveshja do të realizojë qëllimin e shprehur në programin politik të Këshillit të Ministrave për zhvillimin e mëtejshëm të arsimit, forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe mirëkuptimit të ndërsjellë në kuadër të Procesit të Berlinit.
Kjo marrëveshje do të zbatohet për personat fizikë, si profesionistë të palës lëshuese, që dëshirojnë të ndjekin një profesion të rregulluar në një palë pritëse, në varësi të kushteve minimale të harmonizuara të trajnimit, qoftë për një të vetëpunësuar ose të punësuar.
Diamila Leka/ SCAN
Sondazh

Rikonstruksioni i linjës hekurudhore Durrës-Tiranë - ARRSH njofton aksin dhe oraret kur do të bllokohet trafiku
Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se në kuadër të punimeve që po kryhen për projektin “Rikonstruksioni i linjës hekurudhore Durrës-Tiranë Terminali Publik i......

Turqia mban normën bazë të interesit në 45% ndërsa çmimet e konsumit rriten!
Banka qendrore e Turqisë e la të pandryshuar normën e saj bazë të interesit në 45%, duke ndalur një seri rritjesh agresive të normave që synojnë të zbutin......

Shërbimet në Eurozonë rimëkëmben por tkurrja e prodhimit thellohet!
Është një tablo e përzier për eurozonën: ndërsa sektori i prodhimit vazhdon të tkurret, sektori i shërbimeve po tregon shenja përmirësimi pas gjashtë muajsh......

Ligji për zonat e mbrojtura miratohet mes protestash - Aktivistët mjedisorë: Nuk ndalemi! Reagon delegacioni i BE dhe Rama
Protestuesit: Mos e voto ligjin! Mos e voto ligjin! Zhgarravisni zyrën, jo natyrën! Zhgarravisni zyrën, jo natyrën! Teksa aktivistët mjedisorë dhe qytetarët......

Inflacioni në Shqipëri mbi mesataren e BE-së - Sipas metodës së Eurostat, në Janar 2024 çmimet u rritën me 4%
Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave, Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit për muajin Janar të vitit 2024 në Shqipëri, fiksohet......

Garancia për fasonët, “çelësi i ndezjes së motorëve” - Prençe: “Made in Albania” do jetë krenaria jonë
Akti normativ i ndryshimit të buxhetit për t’i dhënë 4 miliardë lekë biznesit të industrisë përpunuese fason, është cilësuar si çelësi i ndezjes së motorëve......

Rritet energjia diellore e prodhuar në vend - Gjatë vitit 2023 u gjenerua rreth 80 mijë mWh, 60% më shumë se vjet
Energjia e prodhuar nga centralet fotovoltaike regjistroi rritje gjatë vitit 2023, në raport me një vit më parë. Sipas të dhënave zyrtare, në total u gjeneruar......

Kompanitë amerikane, interes për energjinë e turizmin - Mullaj: Janë sektorë me potencial të lartë për investim
Investimet amerikane në Shqipëri janë rritur ndjeshëm vit pas viti, por potencialet janë edhe më të mëdha. Në një intervistë për SCAN TV, Drejtori Ekzekutiv i......