Qeveria shton 98 milionë euro për punë publike - Akti normativ/ Si ndryshoi buxheti në nisje të vitit?
Në muajin e dytë të vitit për shkak të perfomancës së lartë në të ardhura, vijueshmëri edhe nga 2023-shi, qeveria ka vendosur të bëjë ndërhyrjen e parë në buxhetin e shtetit. Referuar aktit normativ të publikuar në Fletoren Zyrtare, të ardhurat e përgjithshme janë rritur me 10.8 miliardë lekë, apo rreth 28.2 për qind të PBB.
Peshë kryesore në rritjen e të ardhurave kanë pasur kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore me rreth 7.9 miliardë lekë, tatimi mbi fitimin si dhe Tatimi mbi Vlerën e Shtuar.
Ndërsa shpenzimet e përgjithshme publike janë rritur me 6.7 miliardë lekë nga buxheti fillestar, duke zënë 30.6 % të PBB.
Referuar treguesve fiskalë për shkak të rritjes së të ardhurave është vendosur të bëhen rialokime duke i dhënë fokus shpenzimeve kapitale me financim të brendshëm, me afro 10.2 miliardë lekë.
Konkretisht investimet publike me aktin normativ kapërcejnë nga 77.3 miliardë lekë që ishin parashikuar në buxhetin fillestar për vitin 2024, në 87.5 miliardë lekë apo 3.6 % e PBB.
Përmes ndryshimeve në buxhet qeveria synon të vijojë ecurinë e uljes së stokut të borxhit publik në 1, 414 miliardë lekë, pa përfshirë efektet e mundshme prej ndryshimit të kursit të këmbimit nga 1,454 miliardë lekë që ishte planifikuar në buxhetin fillestar.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Ndërprerjet e furnizimeve, sfidë për tregtinë globale - UNCTAD: Situatat gjeopolitike dhe klima rëndojnë më shumë situatën
Sulmet e fundit ndaj anijeve tregtare në Detin e Kuq kanë ndikuar rëndë transportin përmes Kanalit të Suezit, duke shtuar sfidat ekzistuese gjeopolitike dhe të......

Linjat ajrore testojnë tolerancën e pasagjerëve - “Deri sa shtrenjtë mund të paguajnë për të udhëtuar”
Linjat ajrore amerikane dhe europiane do të synojnë të rrisin fitimet përsëri këtë vit me çmime më të larta të biletave, ndërsa përpiqen të shtrydhin atë që......

Europa rrezikon një krizë të re refugjatësh - Egjipti, Libani dhe Jordania janë në gjendje të vështirë financiare
Lufta në Gaza po përkeqëson kushtet tashmë të rënda ekonomike në Egjipt, Liban dhe Jordani. Perëndimit dhe veçanërisht Bashkimit Europian mund t'i duhet të......

Shpërndarje porosish nga ajri - Gjermania përdor për herë të parë dronët
Një kompani në Lidenscheid, në shtetin e Rhein-Vestfalisë së Veriut, ishte e para në Gjermani që nisi dërgimin e paketave me dron. Prodhuesit e këtyre dronëve......

Në Kuvend projektligji për kualifikimet profesionale - Nga infermierët te mamitë, cilët janë profesionet që do t’u njihen kualifikimet?
Është depozituar në Kuvend projektligji për njohjen e kualifikimeve profesionale të infermierëve, veterinarëve, farmacistëve dhe mamive në kontekstin e......

Rikonstruksioni i linjës hekurudhore Durrës-Tiranë - ARRSH njofton aksin dhe oraret kur do të bllokohet trafiku
Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se në kuadër të punimeve që po kryhen për projektin “Rikonstruksioni i linjës hekurudhore Durrës-Tiranë Terminali Publik i......

Turqia mban normën bazë të interesit në 45% ndërsa çmimet e konsumit rriten!
Banka qendrore e Turqisë e la të pandryshuar normën e saj bazë të interesit në 45%, duke ndalur një seri rritjesh agresive të normave që synojnë të zbutin......

Shërbimet në Eurozonë rimëkëmben por tkurrja e prodhimit thellohet!
Është një tablo e përzier për eurozonën: ndërsa sektori i prodhimit vazhdon të tkurret, sektori i shërbimeve po tregon shenja përmirësimi pas gjashtë muajsh......