Europa rrezikon një krizë të re refugjatësh - Egjipti, Libani dhe Jordania janë në gjendje të vështirë financiare

Lufta në Gaza po përkeqëson kushtet tashmë të rënda ekonomike në Egjipt, Liban dhe Jordani. Perëndimit dhe veçanërisht Bashkimit Europian mund t'i duhet të përgatiten për një krizë tjetër refugjatësh, pavarësisht nga ndihma financiare që do t'u japin. Në katër muajt e fundit, rreth 29.000 palestinezë janë vrarë nga sulmi i Izraelit në Gaza pasi Hamasi ndërmori një sulm në tokën izraelite, duke lënë 1.200 të vdekur.
Efektet e kësaj lufte shtrihen shumë përtej fushëbetejave. Egjipti dhe Libani po mbyten në borxhe, duke arritur përkatësisht 93% dhe 280% të PBB-së, sipas FMN. Të ardhurat nga turizmi, ‘gjaku’ i ekonomive në rajon, veçanërisht në Liban, ranë 45% në tetor në krahasim me 2022-shin.
Nëse konflikti vazhdon edhe për tre muaj të tjerë, do të shkaktojë një humbje prej 10 miliardë dollarësh në PBB-në e Libanit, Egjiptit dhe të Jordanisë; si dhe do të arrijë në 18 miliardë dollarë, me një shtyrje deri në verë. Në të njëjtën kohë, mbi gjysmë milioni njerëz në të tre vendet mund të bien në varfëri.
Kriza aktuale e Libanit daton të paktën që nga viti 2020, kur një shpërthim në portin e Bejrutit vrau më shumë se 200 njerëz. Që atëherë, monedha libaneze ka humbur rreth 98% të vlerës së saj ndaj dollarit në tregun paralel dhe inflacioni treshifror ka zhdukur të ardhurat. GDP-ja e vendit është më shumë se përgjysmuar midis 2019 dhe 2022, por qeveria nuk po ecën përpara me reformat e premtuara ekonomike dhe publike në mënyrë që të lirojë fonde nga FMN.
Situata është po aq problematike në Egjipt, për shkak të një qëndrimi të ngjashëm të presidentit Abdel Fattah al-Sisi. Të ardhurat nga Kanali i Suezit, një burim kryesor i këmbimit valutor, ranë me 50% në janar krahasuar me 2023-shin.
Përveç kësaj, mungesa kronike e besimit të investitorëve çoi në dalje të mëdha kapitali. Në dhjetor 2022, FMN miratoi huanë e katërt për Egjiptin prej 3 miliardë dollarësh. FMN-ja e mbajti një pjesë të saj pas reformave të vonuara. Një problem më kompleks është se ushtria kontrollon kompanitë e ujit të ambalazhuar, baxhot, zinxhirët e stacioneve të benzinës dhe madje edhe mediat lokale.
E gjithë kjo e lë Europën në disavantazh. Mbajtja e ndihmës nga vendet shumë të mëdha për t'u rrëzuar për shkak të elitave të korruptuara mund të përshpejtojë një krizë të paqëndrueshme. Prandaj BE po nxiton të finalizojë një hua me Egjiptin për të siguruar që të evakuuarit e Gazës të mos arrijnë në brigjet e saj.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Shpërndarje porosish nga ajri - Gjermania përdor për herë të parë dronët
Një kompani në Lidenscheid, në shtetin e Rhein-Vestfalisë së Veriut, ishte e para në Gjermani që nisi dërgimin e paketave me dron. Prodhuesit e këtyre dronëve......

Në Kuvend projektligji për kualifikimet profesionale - Nga infermierët te mamitë, cilët janë profesionet që do t’u njihen kualifikimet?
Është depozituar në Kuvend projektligji për njohjen e kualifikimeve profesionale të infermierëve, veterinarëve, farmacistëve dhe mamive në kontekstin e......

Rikonstruksioni i linjës hekurudhore Durrës-Tiranë - ARRSH njofton aksin dhe oraret kur do të bllokohet trafiku
Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se në kuadër të punimeve që po kryhen për projektin “Rikonstruksioni i linjës hekurudhore Durrës-Tiranë Terminali Publik i......

Turqia mban normën bazë të interesit në 45% ndërsa çmimet e konsumit rriten!
Banka qendrore e Turqisë e la të pandryshuar normën e saj bazë të interesit në 45%, duke ndalur një seri rritjesh agresive të normave që synojnë të zbutin......

Shërbimet në Eurozonë rimëkëmben por tkurrja e prodhimit thellohet!
Është një tablo e përzier për eurozonën: ndërsa sektori i prodhimit vazhdon të tkurret, sektori i shërbimeve po tregon shenja përmirësimi pas gjashtë muajsh......

Ligji për zonat e mbrojtura miratohet mes protestash - Aktivistët mjedisorë: Nuk ndalemi! Reagon delegacioni i BE dhe Rama
Protestuesit: Mos e voto ligjin! Mos e voto ligjin! Zhgarravisni zyrën, jo natyrën! Zhgarravisni zyrën, jo natyrën! Teksa aktivistët mjedisorë dhe qytetarët......

Inflacioni në Shqipëri mbi mesataren e BE-së - Sipas metodës së Eurostat, në Janar 2024 çmimet u rritën me 4%
Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave, Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit për muajin Janar të vitit 2024 në Shqipëri, fiksohet......

Garancia për fasonët, “çelësi i ndezjes së motorëve” - Prençe: “Made in Albania” do jetë krenaria jonë
Akti normativ i ndryshimit të buxhetit për t’i dhënë 4 miliardë lekë biznesit të industrisë përpunuese fason, është cilësuar si çelësi i ndezjes së motorëve......