Pse ky kompleks spektakolar mund të bëhet "magneti kulturor" i këtij shteti?!
Ajo që aktualisht është vetëm një ngastër me tokë shkëmbore dhe të pazhvilluar, do të bëhet një oaz kulture në kryeqytetin e Omanit, Muscat. Kompleksi Kulturor i Omanit, i projektuar nga firma franceze Architecturestudio, do të përbëhet nga Teatri i ri Kombëtar, Biblioteka Kombëtare dhe një qendër ekspozite dhe do të mbulojë 70,000 metra katrorë pas përfundimit.
Duke marrë frymëzim nga peizazhi aty pranë, çatia është bërë nga çeliku modular i lehtë, i projektuar me një formë valëzuese të frymëzuar nga dunat e rërës. Architecturestudio thotë se 6,000 pemë nga speciet lokale si palma dhe agrume do të mbillen, duke rrethuar ndërtesat me një tendë të gjelbër që siguron mbrojtje nga era dhe hije natyrore.
Hapësirat midis ndërtesave dhe boshllëqeve në çati janë krijuar për të përmirësuar rrjedhën e ajrit, duke reduktuar nevojën për ajër të kondicionuar. Ato gjithashtu do të ndihmojnë në ftohjen e sheshit qendror, një veçori e frymëzuar nga oborret tradicionale që gjenden shpesh në shtëpitë në Oman dhe gjetkë në rajon.
Roueïda Ayache mbikëqyr shumicën e projekteve të Architecturestudio në Lindjen e Mesme, duke përfshirë dizajnet e mëparshme si Teatri Kombëtar i Bahreinit, i hapur në vitin 2012 dhe Kulla Amman Rotana e Jordanisë. Ajo beson se Kompleksi Kulturor do të bëhet një atraksion kyç në Muskat.
Ajo shpjegon se ndërtesat do të jenë të ndara, por të bashkuara nën një çati të vetme. Projekti u porosit nga Ministria e Trashëgimisë së Omanit dhe arkitektët shpresojnë se ndërtimi do të fillojë në fund të vitit 2024, me kompleksin që do të ndërtohet pranë ndërtesave të ndryshme qeveritare dhe i vendosur midis Aeroportit Ndërkombëtar të Muskatit dhe qendrës së qytetit.
Vendi po kërkon të riformësojë disa zona sociale dhe ekonomike si pjesë e Vizionit të tij Oman 2040 dhe një plan i ri strukturor është hartuar për zonën e Muskatit të Madh. René-Henri Arnaud është arkitekti partner në krye të Kompleksit Kulturor dhe për të, një aspekt vendimtar është prakticiteti i tij.
Teatri i ri Kombëtar do të presë aktivitete që variojnë nga shfaqjet lokale deri te kërcimi dhe opera, me ambientin që rregullon dritat dhe ndenjëset në përputhje me rrethanat. Arnaud shton se Biblioteka Kombëtare “do të jetë një bibliotekë multimediale, jo vetëm për studentët, por edhe për vizitorët ndërkombëtarë”. Nuk ka ende një datë përfundimtare të përfundimit të kompleksit.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Akti Normativ, 9.88 mld lekë për Portin e ri Tregtar në Porto Romano - Relacioni: Projekt madhor me standarte ndërkombëtare, rëndësi strategjike
Porti i ri tregtar në Porto Romano do të ndërtohet me fonde të buxhetit të shtetit, dhe jo me financim të huaj sikurse parashikohej në ligjin fillestar të......

Planet për borxhin, shlyerje masive principali nga 2024 - Efektet në pakësimin e kostove të shërbimit të huasë publike të dukshme në 2029
Një seri pagesash masive gjatë viteve 2024 dhe 2025, do të sjellin ulje drastike të trajektores së kostove të shërbimit të borxhit për vitet në vijim. Sipas......

Biznesi në gjendje të mirë financiare, rriti depozitat 21% - Faktorë nxitës edhe rritja e normave të interesit dhe shtimi i likuiditetit në treg
Çmimet e larta vijojnë t’i sigurojnë biznesit shqiptar situatë të mirë financiare, e cila reflektohet te ulja e nevojës së kompanive për kredi afatshkurtra për......

Azilantët shqiptarë u “rikthehen” Europës - Rriten aplikimet në nëntor, 80% e tyre janë kërkesa për herë të parë
Të dhënat më të fundit të publikuara nga "Agjencia për Azil e Bashkimit Europian" që i referohen muajit Nëntor të vitit 2023, konstatojnë një përshpejtim të......

Frankfurt fiton garën për të pritur autoritetin e ri prestigjioz të BE-së kundër pastrimit të parave!
Qendra financiare gjermane mposhti konkurrencën e tetë të tjerëve teksa BE-ja i vendos hapat e fundit reformave të parave të pista. Frankfurt ka fituar garën......

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan ka humbur sërish pikë këtë të premte edhe pse pa ndonjë ndryshim të ndjeshëm teksa e mbyll këtë javë negativisht duke u blerë sot me 95.5 lekë......

Nis “çlirimi” i hapësirave në rrugët kombëtare - Sipas ligjit, çdo biznes duhet të jetë 1 km larg rrugës kryesore
Inspektorati i Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit me mbështetjen e Policisë së Shtetit po çliron hapësirat përgjatë rrugëve kombëtare nga ndërhyrjet dhe......

Suksesi britanik në javën me katër ditë pune - Pjesa më e madhe e kompanive do ta mbajnë përgjithmonë në fuqi
Sipas një raporti të ri, shumica e kompanive të përfshira në provën më të madhe në botë të një jave pune katërditore e kanë bërë politikë të përhershme. Nga 61......