Akti Normativ, 9.88 mld lekë për Portin e ri Tregtar në Porto Romano - Relacioni: Projekt madhor me standarte ndërkombëtare, rëndësi strategjike
Porti i ri tregtar në Porto Romano do të ndërtohet me fonde të buxhetit të shtetit, dhe jo me financim të huaj sikurse parashikohej në ligjin fillestar të buxhetit 2024. Përmes Aktit Normativ të miratuar në qeveri të mërkurën, për këtë vepër portuale janë akorduar 9.88 mld lekë, sipas kërkesës së Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.
Po ashtu, parashikohet mbështetje buxhetore me 14.7 mld lekë për secalin nga vitet 2025 dhe 2026. Në buxhetin fillestar financimi ishte parashikuar në vlerën e 50 mln lekëve, ndërsa 8.66 mld lekë të tjera parashikohej të siguroheshin nga financimi i huaj.
Ndërkaq, sipas relacionit shoqërues të Aktit Normativ në Kuvend, argumentet në mbështetje të këtij ndryshimi lidhen kryesisht me rëndësinë strategjike të projektit madhor i cili përmbush standardet ndërkombëtare, teknologjikisht të përparuara dhe ekologjike, të cilat do të garantojnë plotësimin e kërkesave të Shqipërisë dhe vendeve të Rajonit sa i takon transportit detar.
Sipas relacionit, Porti i ri në Porto Romano do të krijojë një hapësirë logjistike, që do të shërbejë si qendër për rritjen e mëtejshme ekonomike për zonën Tiranë-Durrës dhe trajtimin e ngarkesave tranzit në port.
Po ashtu, sipas relacionit, ai do të vendosë Shqipërinë si nyje në rrjetet infrastrukturore rajonale, duke sjellë rritje dhe përmirësime në aspektin e zhvillimit ekonomik e social të vendit. Ndaj, financimi me mbështetje të drejtpërdrejtë buxhetore siguron përshpejtimin e procedurave të domosdoshme për fillimin dhe avancimin e punimeve.
Në total, buxheti për transportin detar, parashikohet në 10.04 mld lekë, nga 8.81 mld lekë që ishte në ligjin fillestar. Ndryshime në financim nuk kanë pësuar vetëm shpenzimet korrente, ku përfshihen pagat e punonjësve.
Ola Mitre /SCAN
Sondazh

Planet për borxhin, shlyerje masive principali nga 2024 - Efektet në pakësimin e kostove të shërbimit të huasë publike të dukshme në 2029
Një seri pagesash masive gjatë viteve 2024 dhe 2025, do të sjellin ulje drastike të trajektores së kostove të shërbimit të borxhit për vitet në vijim. Sipas......

Biznesi në gjendje të mirë financiare, rriti depozitat 21% - Faktorë nxitës edhe rritja e normave të interesit dhe shtimi i likuiditetit në treg
Çmimet e larta vijojnë t’i sigurojnë biznesit shqiptar situatë të mirë financiare, e cila reflektohet te ulja e nevojës së kompanive për kredi afatshkurtra për......

Azilantët shqiptarë u “rikthehen” Europës - Rriten aplikimet në nëntor, 80% e tyre janë kërkesa për herë të parë
Të dhënat më të fundit të publikuara nga "Agjencia për Azil e Bashkimit Europian" që i referohen muajit Nëntor të vitit 2023, konstatojnë një përshpejtim të......

Frankfurt fiton garën për të pritur autoritetin e ri prestigjioz të BE-së kundër pastrimit të parave!
Qendra financiare gjermane mposhti konkurrencën e tetë të tjerëve teksa BE-ja i vendos hapat e fundit reformave të parave të pista. Frankfurt ka fituar garën......

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan ka humbur sërish pikë këtë të premte edhe pse pa ndonjë ndryshim të ndjeshëm teksa e mbyll këtë javë negativisht duke u blerë sot me 95.5 lekë......

Nis “çlirimi” i hapësirave në rrugët kombëtare - Sipas ligjit, çdo biznes duhet të jetë 1 km larg rrugës kryesore
Inspektorati i Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit me mbështetjen e Policisë së Shtetit po çliron hapësirat përgjatë rrugëve kombëtare nga ndërhyrjet dhe......

Suksesi britanik në javën me katër ditë pune - Pjesa më e madhe e kompanive do ta mbajnë përgjithmonë në fuqi
Sipas një raporti të ri, shumica e kompanive të përfshira në provën më të madhe në botë të një jave pune katërditore e kanë bërë politikë të përhershme. Nga 61......

Qeveria shton 98 milionë euro për punë publike - Akti normativ/ Si ndryshoi buxheti në nisje të vitit?
Në muajin e dytë të vitit për shkak të perfomancës së lartë në të ardhura, vijueshmëri edhe nga 2023-shi, qeveria ka vendosur të bëjë ndërhyrjen e parë në......