Biznesi në gjendje të mirë financiare, rriti depozitat 21% - Faktorë nxitës edhe rritja e normave të interesit dhe shtimi i likuiditetit në treg

Çmimet e larta vijojnë t’i sigurojnë biznesit shqiptar situatë të mirë financiare, e cila reflektohet te ulja e nevojës së kompanive për kredi afatshkurtra për nevoja imediate, por veçanërisht te rritja e dukshme e depozitave në sistemin bankar. Në mbyllje të tremujorit të fundit të vitit, kur edhe konsumi është më i lartë, depozitat e bizneseve kanë shënuar një rritje prej 21%, shtim më i fortë se tremujorët e mëparshëm të vitit, tendencë që vijoi e ngjashme edhe gjatë muajit janar 2024.
Paralelisht, depozitat e individëve shënuan një rritje mesatare vjetore prej 8.2% gjatë tremujorit të katërt, nga 7% një tremujor më parë, ndërkohë që zgjerimi i depozitave në valutë të individëve vijoi të qëndrojë në nivele të larta dhe të ngjashme me tremujorët e kaluar.
Depozitat në banka shënuan një rritje mesatare vjetore prej 10.7% në tremujorin e fundit të vitit 2023. Në ndryshim nga një tremujor më parë, ky përmirësim ka reflektuar ecurinë e depozitave në lekë, të cilat u rritën mesatarisht me 5.5% nga 2.4% një tremujor më parë. Gjithsesi, për t’u theksuar është se rol në rritjen e depozitave, qoftë të biznesit, ashtu edhe të individëve, ka pasur edhe rritja e normave të interesit të tyre si rezultat i normës bazë të interesit, e cila nga nëntori i vitit të shkuar është në nivelin 3.25%.
Normat e interesit të depozitave me afat në lekë kanë shënuar një rritje disi më të shpejtë në tremujorin e fundit të vitit 2023. Në terma mesatarë, ato arritën në 2.0% në muajin dhjetor, nga 1.7% në tremujorin e tretë dhe 1.5% në gjysmën e parë të vitit. Normat e interesit për depozitat me afat në euro kanë frenuar rritjen në tremujorin e katërt.
Ato rezultuan mesatarisht 1.2% në këtë tremujor, duke mos ndryshuar nga fundi i tremujorit paraardhës. Diferenca mes interesit mesatar të depozitave në lekë dhe atij të depozitave në euro është luhatur ngushtë brenda intervalit 0.5 pikë përqindje-0.8 pikë përqindje, duke qenë pranë mesatares së qëndrueshme të shtatë viteve të fundit (0.6 pikë përqindje). Një faktor tjetër që ka ndikuar pozitivisht në shtimin e depozitave ishte edhe rritja e shpejtë e likuiditetit në lekë në pasqyrim të rritjes së shpenzimeve qeveritare.
Lorenc Rabeta/SCAN
Sondazh

Azilantët shqiptarë u “rikthehen” Europës - Rriten aplikimet në nëntor, 80% e tyre janë kërkesa për herë të parë
Të dhënat më të fundit të publikuara nga "Agjencia për Azil e Bashkimit Europian" që i referohen muajit Nëntor të vitit 2023, konstatojnë një përshpejtim të......

Frankfurt fiton garën për të pritur autoritetin e ri prestigjioz të BE-së kundër pastrimit të parave!
Qendra financiare gjermane mposhti konkurrencën e tetë të tjerëve teksa BE-ja i vendos hapat e fundit reformave të parave të pista. Frankfurt ka fituar garën......

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan ka humbur sërish pikë këtë të premte edhe pse pa ndonjë ndryshim të ndjeshëm teksa e mbyll këtë javë negativisht duke u blerë sot me 95.5 lekë......

Nis “çlirimi” i hapësirave në rrugët kombëtare - Sipas ligjit, çdo biznes duhet të jetë 1 km larg rrugës kryesore
Inspektorati i Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit me mbështetjen e Policisë së Shtetit po çliron hapësirat përgjatë rrugëve kombëtare nga ndërhyrjet dhe......

Suksesi britanik në javën me katër ditë pune - Pjesa më e madhe e kompanive do ta mbajnë përgjithmonë në fuqi
Sipas një raporti të ri, shumica e kompanive të përfshira në provën më të madhe në botë të një jave pune katërditore e kanë bërë politikë të përhershme. Nga 61......

Qeveria shton 98 milionë euro për punë publike - Akti normativ/ Si ndryshoi buxheti në nisje të vitit?
Në muajin e dytë të vitit për shkak të perfomancës së lartë në të ardhura, vijueshmëri edhe nga 2023-shi, qeveria ka vendosur të bëjë ndërhyrjen e parë në......

Ndërprerjet e furnizimeve, sfidë për tregtinë globale - UNCTAD: Situatat gjeopolitike dhe klima rëndojnë më shumë situatën
Sulmet e fundit ndaj anijeve tregtare në Detin e Kuq kanë ndikuar rëndë transportin përmes Kanalit të Suezit, duke shtuar sfidat ekzistuese gjeopolitike dhe të......

Linjat ajrore testojnë tolerancën e pasagjerëve - “Deri sa shtrenjtë mund të paguajnë për të udhëtuar”
Linjat ajrore amerikane dhe europiane do të synojnë të rrisin fitimet përsëri këtë vit me çmime më të larta të biletave, ndërsa përpiqen të shtrydhin atë që......