Turizëm elitar, si t’i ngremë çmimin Shqipërisë? - Topuzi: Cilësi dhe infrastrukturë, rriten me 30% rezervimet

Kur pritshmëritë janë shumë të larta për sezonin e ri turistik, duke synuar 13-15 milionë vizitorë, rezervimet në hotele janë rritur me 30%. Kryetari i Shoqatës së Hoteleri-Turizmit Zak Topuzi, ka thënë në një intervistë për Scan Tv se sfidë në këtë sezon mbetet infrastruktura dhe mungesa e fuqisë punëtore. Sipas tij, operatorët turistikë, duhet të punojnë fort me rritjen e cilësisë së shërbimeve, kualifikimin e stafit dhe rritjen e pagave.
“Nga informacioni që ne kemi ka një rritje me 30% të rezervimeve të paketave të plota në hotelet e bregdetit dhe kjo e bën pozitive situatën në Shqipëri. Rezervimet kanë qënë të dukshme për muajin janar-shkurt, të cilat në vitet e mëparshme kanë qënë muaj të vdekur, për 2024 ka patur rritje me dy shifra dhe sigurisht janë sinjale pozitive. Ne duhet të mobilizohemi dhe përgjegjësia kryesore i takon pushtetit lokal, pushtetit qëndror, e po ashtu dhe bizneset duhet të bashkëpunojnë ngushtë për të krijuar lehtësi dhe mundësi maksimale për pushuesit’’- thotë kryetari i Shoqatës së Hoteleri-Turizmit.
Duke vlerësuar rritjen e turizmit elitar me 26%, një nga destinacionet që mund të ketë ndikim të lartë në këtë sektor sipas Topuzit, është dhe porti i ri Durrës.
“Një nga destinacionet që mund të quhet turizëm elitar është dhe porti i jahteve Durrës, por që sipas vetë investitorëve pritet të mbyllet për 5-7 vjet. Ne duhet të përgatitemi gradualisht. Në një konferencë të rëndësishme, ku diskutuam me një nga investitorët më të rëndësishëm strategjik Alabbar, ai shprehu opinionin e tij për turizmin shqiptar dhe pikat më të rëndësishme ishin se nuk duhet të humbasë kjo mundësi që Shqipëria ka, në mënyrë që këta turistë që vijnë të kenë kontakt me banorët vendas, të mësojnë nga historia e vendit dhe të mësojnë nga zakonet e tyre. Në rast se do ta humbisni këtë mundësi sipas Alabbar, ne do të humbasim shumë nga turizmi shqiptar” – ka thënë Topuzi.
Topuzi thekson se tashmë duhet që turistët të mos e shohin me Shqipërinë si një vend low cost, ndërsa vlerëson dhe zhvillimin e agroturizmit në vend.
Alida Lula /SCAN
Sondazh

Pse ky kompleks spektakolar mund të bëhet "magneti kulturor" i këtij shteti?!
Ajo që aktualisht është vetëm një ngastër me tokë shkëmbore dhe të pazhvilluar, do të bëhet një oaz kulture në kryeqytetin e Omanit, Muscat. Kompleksi Kulturor......

Akti Normativ, 9.88 mld lekë për Portin e ri Tregtar në Porto Romano - Relacioni: Projekt madhor me standarte ndërkombëtare, rëndësi strategjike
Porti i ri tregtar në Porto Romano do të ndërtohet me fonde të buxhetit të shtetit, dhe jo me financim të huaj sikurse parashikohej në ligjin fillestar të......

Planet për borxhin, shlyerje masive principali nga 2024 - Efektet në pakësimin e kostove të shërbimit të huasë publike të dukshme në 2029
Një seri pagesash masive gjatë viteve 2024 dhe 2025, do të sjellin ulje drastike të trajektores së kostove të shërbimit të borxhit për vitet në vijim. Sipas......

Biznesi në gjendje të mirë financiare, rriti depozitat 21% - Faktorë nxitës edhe rritja e normave të interesit dhe shtimi i likuiditetit në treg
Çmimet e larta vijojnë t’i sigurojnë biznesit shqiptar situatë të mirë financiare, e cila reflektohet te ulja e nevojës së kompanive për kredi afatshkurtra për......

Azilantët shqiptarë u “rikthehen” Europës - Rriten aplikimet në nëntor, 80% e tyre janë kërkesa për herë të parë
Të dhënat më të fundit të publikuara nga "Agjencia për Azil e Bashkimit Europian" që i referohen muajit Nëntor të vitit 2023, konstatojnë një përshpejtim të......

Frankfurt fiton garën për të pritur autoritetin e ri prestigjioz të BE-së kundër pastrimit të parave!
Qendra financiare gjermane mposhti konkurrencën e tetë të tjerëve teksa BE-ja i vendos hapat e fundit reformave të parave të pista. Frankfurt ka fituar garën......

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan ka humbur sërish pikë këtë të premte edhe pse pa ndonjë ndryshim të ndjeshëm teksa e mbyll këtë javë negativisht duke u blerë sot me 95.5 lekë......

Nis “çlirimi” i hapësirave në rrugët kombëtare - Sipas ligjit, çdo biznes duhet të jetë 1 km larg rrugës kryesore
Inspektorati i Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit me mbështetjen e Policisë së Shtetit po çliron hapësirat përgjatë rrugëve kombëtare nga ndërhyrjet dhe......