Rriten gjobat për ndotjen e ajrit - Projektligji: Masa administrative 30% më të larta për shkelësit. Do “vilen” nga përmbarimi

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit kërkon rritjen e masës së gjobave për shkeljet në kryhen në drejtim të ndotjes së ajrit.
Sipas ndryshimeve ligjore të nxjerra për konsultim publik, rritja e masave administrative parashikohet në masën 30%, duke synuar që përmes penalizimeve më të rënda të ketë një përmirësim në drejtim të cilësisë së ajrit.
Sipas propozimeve të reja, operatorët që disponojnë leje mjedisi të tipit A, ku futen ato aktivitete që shkaktojnë dhe ndotjen më të lartë në mjedis, masa e gjobave në rast të mosrespektimit të kushteve do të variojë nga 1.3 - 2.6 mln lekë.
Për lejet mjedisore të tipit B, gjobat do të variojnë nga 390 – 650 mijë lekë. Paralelisht, ndryshimet ligjore parashikojnë kthimin e kundravajtjeve administrative në titull ekzekutiv, me qëllim mbledhjen e tyre nga zyra e përmbarimit.
Sipas relacionit, që shoqëron projektligjin ndotja e ajrit është një nga rreziqet më të mëdha mjedisore për shëndetin e njeriut.
Ndërkohë që, ashpërsimi i gjobave parashikohet të ndikojë në ndërgjegjësimin më të madh të personave fizikë apo juridikë për të forcuar masat që duhen marrë për parandalimin, kontrollin dhe reduktimin e shkarkimeve në ajër, duke ndikuar kështu në uljen e niveleve të ndotjes së ajrit dhe ndikimin që ai ka në shëndetin e njeriut si përshembull uljen e rasteve të sëmundjeve respiratore dhe atyre kardiovaskulare.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Turizëm elitar, si t’i ngremë çmimin Shqipërisë? - Topuzi: Cilësi dhe infrastrukturë, rriten me 30% rezervimet
Kur pritshmëritë janë shumë të larta për sezonin e ri turistik, duke synuar 13-15 milionë vizitorë, rezervimet në hotele janë rritur me 30%. Kryetari i......

Pse ky kompleks spektakolar mund të bëhet "magneti kulturor" i këtij shteti?!
Ajo që aktualisht është vetëm një ngastër me tokë shkëmbore dhe të pazhvilluar, do të bëhet një oaz kulture në kryeqytetin e Omanit, Muscat. Kompleksi Kulturor......

Akti Normativ, 9.88 mld lekë për Portin e ri Tregtar në Porto Romano - Relacioni: Projekt madhor me standarte ndërkombëtare, rëndësi strategjike
Porti i ri tregtar në Porto Romano do të ndërtohet me fonde të buxhetit të shtetit, dhe jo me financim të huaj sikurse parashikohej në ligjin fillestar të......

Planet për borxhin, shlyerje masive principali nga 2024 - Efektet në pakësimin e kostove të shërbimit të huasë publike të dukshme në 2029
Një seri pagesash masive gjatë viteve 2024 dhe 2025, do të sjellin ulje drastike të trajektores së kostove të shërbimit të borxhit për vitet në vijim. Sipas......

Biznesi në gjendje të mirë financiare, rriti depozitat 21% - Faktorë nxitës edhe rritja e normave të interesit dhe shtimi i likuiditetit në treg
Çmimet e larta vijojnë t’i sigurojnë biznesit shqiptar situatë të mirë financiare, e cila reflektohet te ulja e nevojës së kompanive për kredi afatshkurtra për......

Azilantët shqiptarë u “rikthehen” Europës - Rriten aplikimet në nëntor, 80% e tyre janë kërkesa për herë të parë
Të dhënat më të fundit të publikuara nga "Agjencia për Azil e Bashkimit Europian" që i referohen muajit Nëntor të vitit 2023, konstatojnë një përshpejtim të......

Frankfurt fiton garën për të pritur autoritetin e ri prestigjioz të BE-së kundër pastrimit të parave!
Qendra financiare gjermane mposhti konkurrencën e tetë të tjerëve teksa BE-ja i vendos hapat e fundit reformave të parave të pista. Frankfurt ka fituar garën......

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan ka humbur sërish pikë këtë të premte edhe pse pa ndonjë ndryshim të ndjeshëm teksa e mbyll këtë javë negativisht duke u blerë sot me 95.5 lekë......