Shtohen 36 mijë kontribues në skemën e pensioneve - Rriten të ardhurat me 7.6 mld lekë, bie subvencioni nga shteti

Numri i kontribuuesve në skemën e pensioneve është rritur ndjeshëm në gjysmën e parë të këtij viti. Sipas të dhënave zyrtare nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, në 6-mujor janë shtuar 36.802 kontribues të rinj, duke e çuar numrin total në mbi 789 mijë, ku përfshihen subjektet publike, private, të vetëpunësuarit në bujqësi dhe sigurimet vullnetare. E ndarë sipas subjekteve, peshën më të madhe me afro 64 % e zënë kontributet nga subjektet private dhe 20.1 për qind subjektet publike.
Ndikimin më të madh në numrin e shtuar të kontribuesve e zënë fermerët dhe subjektet private, përkatësisht me afro 19 mijë dhe 14 mijë individë më shumë.
Ky trend pozitiv në rritjen e kontribuesve, por nga ana tjetër edhe rritja e pagës minimale dhe maksimale mbi të cilën paguhen detyrimet e të punësuarve, kanë ndikuar edhe vjeljen e më shumë të ardhurave nga skemën e sigurimeve shoqërore, duke ulur rrjedhimisht deficitin.
Konkretisht të ardhurat nga subjektet juridike dhe fizike, të vetëpunësuarit në bujqësi dhe sigurimi vullnetar janë rritur me 7.6 miliardë lekë në 6 mujor, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa në total janë arkëtuar afro 57 miliardë lekë.
Subvencioni i skemës nga buxheti i shtetit në 6 mujor regjistrohet në 8.8 miliardë lekë, me një ulje prej 4 miliardë lekësh.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Gjermania ndërton fabrika për prodhimin e gjysmëpërçuesve - Por, vendi nuk ka specialistë që të punojnë në këtë sektor
Në Gjermani është planifikuar ndërtimi i fabrikave të reja të çipeve, shumë të nevojshme për industrinë. Shteti e ndihmon ndërtimin e tyre, por kjo nuk......

Europa, me rezerva të mëdha gazi natyror - 90% e depozitave duhet të jenë të mbushura në 1 nëntor
Ndërkohë që zhvillimet aktuale në tregjet e naftës bruto – për shkak të rritjes së vazhdueshme të çmimeve në javët e fundit – janë në qendër të vëmendjes së......

Aplikacionet që masin cilësinë e ajrit - Niveli i ndotjes në Europë konsiderohet alarmant
Dikur përdoreshin maskat për të na mbrojtur nga Covid dhe papastërtitë në ajër. Sapo pandemia u la pas, problemet me cilësinë e dobët të ajrit u rikthyhen në......

“S&P” rishikon në rritje perspektivën e Shqipërisë - Nga e qendrueshme, në pozitive. Konfirmohet vlerësimi B+
Agjencia Ndërkombëtare e Vlerësimit të Kreditit “Standard & Poor’s” (S&P), rishikoi në ngritje perspektivën e Shqipërisë në pozitive, nga e qendrueshme, si dhe......

“Durrës Marina” hedh themelet - Nis ndërtimi i dy godinave të para të superprojektit
Projekti i “Durrës Yachts & Marina” ka nisur të bëhet realitet. Tashmë me dhënien e lejeve përkatëse nga Këshilli Kombëtar i Territorit, ka nisur puna për......

Brenda 2024, ligj i ri për organizimin e administratës publike - Drafti, ndryshon rrënjësisht mënyra e llogaridhënies së institucioneve të varësisë
Brenda vitit 2024 Qeveria do amendojë tërësisht ligjin e vitit 2012 për organizmin e institucioneve publike, ndërkohë që deri në qershor 2025 është parashikuar......

Trenat në Shqipëri do të ecin më shpejt? - Do të investohen 100 mln lekë në dy segmente. Shpejtësia pritet të jetë 40 km/h
Hekurudha, që thuajse në të gjithë botën është baza e transportit të njerëzve dhe mallrave në Shqipëri ka degraduar. Por, këtij sektori thuajse të harruar ndër......

Ervin Mete takon Guvernatorin Sejko: Në fokus, bashkëpunimi mes dy institucioneve dhe pritshmëritë për të ardhmen!
Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete, zhvilloi një takim me Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, gjatë të cilit u diskutua mbi zhvillimet......