Europa Postuar më 23 Shtator 2023, 10:50

Gjermania ndërton fabrika për prodhimin e gjysmëpërçuesve - Por, vendi nuk ka specialistë që të punojnë në këtë sektor

Nga SCAN TV
Gjermania ndërton fabrika për prodhimin e

Në Gjermani është planifikuar ndërtimi i fabrikave të reja të çipeve, shumë të nevojshme për industrinë. Shteti e ndihmon ndërtimin e tyre, por kjo nuk mjafton. Ai duhet të shkojë në "ofensivë" për të gjetur ekspertë që do të punojnë në ato fabrika, sipas shoqatës Bitkom.

Kjo e fundit thekson se nëse mbështeten fabrikat e reja të çipave me miliarda para të taksapaguesve, atëherë duhen burime financiare për të trajnuar punëtorë të kualifikuar që do të punojnë atje, pavarësisht nëse këto para vijnë nga qeveria federale apo nga buxhetet provinciale.

Aktualisht vendi shënon 137 mijë vende të lira pune në sektorin e IT. Prodhuesit e çipeve po planifikojnë fabrika në Magdeburg dhe Dresden falë ndihmës shtetërore. Rreth 90% e kompanive industriale në Gjermani mbështeten te gjysmëpërçuesit dhe për 80% e tyre konsiderohen të nevojshme.

Kryetari i Bitkom-it apeloi që të lehtësohet imigrimi i punëtorëve të kualifikuar në Gjermani sepse ata mund të punësohen në të gjithë botën. Proceset burokratike në Gjermani janë ende aq të komplikuara saqë pengojnë vullnetin politik për të sjellë njerëz të kualifikuar në Gjermani.

Përveç kësaj, është e nevojshme që në shkollat ​​dhe universitetet gjermane më shumë të rinj të merren me ekonominë dixhitale dhe mikroelektronikën, veçanërisht vajzat dhe gratë e reja.

Dorina Kurtaj /SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat