Shqiptarët u “dyndën” drejt vajit vendas të ullirit - Në 2023-shin importi preku fundin. Në janar ndryshoi situata
Vaji i ullirit “Made in Albania” po bëhet gjithnjë edhe më i preferuar për konsumatorët shqiptarë në raport me markat e huaja. Rritja e prodhimit të ullirit në vitin 2022 mbingopi tregun dhe çmimi i vajit të binte në mesatarisht 500 lekë për litër. Nisur nga kjo situatë, konsumatorët shqiptarë jo vetëm u nxitën të rrisnin konsumin e këtij produkti, duke zëvendësuar vajin e lulediellit, por edhe të orientoheshin drejt prodhimit vendas.
Të dhënat e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave të siguruara nga SCAN TV, tregojnë se importi i vajit të ullirit nga jashtë përgjatë vitit 2023 ka pësuar një rënie drastike krahasuar me krahasuar me vitin 2022.
Konkretisht në 2023-shin janë importuar vetëm 39.6 ton vaj ulliri nga jashtë, nga 263.8 ton të importuara në vitin paraardhës, duke regjistruar një rënie drastike prej 85 për qind. E thënë ndryshe, importi i këtij produkti ka rënë me 7 herë.
Kërkesa më e lartë për vajin e ullirit ka qenë kryesisht gjatë sezonit veror, nga strukturat e shërbimeve dhe akomodimit për shkak të bumit turistik, por edhe nga emigrantët që kanë përfituar për të bërë blerjet e nevojshme. Ndërsa një pjesë e mirë e sasisë së prodhuar u eksportua drejt Italisë, pas një marrëveshje të nënshkruar nga Ministria e Bujqësisë me autoritetet italiane, e cila i hapi rrugë shitjes së këtij produkti jashtë kufijve.
Por gjatë 2023-shit, duket se pema e ullirit nuk është në nivelin e një viti më parë sa i takon prodhimit, megjithatë të dhënat nga fermerët, tregtojnë se ka sasi të mjaftueshme për të përmbushur kërkesën vendase.
Të dhënat e doganave, tregojnë sa i takon muajit Janar 2024, janë importuar 3.8 ton vaj ulliri, vihet re një rënie me afro 90 për qind krahasuar me janarin e vitit 2022, ndërsa tendenca është në rritje të moderuar krahasuar me janarin e 2023, ku ndikim duket të ketë çmimi. Aktualisht një litër vaj po tregtohet me një çmim mesatar prej 800 lekësh/ litër. Në vitin 2022 prodhimi arriti në 152.6 mijë ton, ndërsa për 2023-shin ende nuk janë gjeneruar të dhënat zyrtare.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Jashtë përdorimit kabllot nënujore Europë-Azi - Ndërprerje të mëdha në komunikimet globale nga sulmet e Houthi
Grupi Houthi i Jemenit i mbështetur nga Irani ka nxjerrë jashtë përdorimit katër kabllo komunikimi nënujor midis Arabisë Saudite dhe Xhibutit. Dëmi po shkakton......

Tregtia online, biznesi shqiptar në fund të Europës - Vetëm 1 në 7 ndërmarrje shiti mallra dhe shërbime përmes internetit
Shqipëria renditet mes katër vendeve të fundit në Europë sa i përket normës së ndërmarrjeve të cilat kanë shitur mallra ose shërbimë online gjatë vitit 2022.......

Ryanair paralajmëron rritjen e çmimeve të biletave - Për shkak të vonesave në dorëzimet e avionëve Boeing
Biletat e kompanisë ajrore Ryanair këtë verë mund të kushtojnë 5 deri në 10% më shumë për shkak të vonesës së Boeing në dërgesat e avionëve të rinj.......

Përfitimet nga hekurudha Vorë-Hani i Hotit - Dokumenti/Elektrifikimi, kushte më të mira për pasagjerët, mallrat dhe mjedisin
Teksa hënën u firmos marrëveshja e kredisë me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, rehabilitimi i hekurdhurës Vorë-Hani i Hotit parashikohet të sjellë......

Vizita e Zelensky-t dhe samiti i Ballkanit Perëndimor - Policia gati planin e masave, ‘blindohet’ kryeqyteti!
Drejtori për Sigurinë Publike Rebani Jaupi, gjatë një konference për media ka njoftuar planin e masave që do të ndërmerren për sigurimin e rendit gjatë......

Çfarë janë bankat ’hije’ që po dështojnë në Kinë dhe si mund të ndikojnë ato në Europë?
Trustet kineze dhe kompanitë e menaxhimit të pasurisë kanë qenë duke luftuar nën peshën e rregullave shtrënguese dhe krizës së vazhdueshme të pronave të Kinës,......

Zbulohet depozitë e madhe gazi në Arabinë Saudite - ARAMCO: Rezervat shtesë arrijnë në 420 miliardë metra kub
Arabia Saudite ka konfirmuar se sasi të konsiderueshme të rezervave shtesë të gazit janë zbuluar në fushën gjigante Jafura të kompanisë shtetërore të naftës......

Automjetet do të “ushqehen” nga copat e drurit - Transformimi në grafit sintetik mund të përdoret në bateritë
Një kompani në Zelandën e Re po i kthen copat e drurit të hedhura në grafit sintetik që mund të përdoret në bateritë e automjeteve elektrike. “CarbonScape”......