Shqiptarët, “tregtarë të lindur” - Sektori me numrin më të lartë të bizneseve në vend

Shqiptarët zgjedhin sektorin e tregtisë si më të preferuarin për të bërë biznes, dhe ky trend duket se kryeson prej vitesh. Ndërmarrjet me aktivitet tregtar numërojnë 26,5% ndaj totalit të ndërmarrjeve të regjistruara gjatë vitit 2022. Aktiviteti tregtar realizon edhe xhiron vjetore më të madhe në ekonomi, me 35,8%. Referuar publikimit të INSTAT, “Regjistrat e biznesit 2022”, rezulton se në fund të vitit që lamë pas janë 125.222 ndërmarrje aktive.
Pjesa më e madhe e këtyre ndërmarrjeve, afro 43.885 janë pozicionuar në tregti. Po ashtu, akomodimi dhe shërbimi ushqimor, zë një peshë të konsiderueshme, sektor në të cili operojnë 17.452 ndërmarrje.
Ndjekur nga industria me 9332 ndërmarrje dhe ndërtimi me 6235 ndërmarrje. Ndërkohë një numër më të ulët sipërmarrjesh përfaqëson sektori i transportit dhe magazinimit si dhe informacionit e komunikacionit. Sektori më pak i pëlqyer nga bizneset shqiptare është bujqësia, pyjet dhe peshkimi, ku janë aktive vetëm 1385 ndërmarrje.
Ndërsa aktivitetet në shërbime të tjera zënë rreth 36 mijë. Po ashtu, nëse do të marrim në analizë shifrat e regjistrimeve të reja për vitin 2022, ku në total rezulton se janë futur në treg 15.700 biznese, përsëri, lista kryesohet nga aktivitetet në fushën e tregtisë, ku janë regjistruar 4161 biznese të reja, ndjekur nga akomodimi dhe shërbimi ushqimor.
Ndërsa interes të konsiderueshëm i përkthyer në regjistrime të reja ka pasur sektori i informacionit dhe komunikacionit me rreth 1429 ndërmarrje. Në qarqet Tiranë, Durrës e Vlorë janë përqendruar rreth 64,8% e ndërmarrjeve, ndërsa Qarku Kukës ka numrin më të ulët.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

FAO: Çmimet globale të ushqimeve bien në nivelin më të ulët të dy viteve të fundit!
Indeksi i çmimeve botërore të agjencisë së ushqimit të Kombeve të Bashkuara ra në maj në nivelin më të ulët në dy vitet e fundit, pasi një rënie në çmimet e......

Kur është momenti i duhur që t'i mësoni fëmijët me paratë dhe si?!
Njohja se si dhe kur të filloni t'u mësoni fëmijëve paratë dhe të identifikoni se çfarë aftësish u nevojiten mund të jetë e ndërlikuar. Prindërit shpesh nuk......

Tensionet në Kosovë: Franca dhe Gjermania bëjnë thirrje për zgjedhje të reja!
Udhëheqësit e Francës dhe Gjermanisë u kanë kërkuar homologëve të tyre në Kosovë dhe Serbi që të bien dakord për mbajtjen e zgjedhjeve të reja komunale në veri......

Ja se si moti ekstrem mund të ndikojë këtë sezon veror në Europë dhe Mesdhe!
Është e pamohueshme që moti luan një rol të rëndësishëm në shijimin e pushimeve tuaja. Ndërsa shumica e njerëzve janë në kërkim të diellit, megjithatë,......

SHBA gjobit British Airways me 1.1 milion dollarë - “Vonoi rimbursimet e pasagjerëve për shtyrjen e fluturimeve”
Departamenti Amerikan i Transportit gjobiti me 1.1 milion dollarë kompaninë British Airways, pas dështimit për të siguruar në kohë rimbursimet për pasagjerët......

Shmanget falimentimi historik në SHBA - Edhe Senati miraton pezullimin e kufirit të borxhit
Senati i Shteteve të Bashkuara të Amerikës miratoi legjislacionin dypartiak të mbështetur nga presidenti Joe Biden, i cili heq tavanin e borxhit prej 31.4......

Cikli shtrëngues i BQE, drejt fundit - Lufta kundër inflacionit shënon kapitullin e fundit
Banka Qendrore Europiane ka kaluar nëpër pjesën më të madhe të shtrëngimit të politikës së saj monetare për të rikthyer inflacionin në objektivin afatmesëm......

Kontabilistët në Gjermani, pagë 6500 euro/muaj - Pothuajse të gjithë përdorin shërbimet e tyre
Në botën komplekse të taksave, roli i kontabilistëve apo këshilltarëve tatimorë është vendimtar. Puna e tyre është më komplekse se sa duket. Kontabilistët......