Shqiptarët "humbasin" €1.4 mld në vit nga mosshfrytëzimi i pronave/ Thuajse 7.5% e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Vetëm 2.64% e familjeve përfitojnë, nga 36% që kanë prona

Një vrojtim i pak kohëve më parë nga Banka e Shqipërisë tregonte se një pjesë e madhe e pronave të shqiptarëve nuk shfrytëzohen aspak (shiko këtu). “Scan Intel” ka analizuar shifrat, duke kryqëzuar të dhënat e Bankës së Shqipërisë, Institutit të Statistikave dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve për të kuptuar se sa humbasin familjet shqiptare dhe ekonomia në tërësi nga mosshfrytëzimi i pronave. Shifrat tregojnë se 36% e familjeve shqiptare kanë një pronë të dytë, por se vetëm gjysma e tyre e shfrytëzojnë, për dhënie me qira, ose biznes familjar. Pjesa tjetër ndërkohë qëndron bosh, jepet pa pagesë ose përdoret si shtëpi pushimi. Pra, 17.6% e familjeve shqiptare nuk e shfrytëzojnë aspak pronën e tyre të dytë për të korrur përfitime financiare. Por, si përkthehet në vlerë kjo shifër?
Sipas një publikimi tjetër të Bankës së Shqipërisë, i cili vjen gjithashtu në formën e një anketimi mbi familjet, gjatë vitit 2021, vetëm 11% e familjeve deklarojnë të ardhura nga burime alternative, prej të cilëve vetëm 24% nga qiradhënia. Pra, vetëm 2.64% e familjeve shqiptare përfitojnë të ardhura nga qiradhënia.
Nga ana tjetër, sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, rezulton se, të ardhurat nga qiradhënia në vendin tonë fiksohen pranë 242 milionë eurove përgjatë vitit 2021 (shiko këtu). Po në rast se pronat do të shfrytëzoheshin për qiradhënie nga të gjitha familjet pronare, sa do të ishte përfitimi? Rreth 1.61 miliardë euro, duke përjashtuaar këtu ata që e përdorin për biznes familjar, pasi këta të fundit gjithsesi e marrin përfitimin, duke mos paguar qira. Pra, rreth 1.37 miliardë euro më shumë se çfarë është përfitimi aktual, ose 5.6 herë më shumë. Kjo shumë përkthehet në 7.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto të vendit. Në rast se në këtë përllogaritje do të përfshinim edhe ata që e përdorin tashmë si biznes familjar, shifra fiksohet pranë 2.6 miliardë eurove, rreth 2.36 miliardë euro më shumë se përfitimi aktual, ose rreth 12.9% e Prodhimit të Brendshëm Bruto të vendit.
Të dhënat vijnë nga një kryqëzim i disa indikatorëve nga tre institucione publike me peshë në vendin tonë sa i përket statistikave, ku disa prej tyre vijnë në formën e një anketimi, por edhe të supozimit se pjesa që nuk e shfrytëzon do të përfitonte të njëjtën vlerë si pjesa që e shfrytëzon, dhe për këtë arsye përllogaritja jep një realitet të përafërt. Për më tepër, në këtë përllogaritje rëndon edhe informaliteti i lartë në sektor. Por, pavarësisht kësaj, shifra e ilustron disi realitetin e përafërt, dhe ky realitet flet për rreth 1.4 miliardë euro të humbura nga familjet dhe ekonomia shqiptare në një vit nga mosshfrytëzimi i pronave të tyre (ku nuk përfshihet banesa kryesore). Në një kohë që kjo shifër përkthehet në rreth 7.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto të vendit, humbjet duken mjaft të mëdha, por nga ana tjetër tregojnë edhe potencialin që ka sektori i aktiviteteve të pasurive të paluajtshme në vendin tonë. Gjatë viteve të fundit, ky sektor ka regjistruar rritje progresive në shumë indikatorë, duke qenë madje edhe në fokusin e investimeve të huaja në vendin tonë.
Sondazh
Sa ju bindin programet ekonomike të partive për zgjedhjet e 11 majit 2025?
-
Janë të detajuara dhe të realizueshme
-
Kanë ide të mira, por mungojnë detajet e zbatimit
-
Janë premtime të parealizueshme

Programi buxhetor fjalë për fjalë/ Turizmi, bujqësia, inovacioni, emergjencat, pensionet, karburanti, çmimet, reformat, “në hije”. Të ardhurat “mundin” shpenzimet
Dokumentet e zgjeruara publike, sidomos ato që i referohen politikbërjes tregojnë shumë për qasjen e qeverisjes ndaj sektorëve të ndryshëm të ekonomisë dhe......

Sa fshatra ka Shqipëria? Rreth 2994, mesatarisht kanë nga 492 banorë/fshat, krahasimi mes qarqeve
Nga ndarja e fundit administrative, territori i Shqipërisë u grupua në 12 qarqe kryesore, 61 Bashki dhe përkatësisht për secilën nga një numër i konsiderueshëm......

Turizmi, shifrat për qershorin/ Mbi 100 mijë netë qëndrime më shumë në strukturat akomoduese
Turizmi në Shqipëri ështe rikthyer në normat e dikurshme të para pandemisë tregojnë të dhënat e “Institutit të Statistikave” në publikimin më të fundit mbi......

Inflacioni sipas Eurostat në 7.2%/ Shqipëria mes vendeve me rritjen më të ulët të çmimeve
Ndryshimi vjetor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit rezulton në 7.2% në muajin korrik të këtij viti. Ndërkohë, referuar Institutit të......

Inflacioni "tkurr" tregtinë e jashtme/ Eksportet dhe importet rriten në vlerë, por pësojnë rënie në volum
Shifrat e tregtisë së jashtme vijojnë të regjistrojnë rritje në vlerë edhe për muajin korrik të këtij viti. Kështu, të dhënat e Institutit të Statistikave......

Sa lekë për frymë paguajmë për sigurime? Peshën kryesore e mbajnë TPL, Kartoni Jeshil dhe Kufitare me 11,8 mld lekë në 2021
Kompanitë e sigurimeve e kanë mbyllur vitin 2021 me arkëtime të shtuara krahasuar me vitin paraardhës, sinjalizojnë shifrat më të fundit të publikuara nga......

40 fakte rreth periferisë së Tiranës/ "Farka", "Kashari" dhe "Dajti", nga popullsia, biznesi deri tek atraksionet turistike
Periferia e Tiranës ka marrë një vemendje të veçantë vitet e fundit, kjo mbështetur edhe nga të dhënat e analizuara më parë nga “Scan Intel”. Sipas këtyre të......

Zhdoganimi, Shqipëria më e shpejta në rajon/ Anketa e RCC: Për 17% të të anketuarve procesi ndodh në më pak se dy ditë
Të dhënat e Barometrit të Ballkanit të publikuara nga “Këshilli për Bashkëpunim Rajonal” tregojnë se Shqipëria është vendi më i shpejtë në rajon sa i përket......