40 fakte rreth periferisë së Tiranës/ "Farka", "Kashari" dhe "Dajti", nga popullsia, biznesi deri tek atraksionet turistike

Periferia e Tiranës ka marrë një vemendje të veçantë vitet e fundit, kjo mbështetur edhe nga të dhënat e analizuara më parë nga “Scan Intel”. Sipas këtyre të dhënave njësitë administrative “Kashar”, “Farkë” dhe “Dajt” rezultojnë më të parapëlqyerat ndër qëndrat rezidenciale, përkundrejt njësive të vjetra. Në vijim të analizës “Scan Intel” tregon përmes fakteve gjithçka duhet të dini rreth njësive administrative Kashar,Farkë, Dajt sa i përket popullsisë, bizneseve, numrit të familjeve, shtesës natyrore, dhe deri tek atraksionet turistike, të cilat i gjeni të përmbledhura sa më poshtë, në 40 të tilla:
Kashari
1- Njësia Administrative Kashar shtrihet në një sipërfaqe prej 39.1 km2.
2- Kashari ka një popullsi prej 51,622 banorësh.
3- Dendësia e popullsisë në këtë njësi është 1,321 banorë/km2.
4- Mosha mesatare e banorëve të kësaj njësie është 33 vjeç.
5- 49.6% e popullsisë janë femra dhe 50,4% janë meshkuj
6- Rreth 53.77% e popullsisë është nën 35 vjeç
7- Mesatarisht, në popullsinë e kësaj njësie shtohen 11 banorë në ditë.
8- Njësia numëron rreth 723 lindje në vit ose 29 lindje për 1000 femra të grupmoshës 20-49 vjeç
9- Njësia Kashar numëron rreth 16,333 familje ose 418 familje për km2 me rreth 3.2 anëtarë për familje
10- Në një vit në këtë njësi ka rreth 324 martesa dhe rreth 84 divorce, ose për çdo 3.9 martesa ka mesatarisht një divorc.
11- Në Kashar janë vendosur rreth 3,352 biznese, nga ku gjenden fabrika të prodhimit të birrës, të nënprodukteve të mishit, të prodhimit të pijeve freskuese dhe disa qendra të mëdha tregtare.
12- Njihet për punime të veshjeve popullore dhe ruan një traditë të mirë në kultivimin e hardhive, drufrutorëve dhe ullinjve.
13- Njësia ka 3 atraksione turistike si: Liqeni i Kasharit, Liqeni i Puresit (Kusit), rrënojat e Kishës Mesjetare.
Dajti
1- Njësia Administrative Dajt shtrihet në një sipërfaqe prej 94.6 km2.
2- Dajti ka një popullsi prej 26,178 banorësh.
3- Dendësia e popullsisë në këtë njësi është 277 banorë/km2.
4- Mosha mesatare e banorëve të kësaj njësie është 33 vjeç.
5- 49.2% e popullsisë janë femra dhe 50,8% janë meshkuj.
6- Rreth 53.26% e popullsisë është nën 35 vjeç.
7- Mesatarisht, në popullsinë e kësaj njësie shtohen 5 banorë në ditë.
8- Njësia numëron rreth 339 lindje ose 27 lindje për 1000 femra të grupmoshës 20-49 vjeç.
9- Njësia Dajt ka rreth 8,114 familje ose 86 familje për km2 me rreth 3.2 anëtarë për familje
10- Në një vit ndodhin rreth 140 martesa dhe rreth 40 divorce, ose për çdo 3.5 martesa ka mesatarisht një divorc.
11-Në njësinë Dajt operojnë rreth 813 biznese.
12- Arkeologët kanë zbuluar një numër të konsiderueshëm objektesh dhe monumentesh kulture të periudhave të ndryshme të historisë, që nga Paleoliti i Hershëm, dëshmi e të cilave është dhe Kalaja e Dajtit, shpallur monument kulture i kategorisë së parë në vitin 1963.
13-Njësia ka 11 atraksione turistike si Shpella e Zonjës, banesa e Sulejman Metës, Kalaja e Tujanit, Kisha e Shen Mërisë, Varri i Skurajve etj
Farka
1- Njësia Administrative Farkë shtrihet në një sipërfaqe prej 27.5 km2.
2- Farka ka një popullsi prej 23,595 banorësh.
3- Dendësia e popullsisë në këtë njësi është 858 banorë/km2.
4- Mosha mesatare e banorëve të kësaj njësie është 33 vjeç.
5- 49% e popullsisë janë femra dhe 51% janë meshkuj.
6- Rreth 52.74 % e popullsisë është nën 35 vjeç.
7- Mesatarisht, në popullsinë e kësaj njësie shtohen 5 banorë në ditë.
8- Njësia numëron rreth 270 lindje ose 24 lindje për 1000 femra të grupmoshës 20-49 vjeç
9- Njësia Farkë ka rreth 7,383 familje ose 269 familje për km2 me rreth 3.2 anëtarë për familje.
10- Në një vit ndodhin rreth 123 martesa dhe rreth 38 divorce, ose për çdo 3.2 martesa ka mesatarisht një divorc.
11-Në njësinë Farkë operojnë rreth 971 biznese.
12- Përmes territorit të Farkës kalon superstrada Tiranë– Elbasan me një gjatësi prej 3.5 km, duke ndikuar në kthimin e Farkës në një qendër të rëndësishme të zhvillimit jo vetëm ekonomik, por edhe arkitektonik. Për shkak të pozicionit strategjik gjeografik dhe infrastrukturës së favorshme kjo zonë po kthehet në një zonë atraktive rezidenciale dhe turistike.
13- Prezenca e liqenit të Farkës, Liqenit të Thatë, Kanionit të Shumokut e një serie shërbimesh rekreative të një qendre të rëndësishme tregtare rrit në mënyrë cilësore ofertën e Farkës për cilësi jetese e shërbimesh.
14- Njihet për punimet artizanale në disiplina si lëkurëregjësit, poçeria dhe qeramika, tezgjahu që kanë furnizuar gjithë Shqipërinë e Mesme.
Shënim: Të dhënat e sipërpërmendura, bazohen në publikimet zyrtare të Bashkisë Tiranë, kryesisht gjatë vitit 2020 dhe pjesërisht gjatë vitit 2021.
Sondazh

Zhdoganimi, Shqipëria më e shpejta në rajon/ Anketa e RCC: Për 17% të të anketuarve procesi ndodh në më pak se dy ditë
Të dhënat e Barometrit të Ballkanit të publikuara nga “Këshilli për Bashkëpunim Rajonal” tregojnë se Shqipëria është vendi më i shpejtë në rajon sa i përket......

Qershori, rekord importesh të pijeve dhe peshkut/ 17.7 dhe 13.5 mln euro, vlera më e lartë që nga viti 2005
Muaji qershor i këtij viti shënon rekord historik sa i përket importit të pijeve si dhe peshkut apo kafshëve guackore. Nga të dhënat e "Institutit të......

Maji rrit aplikimet për azil/ 22% më shumë kërkesa se në prill, në pesë muajt e parë rreth 4,900 aplikantë
Muaji Maj regjistron numrin më të lartë të shqiparëve azilkërkues deri më tani për këtë vit. Pas një rënie gjatë muajit prill në terma mujorë, shohim se gjatë......

Lindjet, "presion" popullsisë/ Rënie në 10 qarqe nga 12. Vlora, Gjirokastra, Lezha, rezultatin më negativ
Të dhënat nga “Instituti i Statistikave” tregojnë se përgjatë tremujorit të dytë të këtij viti numri i lindjeve ka tejkaluar numrin e vdekjeve me 468 lindje më......

Performanca e bankave/ Gjysma e parë e vitit, rriten shpenzimet, pakësohen të ardhurat
Të ardhurat neto të bankave sipas të dhënave të akumuluara deri në fund të tremujorit të dytë të 2022-shit kanë prekur shifrën e 6,49 miliardë lekëve, tregojnë......

Në Shqipëri ka 40 mijë zotërues kriptovalutash/ Përbëjnë 1.43% të popullsisë, renditemi të dytët në rajon, pas Serbisë
Në Shqipëri janë rreth 40,348 zotërues kriptovalutash në total, që përfaqësojnë rreth 1.43% të popullsisë gjithsej. Pra, rreth 1 në 70 individë në vendin tonë......

Kreditë me probleme/ Rikthehet tendenca rënëse, 5.32% treguesi për Qershorin
Norma e huave me probleme, një prej treguesve më të rëndësishëm të shëndetit financiar bankar, duket se i është rikthyer tendencës rënëse, tregojnë shifrat......

Shqiptarët fitojnë €263 milionë në vit nga shitja e pronave/ Fitimi në vitin 2021, 69.2% më i lartë se në vitin 2019-të
Për vitin 2021 tatimi mbi shitjen e pasurisë së paluajtshme i derdhur në arkën e shtetit fiksohet pranë 4.6 miliardë lekëve. Ky tatim aplikohet mbi diferencën......