Sa lekë për frymë paguajmë për sigurime? Peshën kryesore e mbajnë TPL, Kartoni Jeshil dhe Kufitare me 11,8 mld lekë në 2021

Kompanitë e sigurimeve e kanë mbyllur vitin 2021 me arkëtime të shtuara krahasuar me vitin paraardhës, sinjalizojnë shifrat më të fundit të publikuara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare. “Scan Intel” ka analizuar të dhënat zyrtare për të kuptuar se cilat qarqe paguajnë primet më të larta dhe më të ulëta të sigurimeve për frymë në rang vendi. Kjo përllogaritje bazohet në raportin mes shpërndarjes gjeografike të primeve të shkruara bruto dhe përqëndrimit të popullsisë, nga ku vërehet se peshën kyesore në tregun e sigurimeve, ose 53% të tij e mbajnë qarqet e mëdha si Tirana dhe Durrësi.
Nga kjo analizë të dhënash rezulton gjithashtu se qytetarët e Tiranës janë ata që paguajnë më së shumti sigurime në raport me popullsinë, mesatarisht me 12,660 lekë për frymë, sinjalizojnë shifrat zyrtare. Në vend të dytë ndërkohë ndjek Gjirokastra, me 6,227 lekë për frymë. Durrësi mban vendin e 3-të me 4,879 lekë për frymë, ndjekur nga Vlora me 4,624 lekë për frymë dhe Shkodra me 4,614 lekë për frymë. Dy qarqet që investojnë më pak sa i përket sigurimeve në tërësi janë Kukësi me vetëm 2,941 lekë/frymë dhe Dibra me rreth 2,872 lekë/frymë.
Kjo renditje tregon sa prime kanë paguar qytetatrët për frymë në tërësi, pra për të gjitha llojet e sigurimeve, ndërkohë që nëse analizën do ta fokusojmë tek sigurimet motorrike, renditja ndryshon ndjeshëm, me përjashtim të kreut. Shifrat sinjalizojnë se qytetarët e Shqipërisë kanë shpenzuar rreth 11,8 miliardë lekë për sigurime ndaj mjeteve motorrike, përkatësisht TPL, Karton Jeshil dhe Kufitare për vitin 2021. Në krye të listës qëndrojnë kryeqytetasit me rreth 5,05 miliard lekë prime të shkruara bruto, çka përkthehet në 43% të primeve të sigurimeve, të cilat kompanitë i arkëtojnë nga sigurimet e Tiranës. Në vend të dytë ndjek Durrësi, me 1.1 miliard lekë ose 10% të tregut të sigurimeve sa i përket mjeteve mototrrike. Ndërkohë që vazhdojnë klasifikimin me Fierin, Shkodrën dhe Korçën me përkatësisht 878 milionë, 799 milionë dhe 792 milionë me 7% të peshës si më sipër. Nga krahu tjetër dy qarqet me kontributin më të ulët në sigurime referuar mjeteve motorrike(TPL, Karton Jeshil, Kufitare) rezultojnë Dibra, me vetëm 299 milionë dhe Kukësi me 206 milionë ose 2% të tregut të sigurimeve.
Këto luhatje të shifrave nga njëri qark në tjetrin lidhen ngushtë me përqëndrimin e popullsisë dhe qarkullim më të shpeshtë automjetesh në këto qarqe, çka përkthehet në prime më të larta për kompanitë në treg.
Sondazh

40 fakte rreth periferisë së Tiranës/ "Farka", "Kashari" dhe "Dajti", nga popullsia, biznesi deri tek atraksionet turistike
Periferia e Tiranës ka marrë një vemendje të veçantë vitet e fundit, kjo mbështetur edhe nga të dhënat e analizuara më parë nga “Scan Intel”. Sipas këtyre të......

Zhdoganimi, Shqipëria më e shpejta në rajon/ Anketa e RCC: Për 17% të të anketuarve procesi ndodh në më pak se dy ditë
Të dhënat e Barometrit të Ballkanit të publikuara nga “Këshilli për Bashkëpunim Rajonal” tregojnë se Shqipëria është vendi më i shpejtë në rajon sa i përket......

Qershori, rekord importesh të pijeve dhe peshkut/ 17.7 dhe 13.5 mln euro, vlera më e lartë që nga viti 2005
Muaji qershor i këtij viti shënon rekord historik sa i përket importit të pijeve si dhe peshkut apo kafshëve guackore. Nga të dhënat e "Institutit të......

Maji rrit aplikimet për azil/ 22% më shumë kërkesa se në prill, në pesë muajt e parë rreth 4,900 aplikantë
Muaji Maj regjistron numrin më të lartë të shqiparëve azilkërkues deri më tani për këtë vit. Pas një rënie gjatë muajit prill në terma mujorë, shohim se gjatë......

Lindjet, "presion" popullsisë/ Rënie në 10 qarqe nga 12. Vlora, Gjirokastra, Lezha, rezultatin më negativ
Të dhënat nga “Instituti i Statistikave” tregojnë se përgjatë tremujorit të dytë të këtij viti numri i lindjeve ka tejkaluar numrin e vdekjeve me 468 lindje më......

Performanca e bankave/ Gjysma e parë e vitit, rriten shpenzimet, pakësohen të ardhurat
Të ardhurat neto të bankave sipas të dhënave të akumuluara deri në fund të tremujorit të dytë të 2022-shit kanë prekur shifrën e 6,49 miliardë lekëve, tregojnë......

Në Shqipëri ka 40 mijë zotërues kriptovalutash/ Përbëjnë 1.43% të popullsisë, renditemi të dytët në rajon, pas Serbisë
Në Shqipëri janë rreth 40,348 zotërues kriptovalutash në total, që përfaqësojnë rreth 1.43% të popullsisë gjithsej. Pra, rreth 1 në 70 individë në vendin tonë......

Kreditë me probleme/ Rikthehet tendenca rënëse, 5.32% treguesi për Qershorin
Norma e huave me probleme, një prej treguesve më të rëndësishëm të shëndetit financiar bankar, duket se i është rikthyer tendencës rënëse, tregojnë shifrat......