Turizmi, shifrat për qershorin/ Mbi 100 mijë netë qëndrime më shumë në strukturat akomoduese

Turizmi në Shqipëri ështe rikthyer në normat e dikurshme të para pandemisë tregojnë të dhënat e “Institutit të Statistikave” në publikimin më të fundit mbi strukturat akomoduese. Shifrat bëjnë me dije se numri i vizitorëve, por edhe numri i netë qëndrimeve gjatë muajit Qershor 2022 ka pësuar rritje krahasuar me një vit më parë. Kështu, numri i vizitorëve në strukturat akomoduese gjithsej përgjatë muajit Qershor 2022 është rritur me 25,5%. Të dhënat gjithashtu tregojnë se të njëjtën ecuri kanë ndjekur numri i vizitorëve vendas si edhe numri i vizitorëve të huaj duke u rritur përkatësisht me 15,2% dhe 34%. Nëse do t`i analizonim këta dy tregues sipas rajonit, shifrat tregojnë se rajoni Qendër ka shënuar rritjen më të lartë prej 30% gjithsej, ndërkohë që në Zonat Jo-bregdetare ky tregues është rritur me 51,8% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm.
Sa i përket treguesit të netë qëndrimeve gjithsej, gjithashtu është regjistruar rritje në Qershor me 37,9%, në krahasim me të njëjtën periudhë të 2021-shit. Shifrat tregojnë se me rritje paraqiten edhe treguesit vijues, prej ku numri i netë qëndrimeve të vizitorëve vendas është rritur me 12.2%, ndërsa numri i vizitorëve të huaj është rrtiur me 54.5%. Netë qëndrimet nga vizitorë vendas të cilët janë akomoduar në Rajonin e Veriut ka shënuar rritjen më të lartë me 39,7 %. Nëse do t`i analizonim këtë tregues sipas zonave, shifrat tregojnë, se në zonat Jo-bregdetare ky tregues është rritur me 48,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm.
Përmbledhtazi, mund të themi se përgjatë muajit Qershor 2022, numri më i lartë i vizitorëve sipas rajoneve rezulton në “Rajonin Qendër“(38,1%), sipas zonave të afërsisë me bregdetin rezulton në “Zonat Bregdetare” (62,5%) dhe sipas llojit të strukturave akomoduese rezulton në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” me (94%). Ndërkohë, sipas numrit të netë qëndrimeve numri më i lartë sipas rajoneve regjistrohet në “Rajonin Qendër“(41,9%), sipas zonave të afërsisë me bregdetin është realizuar në “Zonat Bregdetare” (77,5%); dhe sipas llojit të strukturave akomoduese është realizuar në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” (94 %).
Sondazh

Inflacioni sipas Eurostat në 7.2%/ Shqipëria mes vendeve me rritjen më të ulët të çmimeve
Ndryshimi vjetor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit rezulton në 7.2% në muajin korrik të këtij viti. Ndërkohë, referuar Institutit të......

Inflacioni "tkurr" tregtinë e jashtme/ Eksportet dhe importet rriten në vlerë, por pësojnë rënie në volum
Shifrat e tregtisë së jashtme vijojnë të regjistrojnë rritje në vlerë edhe për muajin korrik të këtij viti. Kështu, të dhënat e Institutit të Statistikave......

Sa lekë për frymë paguajmë për sigurime? Peshën kryesore e mbajnë TPL, Kartoni Jeshil dhe Kufitare me 11,8 mld lekë në 2021
Kompanitë e sigurimeve e kanë mbyllur vitin 2021 me arkëtime të shtuara krahasuar me vitin paraardhës, sinjalizojnë shifrat më të fundit të publikuara nga......

40 fakte rreth periferisë së Tiranës/ "Farka", "Kashari" dhe "Dajti", nga popullsia, biznesi deri tek atraksionet turistike
Periferia e Tiranës ka marrë një vemendje të veçantë vitet e fundit, kjo mbështetur edhe nga të dhënat e analizuara më parë nga “Scan Intel”. Sipas këtyre të......

Zhdoganimi, Shqipëria më e shpejta në rajon/ Anketa e RCC: Për 17% të të anketuarve procesi ndodh në më pak se dy ditë
Të dhënat e Barometrit të Ballkanit të publikuara nga “Këshilli për Bashkëpunim Rajonal” tregojnë se Shqipëria është vendi më i shpejtë në rajon sa i përket......

Qershori, rekord importesh të pijeve dhe peshkut/ 17.7 dhe 13.5 mln euro, vlera më e lartë që nga viti 2005
Muaji qershor i këtij viti shënon rekord historik sa i përket importit të pijeve si dhe peshkut apo kafshëve guackore. Nga të dhënat e "Institutit të......

Maji rrit aplikimet për azil/ 22% më shumë kërkesa se në prill, në pesë muajt e parë rreth 4,900 aplikantë
Muaji Maj regjistron numrin më të lartë të shqiparëve azilkërkues deri më tani për këtë vit. Pas një rënie gjatë muajit prill në terma mujorë, shohim se gjatë......

Lindjet, "presion" popullsisë/ Rënie në 10 qarqe nga 12. Vlora, Gjirokastra, Lezha, rezultatin më negativ
Të dhënat nga “Instituti i Statistikave” tregojnë se përgjatë tremujorit të dytë të këtij viti numri i lindjeve ka tejkaluar numrin e vdekjeve me 468 lindje më......