Shqiptarët “dynden “ në blerje mobiliesh nga jashtë - Qira ditore me Booking dhe AirBnB, 90 milionë euro të shpenzuara në 8 muaj

Elisabeta Dosku/ SCAN
Fluksi i lartë i kërkesës për akomodim përgjatë sezonit turistik, ka bërë që shqiptarët të “dynden” në blerje mobiliesh nga jashtë kufijve, për të ofruar sa më shumë komoditet për pushuesit vendas dhe turistët e huaj.
Kryesisht bëhet fjalë për investimet e bëra në mobilim nga strukturat hoteliere por edhe nga pronarët e apartamenteve që i nxjerrin në treg përmes platformave Booking dhe Airbnb, të cilët përpiqen t’i mobilojnë sa më mirë në mënyrë që të mund ti japin me qira të lartë ditore.
Të dhënat zyrtare të Institutit të Statistikave, tregojnë se shqiptarët kanë shpenzuar në mobileri, krevate, dyshekë dhe pajisje ndriçimi të importuara afro 9 miliardë lekë apo 90 milionë euro përgjatë periudhës Janar-Gusht 2024. Në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë janë shpenzuar afro 20 milionë euro më shumë, çka tregon edhe më shumë vëmendje në këtë drejtim.
Kjo rritje ka ardhur për shkak edhe se Shqipëria po ndjek shembullin e vendeve të tjera, duke kaluar nga dhënia e apartamenteve me qira mujore në qira ditore, por edhe nga shtimi i këtyre strukturave në vend, pasi agjencitë immobiliare raportojnë rritje të transaksioneve dhe kryesisht në zonat bregdetare.
Rekordi i importeve është arritur në muajin korrik, i cili përkon dhe me kulmin e sezonit turistik, me afro 1.5 miliardë lekë, duke u dyfishuar në raport me Korrikun 2023.
Në Shqipëri operojnë shumë dyqane që sjellin mobilie të gatshme nga jashtë kufijve, të cilat konkurrojnë edhe në çmime me atë çka prodhohet në vend.
Në këto shpenzime nuk përfshihen investimet e bëra në këtë drejtim me mobile të prodhuara në Shqipëri.
Sondazh

68 mld lekë emetime të reja të titujve qeveritarë - Në tre muajt e fundit do të realizohen 19 ankande obligacionesh dhe bonosh thesari
Ledina Elezi/SCAN Qeveria planifikon të emetojë gjithsej 68 miliardë lekë tituj të rinj qeveritarë gjatë tremujorit të katërt 2024. Konkretisht,......

Deficiti buxhetor i SHBA arrin 1.9 trilionë USD - Shpenzimet e larta dhe rritja e kostove të interesit, ndër faktorët kryesorë
Kristi Ceta/SCAN Deficiti buxhetor i Shteteve të Bashkuara arriti në 1,897 trilionë dollarë për 11 muajt e parë të vitit fiskal 2024, u shpreh......

Spanja, drejt klimës së shkretëtirës - Ditët e verës janë rritur me 43% në 50 vitet e fundit
Kristi Ceta/SCAN Spanja po shkon gjithmonë e më shumë drejt një klime të shkretëtirës, sipas një studimi të ri mbi marrëdhëniet midis ngrohjes......

Larry Ellison, njeriu i dytë më i pasur në botë - Bashkëthemeluesi i Oracle kalon Jeff Bezos në renditje
Kristi Ceta/SCAN Zhvillimi i shpejtë i inteligjencës artificiale ka bërë që bashkëthemeluesi i Oracle, Larry Ellison, të kalojë krijuesin e Amazon,......

Kursi i këmbimit/ Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?!
Dollari amerikan blihet sot me 88.8 lekë dhe shitet e 90 lekë sipas kursit të këmbimit lokal duke humbur pikë nga dita e djeshme. Monedha europiane......

“IA” në mbrojtje të pemëve të ullirit - Teknologjia e re identifikon dëmtuesit dhe sëmundjet
Kristi Ceta/SCAN Shëndeti i pemëve të ullirit është një element themelor në fushën e prodhimit bujqësor. Dëmtuesit si miza e ullirit dhe sëmundjet që......

Policia e Shtetit, thirrje qytetarëve për kujdes - “Mos bini pre” e mashtrimeve me aplikacionin “PLINKO” dhe mesazheve në WhatsApp
Ledina Elezi/SCAN Policia e Shtetit ka bërë thirrje që të tregohet kujdes gjatë përdorimit të aplikacionit “PLINKO”, por edhe mesazheve që po dërgohen......

Nis puna për rehabilitimin e bulevardit kryesor të Peshkopisë, Balluku: Investime të shumta në qarkun e Dibrës
Në qytetin e Peshkopisë ka nisur puna për rikualifikimin urban të bulevardit kryesor. Investimi po realizohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe parashikon......