68 mld lekë emetime të reja të titujve qeveritarë - Në tre muajt e fundit do të realizohen 19 ankande obligacionesh dhe bonosh thesari

Ledina Elezi/SCAN
Qeveria planifikon të emetojë gjithsej 68 miliardë lekë tituj të rinj qeveritarë gjatë tremujorit të katërt 2024. Konkretisht, emetimi më i lartë në tremujor pritet të realizohet në muajin tetor, me një vlerë prej 34 miliardë lekësh, ndërsa në nëntor dhe dhjetor do të emetohen përkatësisht 20 miliardë dhe14 miliardë lekë.
Pjesa më e madhe e emetimeve janë obligacione afatgjata. Për tremujorin e fundit të vitit janë parashikuar të realizohen 17 ankande në total, ku në tetor do zhvillohen 7 ankande, në nëntor 6 dhe në dhjetor vetëm 4 ankande.
Për më tepër, gjatë muajit të ardhshëm janë planifikuar 2 ankande riblerje, por këto janë të ndara nga ankandet e rregullta të emetimit të letrave me vlerë të qeverisë. Pra, gjithsej do të realizohen 19 ankande, të cilat kapin një vlerë totale prej 70 miliardë lekësh duke përfshirë ketu ankandet e blerjes, përveç atyre të emetimeve të reja të obligacioneve dhe bonove të thesarit.
Disa obligacione po rihapen, që do të thotë se obligacionet e emetuara më parë po shiten sërish, në vend që të emetohen plotësisht të reja. Rihapja e obligacioneve është një mënyrë që qeveria të mbledhë fonde shtesë pa barrën administrative të emetimeve të reja. Kjo gjithashtu i bën këto obligacione më likuide, pasi oferta shtesë mund të përmirësojë kushtet e tregtimit në tregun sekondar.
Deri në fund të shtatorit, numri i ankandeve të bonove të thesarit dhe obligacioneve pritet të arrijë në 19 që prej muajit qershor, duke siguruar në tregun e brendshëm një hua prej 74,6 miliardë lekësh. Gjatë këtij viti është parashikuar që borxhi publik do të merret në masën më të madhe në tregun e brendshëm, në formën e bonove të thesarit dhe obligacioneve. Referuar planit vjetor të huamarrjes, totali i emetimeve të këtij viti pritet të jetë rreth 378.64 miliardë lekë.
Sondazh

Deficiti buxhetor i SHBA arrin 1.9 trilionë USD - Shpenzimet e larta dhe rritja e kostove të interesit, ndër faktorët kryesorë
Kristi Ceta/SCAN Deficiti buxhetor i Shteteve të Bashkuara arriti në 1,897 trilionë dollarë për 11 muajt e parë të vitit fiskal 2024, u shpreh......

Spanja, drejt klimës së shkretëtirës - Ditët e verës janë rritur me 43% në 50 vitet e fundit
Kristi Ceta/SCAN Spanja po shkon gjithmonë e më shumë drejt një klime të shkretëtirës, sipas një studimi të ri mbi marrëdhëniet midis ngrohjes......

Larry Ellison, njeriu i dytë më i pasur në botë - Bashkëthemeluesi i Oracle kalon Jeff Bezos në renditje
Kristi Ceta/SCAN Zhvillimi i shpejtë i inteligjencës artificiale ka bërë që bashkëthemeluesi i Oracle, Larry Ellison, të kalojë krijuesin e Amazon,......

Kursi i këmbimit/ Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?!
Dollari amerikan blihet sot me 88.8 lekë dhe shitet e 90 lekë sipas kursit të këmbimit lokal duke humbur pikë nga dita e djeshme. Monedha europiane......

“IA” në mbrojtje të pemëve të ullirit - Teknologjia e re identifikon dëmtuesit dhe sëmundjet
Kristi Ceta/SCAN Shëndeti i pemëve të ullirit është një element themelor në fushën e prodhimit bujqësor. Dëmtuesit si miza e ullirit dhe sëmundjet që......

Policia e Shtetit, thirrje qytetarëve për kujdes - “Mos bini pre” e mashtrimeve me aplikacionin “PLINKO” dhe mesazheve në WhatsApp
Ledina Elezi/SCAN Policia e Shtetit ka bërë thirrje që të tregohet kujdes gjatë përdorimit të aplikacionit “PLINKO”, por edhe mesazheve që po dërgohen......

Nis puna për rehabilitimin e bulevardit kryesor të Peshkopisë, Balluku: Investime të shumta në qarkun e Dibrës
Në qytetin e Peshkopisë ka nisur puna për rikualifikimin urban të bulevardit kryesor. Investimi po realizohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe parashikon......

Nis punën Komisioni i ri Evropian - Von der Leyen emëron për herë të parë një komisioner për mbrojtjen
Kristi Ceta/SCAN Shefja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen emëroi të martën ekipin e saj, i cili do të drejtojë institucionin më të fuqishëm të......