Shqipëria del nga monitorimi i Këshillit të Evropës - Gjylameti: Vlerësim për luftën ndaj korrupsionit e daljen nga lista gri e pastrimit të parave

Komiteti i Monitorimit i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, i mbledhur në Paris më 6 mars, ka propozuar mbylljen e procedurës së monitorimit në lidhje me Shqipërinë dhe përfshirjen në një dialog postmonitorues me vendin.
Përmes një publikimi në faqen zyrtare të Asamblesë, bëhet me dije se vendimi është marrë në bazë të raportit të përgatitur nga Ionuţ-Marian Stroe, i cili përshëndeti lehtësimin e krizës sistematike politike në vend dhe reformat e zbatuara – në veçanti reformën e gjyqësorit për të siguruar pavarësinë e tij, dhe reformën administrative territoriale, që ka forcuar efikasitetin e vetëqeverisjes lokale.
“Ai gjithashtu vuri në dukje përparimin e rëndësishëm të bërë në luftën kundër korrupsionit ende të përhapur dhe sistematik në Shqipëri, si dhe shqetësimet për ndërthurjen e krimit të organizuar me interesat ekonomike dhe politike në vend”, - thuhet në njoftimin e Asamblesë. Ndërkaq, në një reagim në rrjetet sociale deputetja Blerina Gjylameti, që ishte përfaqësuesja për Shqipërninë në mbledhjen e Parisit, e konsideroi vendimin si certifikim të arritjeve të vendit tonë.
Vlerësim maksimal për reformën në drejtësi, luftën e pa kompromis kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, vëmendjen e shtuar të qeverisë në avancimin dhe konsolidimin e të drejtave të njeriut, vëmendje dhe kujdes më të madh për minoritetet, me ligjin që kemi miratuar në vitin 2017, dalja nga lista gri e MONEYVAL së fundmi në tetor 2023, progresi dhe stabiliteti ekonomik, vëmendje më e madhe ndaj grave, fëmijëve dhe grupeve të margjinalizuara dhe shumë vlerësime të tjera, janë indikatorët që sollën mbështetjen unanime të të gjithë anëtarëve të Komitetit të Monitorimit”, - shkruajti Gjylameti.
Ndërkaq, komisioni shprehu shqetësimin për polarizimin e mjedisit politik, i cili minon sistemin e kontrollit dhe balancimit të vendit dhe kufizon mbikëqyrjen parlamentare. Komiteti u bëri thirrje autoriteteve shqiptare që të trajtojnë shqetësimet dhe rekomandimet në lidhje me luftën kundër korrupsionit, mbrojtjen e pakicave, lirinë e medias dhe lirinë e shprehjes dhe do të shqyrtojë progresin e bërë në raportin e tij të ardhshëm si pjesë e dialogut pas monitorimit.
Ola Mitre/SCAN
Sondazh

Ekskluzive/ SCAN TV në vendin ku do ngrihen kampet e emigrantëve - Flet kryebashkiaku Ndreu: Përfitim i madh ekonomik jo vetëm për Lezhën
Pas ratifikimit në Parlamentin Shqiptar të marrëveshjes për emigrantët e nënshkruar nga kryeministri Edi Rama dhe homologia e tij italiane Giorgia Meloni, ......

Shqipëria e 5-ta në listë! - Cilat janë vendet më të mira europiane për gratë në karrierë?
Pabarazitë në aksesin në punë, përparimin në karrierë dhe shpërblimet janë ende një realitet i përditshëm për gratë në Europë, por cilat vende ofrojnë mundësi......

Turistët mbushën xhepat e qiradhënësve, por jo të shtetit - Sa para’ u paguan si tatim mbi qiratë gjatë vitit 2023?
Bumi turistik i vitit të kaluar i cili solli rritjen e numrit të qytetarët që lëshonin banesat në posedim me qira afatshkurtër përmes platformave AirBnB apo......

Pas 22 marsit, nis zbatimi i Protokollit Shqipëri-Itali - Detajet/ Në Gjadër do të ndërtohen 10 godina. Investimi, 30 milionë euro
Me 22 mars marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë për trajtimin e emigrantëve merr fuqi ligjore, duke i hapur rrugë ndërtimit të dy kampeve të pritjes së tyre......

Masa për subjektet që ndotin mjedisin - Kush shkakton dëme të pakthyeshme përjashtohet për 50 vjet nga lejet mjedisore
Subjektet që shkaktojnë dëme të pakthyeshme në mjedis nga veprimtaria e tyre do të përjshtohen nga e drejta e marrjes së lejeve mjedisore për një periudhë 50 -......

Çmimet nën "kontroll" në muajin shkurt - Inflacioni vlerësohet në 2.6%, poshtë objektivit të Bankës së Shqipërisë
Në më shumë se dy vite inflacioni për herë të parë ka rënë nën nivelin e objektivit të Bankës së Shqipërisë që është 3%. Sipas të dhënave të publikuara nga......

Gratë, biznesi dhe ligji në Shqipëri - Raporti i BB: Renditemi në vendin e 41-të në botë, nga 190 vende gjithsej
“Banka Botërore” ka publikuar së fundmi raportin “Gratë, Biznesi dhe Ligji” për vitin 2024. Ky raport është i pesti në seri dhe mat ligjet e rregulloret që......

Ku investuan më shumë shqiptarët vitin e kaluar? - Obligacionet qeveritare zunë peshën më të madhe në fondet e investimeve
Gjatë viteve të fundit bonot e thesarit, apo obligacionet qeveritare kanë shtuar interesin e qytetarëve shqiptarë për të investuar, për shkak edhe të normës së......