Gratë, biznesi dhe ligji në Shqipëri - Raporti i BB: Renditemi në vendin e 41-të në botë, nga 190 vende gjithsej

“Banka Botërore” ka publikuar së fundmi raportin “Gratë, Biznesi dhe Ligji” për vitin 2024. Ky raport është i pesti në seri dhe mat ligjet e rregulloret që ndikojnë në mundësitë ekonomike të grave në vende të ndryshme të botës. Raporti paraqet tetë tregues të strukturuar rreth ndërveprimeve të grave me ligjin të cilat janë: siguria, vendi i punës, paga, martesa, prindërimi, sipërmarrja, dallimet gjinore në pronë dhe në trashëgimi, si dhe pensionet. Mes sfidave të vazhdueshme të zhvillimit të grave identifikohen pengesa të shumta.
Për këtë arsye, qeveritë mund ta përdorin këtë raport për të identifikuar barrierat për suksesin e grave, heqjen e tyre dhe nxitjen e përfshirjes ekonomike si dhe inkurajimin e ligjeve të cilat nuk janë diskriminuese. Në këtë raport përfshihet dhe vendi ynë, i cili është vlerësuar me 91.3 pikë në indeksin e përgjithshëm, nga 100 pikë në total dhe është renditur në vend të 41 mes 190 vendeve.
Krahasuar me vendet e rajonit, Shqipëria renditet e treta. Në vend të parë me më shumë pikë është vlerësuar Serbia, me 93.8, ndjekur nga Kosova me 91.9 pikë. Vendi ynë ka lënë pas Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Bosnje Hercegovinën, të cilat janë vlerësuar me nga 85 pikë secila.
Krahasuar me edicionin e vitit të kaluar nuk vërehen ndryshime sa i përket vlerësimit me pikë në vendet e rajonit, megjithatë Shqipëria dhe rajoni gëzojnë pozicione të kënaqshme në raport, krahasuar me vendet e tjera të botës. Shqipëria madje ka performuar më mirë se disa vende të zhvilluara të europës dhe botës.
Në nivel më të gjërë shohim se këtë renditje e kryesojnë shtete si Belgjika, Kanadaja, Danimarka dhe Franca, ndërkohë që në fund të renditjes kemi vende si Jemeni, Aganistani apo Irani, pra vende ku ligji nuk ndikon në mundësitë ekonomike të grave.
Xhorxhina Deda/SCAN
Sondazh

Ku investuan më shumë shqiptarët vitin e kaluar? - Obligacionet qeveritare zunë peshën më të madhe në fondet e investimeve
Gjatë viteve të fundit bonot e thesarit, apo obligacionet qeveritare kanë shtuar interesin e qytetarëve shqiptarë për të investuar, për shkak edhe të normës së......

Anijet e mëdha të SHBA largohen nga Mesdheu - Italia, Franca dhe Turqia zënë vendin e tyre
Lamtumirë Mesdhe. Pas 8 muajsh tre anijet ushtarake amerikane të ‘Bataan Amphibious Ready Group’ të përbërë nga aeroplanmbajtësja Bataan (LHD 5), nga anije e......

Festo edhe ti me DigitAlb, 40% ulje çmimesh + BB VIP dhuratë!
Festa ka filluar në DigitAlb! Platforma më e madhe televizive, që bashkon të gjithë shqiptarët kudo ndodhen në botë, feston këtë vit 20-vjetorin e themelimit.......

Shqiptarët “lëshojnë dorën” tek nafta - Rritet konsumi, mbi 46 mijë ton vetëm në muajin Shkurt
Qytetarët shqiptarë kanë konsumuar më shumë karburant gjatë muajit Shkurt 2024 dhe duket se ky trend është favorizuar dhe nga koha e mirë çka nxit më shumë......

Risitë për lidhjen në rrjet të vetëprodhuesve të energjisë - Kadiu: Do të lejohet edhe më shumë se 0.5 MW, por pa të drejtë kompensimi
Miratimi i ndryshimeve ligjore në mbledhjen e fundit të qeverisë në lidhje me vetëprodhuesit e energjisë elektrike nga panele diellore, i hap rrugë lidhjes me......

Java mbyllet negativisht për valutat kryesore!
Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë negativisht pasi në raport me ditën e djeshme ka pësuar sërish zbritje të vlerës duke u blerë sot me 94.8 lekë dhe duke......

Hendeku gjinor i pagave: Vetëm një vend në Europë paguan gratë më shumë se burrat!
Hendeku gjinor i pagave është ende shumë i dukshëm në Europë. Disa tregues tregojnë pabarazinë midis grave dhe burrave në shumë fusha, por jeta ekonomike është......

Hyjnë në fuqi rregullat për tregjet online në BE - Gjashtë “Big Tech” duhet zbatojnë Aktin e Tregjeve Digjitale
Në vendet e Bashkimit Europian ka hyrë në fuqi Akti i Tregjeve Digjitale (DMA), një rregullore historike që synon të sigurojë konkurrencë më të madhe në......