Hyjnë në fuqi rregullat për tregjet online në BE - Gjashtë “Big Tech” duhet zbatojnë Aktin e Tregjeve Digjitale

Në vendet e Bashkimit Europian ka hyrë në fuqi Akti i Tregjeve Digjitale (DMA), një rregullore historike që synon të sigurojë konkurrencë më të madhe në tregjet digjitale. Tashmë Apple, Alphabet, Meta, Amazon, Microsoft dhe ByteDance duhet të respektojnë të gjitha detyrimet e përcaktuara nga ky Akt.
Gjashtë kompanitë u caktuan nga Komisioni Evropian në shtator të vitit të kaluar si subjekte që veprojnë si një pikë aksesi midis përdoruesve të biznesit dhe konsumatorëve dhe gëzojnë një pozicion për të krijuar potencialisht shtrembërime në ekonominë digjitale.
Kompanitë, që deri më tani kishin testuar masat për të qenë në përputhje me legjislacionin evropian, do të duhet të demonstrojnë se janë në të vërtetë në përputhje me to duke përshkruar masat e marra në raportet e pajtueshmërisë që tani do të analizohen nga ekzekutivi evropian.
Kompanitë duhet të paraqesin një përshkrim të verifikuar në mënyrë të pavarur të të gjitha teknikave të përdorura për të profilizuar konsumatorët, së bashku me një version jo-konfidencial të raportit.
Komisioni Europian më pas do të duhet të vlerësojë nëse masat e zbatuara janë efektive, duke e bazuar gjithashtu analizën e tij në kontributet e palëve të interesuara. Komisioni nuk do të hezitojë të ndërmarrë veprime formale detyruese, duke përdorur të gjitha mjetet që ka në dispozicion për të zbatuar plotësisht legjislacionin për tregjet digjitale.
Sipas zv/presidentes së Komisionit, Margrethe Vestager, legjislacioni "do të ndryshojë thellësisht mënyrën se si funksionojnë tregjet online dhe do të hapë tregun digjital në dobi të të gjithë operatorëve dhe përdoruesve evropianë".
Dorian Koça/SCAN
Sondazh

Vaji i ullirit ekstra i virgjër, shumë i shtrenjtë - Një në tre italianë nuk arrin ta blejë. Kanë ndryshuar zakonet e konsumit
Çmimi i vajit të ullirit ekstra i virgjër në Itali ka arritur në 9 euro për litër dhe një në tre konsumatorë nuk e blen më si dikur. Të dhënat janë publikuar......

Barazia gjinore në punë rrit PBB me 20% - Banka Botërore: Hendeku aktual, më i gjerë se sa vlerësohej
Gjysmës së popullsisë së botës i mungojnë të drejtat e plota, me gratë që gëzojnë afërsisht 2/3 e të drejtave të burrave sipas ligjeve globale. Megjithatë,......

Inflacioni turk arrin në gati 70%, duke shkatërruar shpresat për një pauzë të rritjes së normës!
Instituti i Statistikave Turke njoftoi se norma vjetore e inflacionit të vendit u rrit në 67.07% në shkurt, duke tejkaluar parashikimet. Analistët e anketuar......

Sa më shumë mund të rritet Bitcoin gjatë vitit 2024?
Bitcoin (BTC) pritet të arrijë një rekord të ri prej 88,000 dollarë (82,000 euro) gjatë gjithë vitit, përpara se të vendoset rreth 77,000 dollarë në fund të......

Shqipëria, në “ethet” e të punuarit si agjent imobiliar - Nga rroga me përqindje, e deri te ndërmjetësimi i klientëve.
Në rrjetet tona sociale na ndodh shpesh që shohim të rinj që reklamojnë apartamente e prona të paluajtshme duke e kthyer atë në një profesion trend të ditëve......

Pse plani i pensioneve të BE-së nuk po funksionon?
Dy vjet pasi ligji i ri hyri në fuqi, produkti i shumëpërfolur i pensioneve pan-europiane ka vetëm një ofrues, në vetëm katër shtete anëtare. Pesë vjet pasi......

Sa do t’i kushtonte Shqipërisë një sistem i ri për tenderët? - Skenaret variojnë nga 35-59 milionë euro
Sistemi i ri elektronik i prokurimit publik pritet t’i kushtojë buxhetit të shtetit nga 35 mln euro, deri në 59 mln euro. Ligji që parashikon ringritjen e......

Propozimi/ “Të rritet fondi për fermerët” - Vuksani: Ndarja proporcionale e financimit, ul përfitimet
Numri në rritje i fermerëve që aplikojnë për financim në bujqësi përmes skemave kombëtare, bën që fondi i vënë në dispozicion nga qeveria të jetë i......