Sa do t’i kushtonte Shqipërisë një sistem i ri për tenderët? - Skenaret variojnë nga 35-59 milionë euro

Sistemi i ri elektronik i prokurimit publik pritet t’i kushtojë buxhetit të shtetit nga 35 mln euro, deri në 59 mln euro. Ligji që parashikon ringritjen e sistemit, si dhe sjell një sërë ndryshimesh në procedurat tenderuese është publikuar në Fletoren Zyrtare, duke hyrë në fuqi.
Ndërkohë që, diferenca e madhe në kosto lidhet me 2 skenarë që mund të aplikohen për një sistem të ri. Në skenarin bazë kosto shkon në rreth 35 mln euro dhe së bashku me një vlerë prej 20% për shërbime të paparashikuara, ky skenar shkon në rreth 42 mln euro.
Ndërkohë që, skenari maksimal, që parashikon implementimin e modelit më të shtrenjtë që është ai Korean, kjo vlerë parashikohet në rreth 49 mln euro dhe së bashku me 20% për shërbime të paparashikuara, vlera arrin në rreth 59 mln euro.
Ngritja e një sistemi të ri elektronik është argumentuar me nevojën për rritje të transparencës, lehtësimit të procedurave, shmangies së konfliktit të interest dhe rritjes së eficiencës në procedurat e prokurimit.
Në relacionin që shoqëronte ligjin në Kuvend, thuhej se në këtë kuadër, disa procese të prokurimit publik, sikurse janë: përllogaritja e vlerës limit të kontratës, studimi i tregut, hartimi i specifikimeve teknike duhet të kryhen në sisteme elektronike të certifikuara, mbështetur në ndërveprim me sisteme të tjera të Platformës Qeveritare të Ndërveprimit.
Për këtë qëllim, është propozuar që Sistemi i Prokurimeve Elektronika të zhvillohet duke përdorur teknologji të avancuar të inteligjencës artificiale dhe procese të robotizuara në përputhje me parashikimet evropiane.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Propozimi/ “Të rritet fondi për fermerët” - Vuksani: Ndarja proporcionale e financimit, ul përfitimet
Numri në rritje i fermerëve që aplikojnë për financim në bujqësi përmes skemave kombëtare, bën që fondi i vënë në dispozicion nga qeveria të jetë i......

Shqipëria, partneri kryesor tregtar i Kosovës - Zhvendoset Serbia, në vend të dytë Maqedonia e Veriut
Rreth 71 milionë euro është rritur vlera e produkteve të importuara nga Shqipëria në Kosovë gjatë vitit të kaluar. Nga 255.3 milionë euro në vitin 2022, në......

Denaj takim me donatorët e huaj: Kontributi i partnerëve shumë i rëndësishëm për bujqësinë!
Kontributi i donatorëve të huaj në sektorin e bujqësisë është i një rëndësie të veçantë për Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Ministrja e......

Mësuesit sipas gjinisë, si renditet Shqipëria? - Jemi ndër vendet me peshën më të lartë të mësueseve femra
Në vitin akademik 2022-23, në stafin mësimor mbizotëruan gratë në arsimin 9-vjeçar dhe atë të mesëm, përkatësisht me 77.4% dhe 69.8% e mësuesve të secilit......

Pagesat për energjinë e rinovueshme - Prodhuesit kërkojnë ndryshime në draft metodologjinë e ERE-s
Shoqata Shqiptare e Energjisë së Rinovueshme, AREA që përfaqëson prodhuesit në Shqipëri kërkon përmirësimin e draft metodologjisë mbi përcaktimin e detyrimit......

Ndarja e financave me ekonominë, ndryshime në qeveri - Duma i bashkohet kabinetit. Manjani e Yzeiraj kalojnë në ministrinë e re
Ndarja e ministrisë së Financave me ministrinë e Ekonomisë ka sjellë emërimin e zëvëndësministrave të rinj, një pjesë e të cilëve i bashkohen kabinetit......

Sekuestrimet e mjeteve ruse, në dëm të amerikanëve - Taksapaguesit shpenzojnë 1 milion dollarë në muaj për jahtin e oligarkut
Një mega-jaht i sekuestruar nga autoritetet amerikane i një oligarku rus po i kushton qeverisë gati 1 milion dollarë në muaj për të mirëmbajtur, sipas të......

Sa do t’i kushtonte BE-së anëtarësimi i Ukrainës? - Do të paguante 136 miliardë euro, sa 0.13% të PBB së bllokut
Anëtarësimi i mundshëm i Ukrainës në Bashkimin Evropian mund të ketë një ndikim prej 110 miliardë deri në 136 miliardë euro në buxhetin shtatëvjeçar të......