Shqipëria, partneri kryesor tregtar i Kosovës - Zhvendoset Serbia, në vend të dytë Maqedonia e Veriut

Rreth 71 milionë euro është rritur vlera e produkteve të importuara nga Shqipëria në Kosovë gjatë vitit të kaluar. Nga 255.3 milionë euro në vitin 2022, në 2023-shin vlera e importeve u rrit në 326 milionë euro. Po ashtu, edhe eksportet nga Kosova për në Shqipëri patën rritje të ndjeshme.
Ndërsa sa i përket eksportit nga Kosova në Shqipëri në vitin 2022 vlera e eksporteve ishte 100.7 milionë euro, ndërsa në vitin 2023 vlera e eksporteve ishte 112.8 milionë euro.
Sipas një publikimit të Institutit GAP, çeliku ishte produkti më i importuar nga Shqipëria në Kosovë gjatë vitit 2023 me vlerë prej 119.36 milionë euro. Çimento, energjia elektrike, bitum nafte e fasada janë produktete e tjera më të importuara.
Ndërkaq sa i përket eksporteve, birra ishte produkti më i eksportuar nga Kosova në Shqipëri me vlerë prej 12.26 milionë euro. Pijet freskuese, mbetje alumini dhe produktete e tjera çeliku, përbëjnë pjesën tjetër të eksporteve.
Qeveria e Kosovës ka vendosur masë ndalimi ndaj produkteve nga Serbia pas sulmit tre policëve kosovarë në vijën kufitare me Serbinë. Si pasojë, vlera e importeve nga Serbia ka shënuar rënie dhe duket që ka ndikuar edhe në rritjen e importeve nga Shqipëria dhe vendet e tjera, në një kohë që Maqedonia e Veriut renditet e dyta.
Dorina Kurtaj / SCAN

Denaj takim me donatorët e huaj: Kontributi i partnerëve shumë i rëndësishëm për bujqësinë!
Kontributi i donatorëve të huaj në sektorin e bujqësisë është i një rëndësie të veçantë për Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Ministrja e......

Mësuesit sipas gjinisë, si renditet Shqipëria? - Jemi ndër vendet me peshën më të lartë të mësueseve femra
Në vitin akademik 2022-23, në stafin mësimor mbizotëruan gratë në arsimin 9-vjeçar dhe atë të mesëm, përkatësisht me 77.4% dhe 69.8% e mësuesve të secilit......

Pagesat për energjinë e rinovueshme - Prodhuesit kërkojnë ndryshime në draft metodologjinë e ERE-s
Shoqata Shqiptare e Energjisë së Rinovueshme, AREA që përfaqëson prodhuesit në Shqipëri kërkon përmirësimin e draft metodologjisë mbi përcaktimin e detyrimit......

Ndarja e financave me ekonominë, ndryshime në qeveri - Duma i bashkohet kabinetit. Manjani e Yzeiraj kalojnë në ministrinë e re
Ndarja e ministrisë së Financave me ministrinë e Ekonomisë ka sjellë emërimin e zëvëndësministrave të rinj, një pjesë e të cilëve i bashkohen kabinetit......

Sekuestrimet e mjeteve ruse, në dëm të amerikanëve - Taksapaguesit shpenzojnë 1 milion dollarë në muaj për jahtin e oligarkut
Një mega-jaht i sekuestruar nga autoritetet amerikane i një oligarku rus po i kushton qeverisë gati 1 milion dollarë në muaj për të mirëmbajtur, sipas të......

Sa do t’i kushtonte BE-së anëtarësimi i Ukrainës? - Do të paguante 136 miliardë euro, sa 0.13% të PBB së bllokut
Anëtarësimi i mundshëm i Ukrainës në Bashkimin Evropian mund të ketë një ndikim prej 110 miliardë deri në 136 miliardë euro në buxhetin shtatëvjeçar të......

Skema e re e naftës/ 12 milionë euro do t'u hidhen në llogari bankare fermerëve shqiptarë
Buxheti i shtetit ka vendosur 1.25 miliardë lekë apo rreth 12 milionë euro në dispozicion me qëllim mbështetjen me naftë për fermerët për kryerjen e punimeve......

Shkurti thyen rekorde temperaturash për të 9-in muaj radhazi: Pse ka qenë kaq i ngrohtë ky dimër?
Ky shkurt ishte më i ngrohti i regjistruar në botë, sipas të dhënave të reja nga Shërbimi i Ndryshimeve Klimatike (C3S) të BE-së Copernicus. Ky është muaji i......