Shqipëria Postuar më 7 Mars 2024, 11:40

Ndarja e financave me ekonominë, ndryshime në qeveri - Duma i bashkohet kabinetit. Manjani e Yzeiraj kalojnë në ministrinë e re 

Nga SCAN TV
Ndarja e financave me ekonominë, ndryshime në qeveri - Duma i

Ndarja e ministrisë së Financave me ministrinë e Ekonomisë ka sjellë emërimin e zëvëndësministrave të rinj, një pjesë e të cilëve i bashkohen kabinetit qeveritar dhe një pjesë tjetër, rikonfirmohet.

Një zëvëndësministër i ri që i është shtuar kabinetit është Sokol Duma i cili është emëruar zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Me një formim në shkenca ekonomike dhe një përvojë disavjeçare në menaxhim projektesh, Duma i bashkohet ekipit të Blendi Gonxhes, ashtu si dy zëvëndësministrat e tjerë Olta Manjani dhe Endrit Yzeiraj që nga Financat kalojnë tek Ekonomia.

Ndërkohë, si zëvëndësministra janë rikonfirmuar Adela Xhemali dhe Vasilika Vjero që do të jenë pjesë e ministrisë së Financave që drejtohet nga Ervin Mete.  Kjo lëvizje vjen pak kohë pas ndarjes së Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë dhe krijimit të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë kishte 4 zëvëndësministra dhe me ndryshimet e reja vetëm 2 kanë qendruar të financat ndërsa 2 kanë kaluar në ministrinë e re të krijuar.

SCAN

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat