Temperaturat e oqeaneve shënojnë rekord të ri - Ndryshimet klimatike ndikojnë gjithnjë e më shumë në fenomenet e pazakonta

Temperaturat e oqeaneve arritën një rekord të lartë në muajin shkurt, me temperaturën mesatare globale të sipërfaqes që arriti në 21.06 gradë Celsius, sipas të dhënave të Shërbimit të Ndryshimeve Klimatike të BE-së Copernicus.
Temperatura mesatare në muajin shkurt, tejkaloi rekordin e mëparshëm prej 20.98 gradë Celsius të vendosur në gusht 2023. Rekordi shqetësues u shënua gjatë atij që ishte gjithashtu shkurti më i nxehtë i regjistruar, duke konfirmuar muajin e nëntë radhazi me një moment historik të tillë për muajin përkatës.
Më herët gjatë javës, shkencëtarët paralajmëruan se një ngjarje e katërt globale e zbardhjes masive të koraleve ka të ngjarë të shpaloset në hemisferën jugore dhe se mund të jetë më e keqja në historinë e planetit.
Koralet zbardhen nën stresin e nxehtësisë, duke nxjerrë jashtë algat shumëngjyrëshe dhe të dobishme që jetojnë në indet e tyre duke lënë pas një skelet të zbehtë që është i prekshëm nga uria dhe sëmundjet. Kjo mund të çojë në kolapsin e ekosistemeve të brishta të shkëmbinjve nënujorë, me vijat bregdetare të mbetura të pambrojtura nga erozioni, stuhitë dhe peshkimi.
Një model klimatik i El Ninos, i krijuar nga ujërat sipërfaqësore më të ngrohta se zakonisht në Paqësorin Lindor, së bashku me ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njeriu, po nxit nxehtësinë shtesë.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Italia sanksionon punëtorët “në të zezë” - Gjobat arrijnë deri në 46.800 euro. Nisën nga 2 marsi
Nga 2 marsi në Itali kanë hyrë në fuqi sanksione më të ashpra për ata që punësojnë punëtorë të parregullt. Dekreti në lidhje me Planin Kombëtar të Rimëkëmbjes......

Gjermania rrezikon solidaritetin energjetik të BE - Për shkak të taksës së tregtisë ndërkufitare të gazit
Taksa e Gjermanisë për tregtinë ndërkufitare të gazit vë në rrezik solidaritetin energjetik të BE-së dhe dëmton përpjekjet për të reduktuar varësinë e bllokut......

Dobësohet Dollari amerikan ndërsa Franga dhe Paundi rikuperojnë!
Dollari amerikan ka humbur pikë këtë mëngjes duke regjistruar një zbritje të lehtë të kuotës në raport me një ditë më parë teksa është blerë sot me 94.9 lekë......

“TEC-i i Vlorës do të rivendoset në punë” - Balluku: Projekti i ri me 3 module. Kapaciteti rritet në 350 MW
Termocentrali i Vlorës do të rivendoset në punë. Ministrja e Infrasrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka bërë me dije detajet, teksa pak ditë më parë u......

Ky terminal i ri aeroporti europian do të ketë një vresht mbi çatinë e tij!
Nga rrokaqiejt "Walkie Talkie" në Londër, në Aeroportin Ndërkombëtar Carrasco në Uruguaj, portofoli i firmës Rafael Viñoly Architects me bazë në Nju Jork......

Itali, Gjermani, Britani të Madhe: Cilat janë grevat e udhëtimit të planifikuara për muajin mars?
Grevat janë një dukuri e rregullt në Europë, pasi punonjësit e ndalojnë punën e tyre për të luftuar për paga dhe kushte më të mira. Shëtitjet ndonjëherë......

Skema për pensionistët që punojnë - Eksperti: Duhet të rishikohet, preken 200 mijë të moshuar
Vetëm duke shtyrë kohën e daljes në pension, pensionistët mund të përfitojnë 6 për qind shtesë mbi masën e përfitimit. Kjo, pasi çdo vit pune, pas pragut 65......

Ku në Europë janë dhjetëfishuar çmimet e pronave që nga viti 2015?
Çmimi i një apartamenti në Stamboll tani është në konkurrencë të ngushtë me çmimet e qyteteve famëkeqe të shtrenjta si Parisi dhe Londra, pasi shifrat tregojnë......