“TEC-i i Vlorës do të rivendoset në punë” - Balluku: Projekti i ri me 3 module. Kapaciteti rritet në 350 MW

Termocentrali i Vlorës do të rivendoset në punë. Ministrja e Infrasrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka bërë me dije detajet, teksa pak ditë më parë u rikonfirmua angazhimi për lidhejn e kësaj vepre energjetike me Gazjellësin Trans Adriatik.
“TEC - i i Vlorës nuk ka punuar asnjë ditë dhe shteti shqiptar ka qenë i detyruar të paguajë një kredi të marrë dhe kurrë nuk është dhënë një përgjigje zyrtare përse është projektuar gabim ai TEC. Për të mos përsëritur gabimet ne kemi 2 vjet që punojmë me Excelerate Power dhe gjithë konsorciumi i cili do të marrë përsipër rindezjen e TEC-it të Vlorës”, - tha Balluku.
Po ashtu, sipas Ballukut kapaciteti i TEC-it do të rritet në 350 MW, nga 150 MW që është aktualisht.
"Kapacitetet e projektuara dhe kurrë të vëna në funksion në vitin 2012 kanë qenë 100 MW, ndërkohë që TEC-i i Vlorës po projektohet për 3 module: 100 MW i pari, 150 MW i dyti dhe 100 i treti, pra 350 MW në total", - bëri me dije ministrja.
TEC- i Vlorës nuk ka punuar asnjë ditë, që nga ndërtimi i tij, ndërkohë që ka prodhuar vetëm kosto për kreditë dhe konservimin e tij.
SCAN
Sondazh

Ky terminal i ri aeroporti europian do të ketë një vresht mbi çatinë e tij!
Nga rrokaqiejt "Walkie Talkie" në Londër, në Aeroportin Ndërkombëtar Carrasco në Uruguaj, portofoli i firmës Rafael Viñoly Architects me bazë në Nju Jork......

Itali, Gjermani, Britani të Madhe: Cilat janë grevat e udhëtimit të planifikuara për muajin mars?
Grevat janë një dukuri e rregullt në Europë, pasi punonjësit e ndalojnë punën e tyre për të luftuar për paga dhe kushte më të mira. Shëtitjet ndonjëherë......

Skema për pensionistët që punojnë - Eksperti: Duhet të rishikohet, preken 200 mijë të moshuar
Vetëm duke shtyrë kohën e daljes në pension, pensionistët mund të përfitojnë 6 për qind shtesë mbi masën e përfitimit. Kjo, pasi çdo vit pune, pas pragut 65......

Ku në Europë janë dhjetëfishuar çmimet e pronave që nga viti 2015?
Çmimi i një apartamenti në Stamboll tani është në konkurrencë të ngushtë me çmimet e qyteteve famëkeqe të shtrenjta si Parisi dhe Londra, pasi shifrat tregojnë......

Lehtësohen procedurat për investimet në energji - Balluku: Risi edhe për vetëprodhuesit nga panelet diellore
Qeveria ka ndryshuar rregullat dhe procedurat për ndërtimin e kapaciteteve të reja prodhuese të energjisë, duke lehtësuar kryerjen e studimeve nga investitorët......

Miratohet marrëveshja me KfW-në/ Balluku: 3.5 milionë euro shtesë për rindërtimin e shkollave!
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, bëri të ditur sot gjithashtu se do të akordohen edhe 3.5 milionë......

Hasani: Respektojmë vendimet e gjykatave, mbështesim reformën në drejtësi!
Pas mbledhjes së sotme të Këshillit të Ministrave, Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani deklaroi se Shqipëria është angazhuar maksimalisht për......

Ndryshon skema e naftës falas në bujqësi - Miratohen kriteret e reja për subvencionet, 30 mijë lekë/ha për bimët mjekësore
Këshilli i Ministrave ka miratuar kriteret e reja për subvencionet në bujqësi përmes skemës kombëtare të mbështetjes. Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj ka......