Ndryshon skema e naftës falas në bujqësi - Miratohen kriteret e reja për subvencionet, 30 mijë lekë/ha për bimët mjekësore

Këshilli i Ministrave ka miratuar kriteret e reja për subvencionet në bujqësi përmes skemës kombëtare të mbështetjes. Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj ka bërë me dije se në total janë 8 skema mbështetje të cilat do të financojnë më shumë se 70 mijë fermerë, ku përparësi do t’i jepet bashkimit të operatorëve. Sipas Ministres Denaj, për herë te parë do të financohen edhe bimët mjekësore me 30 mijë lekë për hektarë.
“Kemi përcaktuar 8 masa, së pari mbështetja për lopët në vlerën 10 mijë lekë për krerë për tufa mbi 10 krerë për fermë. Mbështetja e bagëtive të imta me 1200 lekë për krerë për tufa mbi 100 krerë për fermë. Mbështetje për bletarinë në vlerën 1 mijë lekë për zgjua, ku ferma duhet të ketë të paktën 50 zgjoje. Mbështetje për perimet, luleshtrydhen, rrushin tavolinë dhe sera me një vlerë 200 mijë lekë për hektarë por jo më shumë se dy sezone. Kemi një produkt të ri, bimët mjekësore do të mbështetet 30 mijë lekë për hektarë, por jo më pak se 1 hektarë”.
Ministrja theksoi se do të vijojë mbështetja me naftë në bujqësi me të njëjtat kritere, por me një ndryshim thelbësor.
“Nuk do të vijojë ndarja e naftës me karta, por me lekë në llogari, dhe për këtë jemi duke punuar që të kemi një mbështetje nga sektori bankar që të mundësojmë llogari me kosto të reduktuar për ata fermerë që janë përfitues të naftës. Mbështetje për certifikimin e fermave organike dhe mbështetje për certefikimin e Global GAP.
Ndër të tjetra Ministrja sqaroi se do tu jepet prioritet formave të bashkëpunimit fillimisht, më pas do të përfitojnë aplikantët e tjerë. Shuma do të ndahet në mënyrë proporcionale tek të gjithë fermerët që plotësojnë kriteret. Aplikimet pritet të hapen më 27 Mars.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Vendimet e Qeverisë/ Balluku: Lehtësohen proceset e aplikimit për parqe eolike!
Këshilli i Ministrave miratoi sot disa ndryshime në vendimin “Për miratimin e rregullave dhe procedurave të ndërtimit të kapaciteteve të reja të energjisë......

Si do të gjurmohen të ardhurat e paligjshme? - Ngrihet Zyra e Rikuperimit të Aseteve, akses në databazën e policisë
Zyra e Rikuperimit të Aseteve (ZRA), do të jetë një strukturë e posaçme qendrore që do të ngrihet në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, e cila......

“Urbani”, linja më e re e transportit në Tiranë - Financime nga BE e Gjermania, projekti kushton 112 milionë euro
“Transporti i gjelbër në Tiranë”, është projekti që u prezantua nga kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, bashkë me ambasadorin gjerman Karl Bergener si dhe......

Pensionet private, penalitete nëse tërhiqesh - Largimi i parakohshëm do të kushtojë deri në 15% të vlerës
Ndonëse ka hyrë në fuqi në muajin nëntor 2023, ligji “Për fondet e pensionit privat” ende nuk po zbatohet në realitet, pasi po plotësohet me aktet nënligjore......

Na kushtojnë më lirë prodhimet e importit - Energjia dhe industria përpunuese shtrenjtojnë prodhimin vendas
Bizneset prodhuese vazhdimisht po përballen me një shtrenjtim të kostos së prodhimit të mallrave. Sipas INSTAT, në tremujorin e katërt të vitit 2023, Indeksi i......

Bizneseve u kthehen 218 milionë euro TVSH - Refuzohen 41% e kërkesave për mosplotësim dokumentacioni
Përgjatë vitit 2023, bizneset kanë marrë mbrapsht në formën e rimbursimit të TVSH-së afro 218 milionë euro. Referuar të dhënave zyrtare nga Drejtoria e......

Pará dhe mallra të padeklaruara – Polica sekuestron rreth 54 mijë euro, 133 shishe me verë e celularë!
Policia Shtetit njofton se si rezultat i kontrolleve në hyrje/dalje të Republikës së Shqipërisë, të kryera ndaj shtetasve dhe mjeteve me të cilat ata lëvizin,......

Sanksionet amerikane reduktojnë eksportet në Rusi - “Frikësohet” Turqia. Vetëm në muajin shkurt eksportet ranë me 33%
Vëllimi i dërgesave nga Turqia në Rusi u ul me 33 % në muajin shkurt, duke arritur në 670 milionë dollarë, krahasuar me 1 miliard dollarë në të njëjtën......