Pensionet private, penalitete nëse tërhiqesh - Largimi i parakohshëm do të kushtojë deri në 15% të vlerës

Ndonëse ka hyrë në fuqi në muajin nëntor 2023, ligji “Për fondet e pensionit privat” ende nuk po zbatohet në realitet, pasi po plotësohet me aktet nënligjore përkatëse. Së fundmi, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) ka nxjerrë për konsultim publik rregulloren “Për përcaktimin e penaliteteve të zbatuara në rastin e tërheqjes së parakohshme nga fondi i pensionit privat”.
Në nenin 4 të këtij dokumenti, përcaktohen masat e penaliteteve. Shoqëria administruese i mban individit jo më shumë se 15% të aktiveve të tërhequra, për çdo tërheqje të parakohshme të kryer në periudhën kohore nga data e kontributit të parë, deri në 5 vjet, përfshirë edhe vitin e 5-të. Kjo masë penaliteti do të zbatohet për shoqëritë administruese të cilat aplikojnë një tarifë vjetore administrimi deri në 1.5 % të vlerës neto të aktiveve të fondit. Në rastet kur tarifa vjetore e administrimit është mbi 1.5 % deri në 2.5% të aktiveve, masa e penalitetetit do të jetë jo më shumë se 10% e aktiveve të tërhequra.
Nga ana tjetër për çdo tërheqje të parakohshme të kryer në periudhën kohore që fillon pas 5 vitesh deri në 10 vjet nga data e kontributit të parë, përfshirë edhe vitin e 10-të, penaliteti do të jetë jo më shumë se 10% e aktiveve të tërhequra. Në rastet kur tarifa vjetore e administrimit është mbi 1.5 % deri në 2.5% të aktiveve, masa e penalitetetit do të jetë jo më shumë se 5% e aktiveve të tërhequra.
Në këtë rregullore përcaktohen edhe mënyrat e llogaritjes së penalitetit, si dhe detyrimet e për informimin e klientit nga ana e shoqërisë administruese. Në nenin 7, pika 2, theksohet se, me marrjen e kërkesës për tërheqje të parakohshme nga ana e anëtarit të fondit të pensionit, shoqëria administruese duhet t’i shpjegojë qartë me shembuj me shkrim, pasojat financiare që i shkaktohen nga përfundimi i anëtarësisë dhe tërheqja e parakohshme nga fondi i pensionit privat.
Ndërkohë, anëtarit i lind e drejta të mos paguajë penalitet në rastin e tërheqjes së parakohshme, nëse shoqëria administruese nuk e ka informuar për kushtet dhe masën e penalitetit, sipas parashikimeve të ligjit dhe kësaj rregulloreje.
Ligji i ri “Për fondet e pensionit privat” synon, ndër të tjera, nxitjen e pjesëmarrjes së qytetarëve në skemë nëpërmjet incentivave fiskale. Kufiri maksimal mujor i përjashtimit tatimor rritet deri në nivelin e pagës minimale të miratuar, që aktualisht regjistrohet në 40 mijë lekë në muaj. Nga kjo incentivë, shuma e kontributeve e përjashtuar nga tatimet arrin deri në 480 mijë lekë në vit ose 140% më shumë krahasuar me pragun që ishte caktuar në ligjin e vjetër prej 200 mijë lekësh.
Sipas të dhënave më të fundit të disponueshme nga AMF, gjatë periudhës janar-shtator 2023, në tregun e pensioneve private ushtruan aktivitetin e tyre pesë fonde. Tregu regjistron një total asetesh neto prej 6.5 miliardë lekësh dhe një rritje në masën 13.75% krahasuar me fundvitin 2022. Numri i anëtarëve në fondet e pensioneve private në fund të shtatorit 2023 rezultoi 38 mijë anëtarë.
Dorian Koça/SCAN
Sondazh

Na kushtojnë më lirë prodhimet e importit - Energjia dhe industria përpunuese shtrenjtojnë prodhimin vendas
Bizneset prodhuese vazhdimisht po përballen me një shtrenjtim të kostos së prodhimit të mallrave. Sipas INSTAT, në tremujorin e katërt të vitit 2023, Indeksi i......

Bizneseve u kthehen 218 milionë euro TVSH - Refuzohen 41% e kërkesave për mosplotësim dokumentacioni
Përgjatë vitit 2023, bizneset kanë marrë mbrapsht në formën e rimbursimit të TVSH-së afro 218 milionë euro. Referuar të dhënave zyrtare nga Drejtoria e......

Pará dhe mallra të padeklaruara – Polica sekuestron rreth 54 mijë euro, 133 shishe me verë e celularë!
Policia Shtetit njofton se si rezultat i kontrolleve në hyrje/dalje të Republikës së Shqipërisë, të kryera ndaj shtetasve dhe mjeteve me të cilat ata lëvizin,......

Sanksionet amerikane reduktojnë eksportet në Rusi - “Frikësohet” Turqia. Vetëm në muajin shkurt eksportet ranë me 33%
Vëllimi i dërgesave nga Turqia në Rusi u ul me 33 % në muajin shkurt, duke arritur në 670 milionë dollarë, krahasuar me 1 miliard dollarë në të njëjtën......

Gjigantët e naftës dhe gazit reduktojnë fitimet - Ndikuan rënia e kërkesës dhe ulja e çmimeve
Fitimet për kompanitë e naftës dhe gazit kanë rënë ndjeshëm që nga nivelet më të larta të vitit 2022 kur Rusia nisi pushtimin e saj të Ukrainës dhe çmimet e......

Udhëtim pa viza, liria personale e shumë më tepër - Cilat janë pasaportat më të fuqishme për vitin 2024?
Shumë renditje të pasaportave fokusohen në një faktor: udhëtimin pa viza. Por forca e pasaportës është më komplekse se kjo, sipas firmës konsulente të taksave......

Pse bankierët i tremben euros digjitale? - Ekspertët, të ndarë për tranzicionin dhe largimin nga paratë e gatshme
Për shumë ekspertë, euro digjitale do të transformojë mënyrën se si 341 milionë europianë bëjnë pagesa, kursejnë dhe investojnë. Por ky “revolucion” në......

Çfarë ka ndodhur sot me valutat kryesore?
Dollari amerikan duket se ka rikuperuar disi nga dita e djeshme teksa është blerë sot me 95.3 lekë dhe është shitur me 96.2 lekë sipas kursit të këmbimit......