Bizneseve u kthehen 218 milionë euro TVSH - Refuzohen 41% e kërkesave për mosplotësim dokumentacioni
Përgjatë vitit 2023, bizneset kanë marrë mbrapsht në formën e rimbursimit të TVSH-së afro 218 milionë euro. Referuar të dhënave zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, të siguruara nga SCAN TV, gjatë periudhës Janar - Dhjetor 2023, janë regjistruar 2877 kërkesa për rimbursim nga 2027 kërkesa të regjistruara në 2022, me vlere totale 49.5 miliardë lekë.
Gjithsej janë pranuar 1690 kërkesa, me një rritje në numër rreth 13.9% krahasuar me 2022, me vlere 28.7 miliardë lekë, ndërsa 1187 kërkesa me vlerë 20.8 miliardë lekë apo 41 % e totalit, nuk janë pranuar për mosplotësim të kritereve ligjore.
Nga 1690 kërkesa të pranuara, 96 prej tyre janë bërë nga tatimpagues të klasifikuar si eksportues me Risk Zero, kërkesa e të cilëve duhet te miratohen dhe rimbursohet automatikisht brenda 30 ditëve; 874 kërkesa janë bërë nga tatimpagues te klasifikuar si eksportues, me afat rimbursimi gjithashtu brenda 30 ditëve dhe 720 kërkesa janë bere nga tatimpagues të klasifikuar si jo-eksportues, me afat rimbursimi brenda 60 ditëve.
Kështu sipas të dhënave të tatimeve, referuar kërkesave të miratuara, vitin që lamë pas janë rimbursuar në total (FIFO + Këste) 22.6 miliardë lekë ose 218 milionë euro, apo rreth 0.64 % me shume se ne 2022 .
Janë miratuar dhe rimbursuar 1659 kërkesa të trajtuara sipas metodës FIFO (nga me një rritje ne vlere rreth 4.1 % krahasuar me 2022. Sipas tatimeve, të gjitha kërkesat FIFO te miratuara për periudhën Janar - Dhjetor 2023 janë rimbursuar në kohë, duke bërë që të mos ketë stok të kërkesave në fund të vitit 2023. 56 % te kërkesave janë procesuar brenda 30 ditëve dhe pjesa tjetër brenda afatit 60-ditor.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Pará dhe mallra të padeklaruara – Polica sekuestron rreth 54 mijë euro, 133 shishe me verë e celularë!
Policia Shtetit njofton se si rezultat i kontrolleve në hyrje/dalje të Republikës së Shqipërisë, të kryera ndaj shtetasve dhe mjeteve me të cilat ata lëvizin,......

Sanksionet amerikane reduktojnë eksportet në Rusi - “Frikësohet” Turqia. Vetëm në muajin shkurt eksportet ranë me 33%
Vëllimi i dërgesave nga Turqia në Rusi u ul me 33 % në muajin shkurt, duke arritur në 670 milionë dollarë, krahasuar me 1 miliard dollarë në të njëjtën......

Gjigantët e naftës dhe gazit reduktojnë fitimet - Ndikuan rënia e kërkesës dhe ulja e çmimeve
Fitimet për kompanitë e naftës dhe gazit kanë rënë ndjeshëm që nga nivelet më të larta të vitit 2022 kur Rusia nisi pushtimin e saj të Ukrainës dhe çmimet e......

Udhëtim pa viza, liria personale e shumë më tepër - Cilat janë pasaportat më të fuqishme për vitin 2024?
Shumë renditje të pasaportave fokusohen në një faktor: udhëtimin pa viza. Por forca e pasaportës është më komplekse se kjo, sipas firmës konsulente të taksave......

Pse bankierët i tremben euros digjitale? - Ekspertët, të ndarë për tranzicionin dhe largimin nga paratë e gatshme
Për shumë ekspertë, euro digjitale do të transformojë mënyrën se si 341 milionë europianë bëjnë pagesa, kursejnë dhe investojnë. Por ky “revolucion” në......

Çfarë ka ndodhur sot me valutat kryesore?
Dollari amerikan duket se ka rikuperuar disi nga dita e djeshme teksa është blerë sot me 95.3 lekë dhe është shitur me 96.2 lekë sipas kursit të këmbimit......

Rritjet e çmimeve të ushqimeve tradicionale - Amerikanët shohin me “dylbi” cheeseburger
Aktualisht, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, çmimet e ushqimeve më popullore shënojnë rekorde të reja. Si për shembull në Denver, Kolorado, një cheeseburger......

Tarifa për hyrje në qytete, zonat e vizitorëve dhe më shumë taksa - Europa po përpiqet të “luftojë” turizmin “mbytës”
Nga Sevilja dhe Venecia në Amsterdam, Europa po ndërmerr hapa për të përmirësuar jetën e vendasve duke frenuar “vërshimin” e turistëve. Me një sërë masash si......